Sipas njoftimit të publikuar nga Programi i Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimorë (WBIF), në fund të projektit, 1.2 milionë qytetarë do të përfitojnë nga ngrohja qendrore në Kosovë përmes tetë sistemeve të reja të ngrohjes qendrore në komuna të ndryshme në mbarë Kosovën. Projekti i ri i asistencës teknike i financuar nga BE-ja në vlerë prej 2 milion € është lansuar në tetor të 2021 për të mbështetur përgatitjen e Studimit të Fizibilitetit për Ngrohje Qendrore, bazuar në energjinë e ripërtëritshme në tetë komuna të Kosovës – Gjilan, Ferizaj, Prizren, Pejë, Drenas, Obiliq/Kastriot, Mitrovicë dhe Zveçan – duke përfshirë analizat e përfitimit të kostos dhe një raport të vlerësimit të ndikimit mjedisor dhe social, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen zyrtare të WBIF.
Sistemet aktuale të ngrohjes nuk janë të përshtatshme për ndërtesat kolektive të banimit dhe të sektorit të shërbimeve dhe ato kanë një ndikim të konsiderueshëm negativ si në cilësinë e ajrit ashtu edhe në shëndetin publik. Në këtë mënyrë, Studimi i Fizibilitetit duhet të prezantojë mundësitë e përdorimit të burimeve primare të energjisë miqësore me mjedisin dhe të disponueshme lokale me teknologji të ndryshme dhe të shpërndajë nxehtësinë përmes sistemeve të ngrohjes qendrore me eficensë të lartë.
Kostot
totale të projektit vlerësohen të jenë më shumë se 160 milionë euro
Një grup ekspertësh ndërkombëtarë dhe
kombëtarë nga IPF10 do të mbështesë Njësinë e Zbatimit të Projektit (PIU) për
të zhvilluar planet dhe, në këtë mënyrë, për të lehtësuar investime të konsiderueshme
strategjike.
Kostot totale të projektit nga Korniza e
Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF) “Sistemet e Ngrohjes Qendrore në
Kosovë” vlerësohen të jenë më shumë se 160 milionë euro.
Burimet kryesore të financimit pritet të jenë
hua nga Banka Evropiane e Investimeve (EIB) dhe Banka Evropiane për Rindërtim
dhe Zhvillim (BERZH).
Ndërkaq, kontributet kombëtare dhe grantet
teknike dhe investuese nga Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor (WBIF)
pritet të përzihen me fondet e kredive.
Ngrohjet qendrore në Kosovë përllogaritet të
jenë përgjegjëse për vetëm 3 deri në 5% të ngrohjes së hapësirave
Ndryshe, Sistemet e Ngrohjes Qendrore (NQ) në
Kosovë janë të kufizuara në vetëm katër komuna (Prishtina, Gjakova, Mitrovica
dhe Zveçani), duke përllogaritur për vetëm 3 deri në 5% të ngrohjes së
hapësirave.
Aktualisht është në funksion vetëm një ngrohje
qendrore (NQ) dhe ajo është Termokosi në Prishtinë. Qytetet e tjera si Peja,
Prizreni, Ferizaj dhe Gjilani nuk kanë sisteme NQ, përkundër zonave të tyre të
mëdha të urbanizuara nga ndërtesa kolektive të banimit.
Pak komuna si Obiliq dhe Drenas janë në zona
të favorshme duke pasur parasysh se e para është afër termocentralit Kosova B
dhe mund të lidhet me sistemin e kogjenerimit, dhe e dyta është afër fabrikës
së shkrirjes “Feronikel” që shpenzon energji termike që rrjedh nga procesi
teknologjik i shkrirjes.
Sistemet termike të vjetruara në qytete si
Mitrovica dhe Zveçani kanë nevojë për rehabilitim gjithëpërfshirës në mënyrë që
të zgjerohen shërbimet në ndërtesat e reja dhe ato të planifikuara, pasi
kërkesa për kyçje është vazhdimisht në rritje.
Pavarësisht përmirësimeve të konsiderueshme në
furnizimin me ngrohje nga njësitë e kogjenerimit (Prishtinë), ngrohja qendrore
në konsumin final të energjisë është ende shumë e ulët në krahasim me
potencialin e disponueshëm. Me rritjen e urbanizimit të popullatës së Kosovës,
rritet edhe kërkesa për ngrohje të hapësirave të ndërtesave kolektive.
Kjo rritje është kryesisht për shkak të
kërkesave në rritje për një nivel më të lartë komoditeti si në ndërtesat e
vjetra ashtu edhe në ato të reja.
Duke pasur parasysh këto sfida me të cilat po
përballet Kosova aktualisht, kryerja e Studimit të Fizibilitetit dhe VNMS-së do
t’i ndihmonte Kosovës të krijojë rehabilitimin dhe përmirësimin e kapaciteteve
ekzistuese të sistemit të NQ në Mitrovicë dhe ndërtimin e kapaciteteve të reja
në rajonet e Pejës, Prizrenit, Ferizajt dhe Gjilanit.
Padyshim se duke i pasur këto, Kosova do të
jetë në gjendje të rrisë sigurinë e furnizimit, eficensën e energjisë, të
diversifikojë burimet e energjisë, të zvogëlojë ndotjen e ajrit dhe të
përmirësojë cilësinë e jetës.
Qeveria e Kosovës tashmë e ka identifikuar
zbatimin e sistemeve të NQ si prioritet të saj kombëtar dhe ka përfshirë
zhvillimin e këtij nënsektori në ‘Single Sector Project Pipeline list of
projects’. Projekti është gjithashtu në përputhje me strategjitë kombëtare,
Ligjin për Ngrohjen Qendrore dhe politikat dhe standardet përkatëse të BE-së.
Rezultatet
e pritura të projektit:
– Ndërtohen 8 ngrohtore qendrore dhe një është
rehabilituar;
– Rrjeti i NQ është zgjeruar me 150 km
tubacione të reja;
– 1,200,000 banorë që përfitojnë nga sistemet
e NQ.
Ndërkaq, Luan Morina nga Ministria e
Ekonomisë, si udhëheqës i departamentit për energji, ka komentuar iniciativën
si “Decentralizimi, diversifikimi dhe përdorimi i eficensës së energjisë duhet
të konsiderohen si themelet për të adresuar sigurinë e furnizimit me energji në
sektorin e energjisë elektrike/ngrohjes.”
Konstantinos Mastrogiannopoulos, EIB, Menaxher
Vendi: “EIB, si IFI udhëheqës, është i lumtur të mbështesë këtë detyrë të
rëndësishme. Rezultati pritet të kontribuojë në dekarbonizimin dhe zhvillimin
ekonomik të Kosovës, pasi do të eksplorohen burime më të pastra të energjisë,
në përputhje me Planin Ekonomik dhe Investues për Ballkanin Perëndimor dhe
Agjendën e Gjelbër të BE-së. Ne presim të punojmë me të gjitha palët për një
zbatim efikas të projektit.”
Neil Taylor, Shef i Zyrës së BERZH-it në
Kosovë: “Së bashku me partnerët tanë, ne presim të eksplorojmë mundësitë për të
lidhur më shumë njerëz në mbarë Kosovën me ngrohje të përballueshme dhe të
pastër.”
Luigi Brusa, Zyra e BE-së në Kosovë,
Administrator Shef i Bashkëpunimit: “BE-ja është e përkushtuar të mbështesë
infrastrukturën energjetike në përputhje me Marrëveshjen e Gjelbër. Nëpërmjet
zhvillimit të sistemeve të ngrohjes qendrore ekziston një mundësi për të
zëvendësuar përdorimin e energjisë elektrike dhe djegies së qymyrit për
ngrohjen e hapësirave, duke promovuar kështu energjinë e pastër për të gjithë
qytetarët.”
Mario Ortner, IPF10, Udhëheqës i Ekipit:
“IPF10 është i kënaqur që është ftuar të marrë përsipër këtë detyrë sfiduese
dhe të rëndësishme. Të gjithë po flasin për rëndësinë e madhe të energjive të
ripërtëritshme. Me këtë detyrë ekipi ynë me përvojë të mirë ka mundësinë të
prezantojë teknologji të larta efikase dhe miqësore me mjedisin për furnizimin
me energji të së ardhmes për tetë qytete të mëdha në Kosovë. Ne mezi presim të
bashkëpunojmë me Përfituesit, Bashkimin Evropian, EIB dhe BERZH në zhvillimin e
planeve për të menaxhuar në mënyrë efektive këto detyra emocionuese.”
No comments:
Post a Comment