Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) lavdëroi Kinën për mbajtjen e premtimeve për organizimin e Lojërave Olimpike me emetim zero, duke futur energji të rinovueshme në vendet e garave. Juan Antonio Samaranch Jr., kreu i IOC për Pekin 2022, deklaroi se është i lumtur dhe krenar që sheh se Pekini i ka kushtuar vëmendje të madhe ambientit, duke përmbushur premtimin për emetim zero për Lojërat, përcjell “Xinhua”. Takimi virtual i IOC u mbajt për të paraqitur përgatitjet teknike për Lojërat Olimpike Dimërore Pekin 2022, duke përfshirë ato që kanë të bëjnë me vendet e zhvillimit, versionin e parë të “Playbook” dhe vijueshmërinë e provave.
Edhe Christophe Dubi, drejtori ekzekutiv i IOC-së për Lojërat Olimpike, foli mirë për përgatitjet për Pekin 2022, ku u morën reagime të mira dhe pikë të larta në eventet testuese, nga federatat dhe sportistët ndërkombëtarë. “Çështjet e mëdha tashmë janë zgjidhur dhe tani që jemi në fazën përfundimtare duhet të përqendrohemi në detajet. Lojërat Olimpike janë gjithmonë një mundësi për ta bashkuar botën”, -theksoi Dubi.
No comments:
Post a Comment