Sunday, November 14, 2021

A ka Kosova potencial për të prodhuar energji të ripërtëritshme?

Burimet kryesore qe furnizojnë energjinë në botë janë nafta, gazi natyror dhe qymyri. Sipas Agjensise Internacionale të Energjisë, pritët që këto të jenë të njëjtat burime të energjisë deri në vitet 2030. Oda Tregtare Kosovaro – Turke (KTCC) ka deklaruar se burimi kryesor i energjisë në Kosovë është thëngjilli. Kosova është e pesta ne botë për rezervat e thëngjillit, me 14,7-ton thëngjill. Për më tepër, KTCC thotë se “pothuajse gjithë sektori i elektricitetit në Kosovë është i bazuar vetëm në energjinë elektrike. Kjo përbën problem për sektorin e energjise. Vecanërisht gjatë muajve të dimrit, në mënyrë që elektriciteti te plotësojë nevojat e qytetarëve, Kosova importon energji nga vendet fqinje.

Në krahun tjetër, kur shohim energjinë e përdorur për ngrohje shtëpie, ne dalim në përfundimin se format më të përdorura për ta gjeneruar atë janë si vijojnë: 42% drru, 38% elektricitet, 15 % naftë, 3% ngrohje qëndrore, 2 % gaz dhe burime të tjera energjie.

Fatmirësisht, ka dhe mënyra të tjera për të prodhuar energji, e një nga më të shquarat është energjia e ripërtëritshme. Administrata e Informacionit të Energjisë në SH.B.A e përkufizon energjinë e ripërtëritshme si “energji nga burime që janë natyralisht të rikrijueshme por te limituara për sasinë që mund të përdorim e që kemi në dispozicion për një kohë të caktuar.

Sipas raportit të detajuar te vitit 2019 të Traktatit të komunitetit të Energjisë mbi sektorin e energjisë së ripërtëritshme të Kosovës, janë regjistruar 22,9% energji nga burime të ripërtëritshme në vitin 2017, duke e vendosur vendin ne trajektore për të arritur qëllimin 25% në 2020. Kjo ishte per shkak te konsumit të biomasës për ngrohje në shtëpi më tepër se sa te investonin në energji të ripërtëritshme.

Në raport shkruhet se tashmë ka teknologji të realizueshme për energjinë diellore dhe atë të erës, duke e bërë kështu kompetitive me lëndët djegëse fosile. Gjithsesi, nuk është bërë mjaftueshëm përpjekje për të integruar Kosovën në energjinëe e ripërtëritshme.

Kapaciteti total i Kosovës për energjinë e rinovueshme bazuar në një raport nga ECT,2018 ishte 116 MW e cila ishte ndarë ne 32% hidrocentrale të mëdha, 44% hidrocentrale të vogla, 34% energji ere dhe 7% energji diellore. Ka patur përmirësime të vogla në sektorin e energjisë së ripërtëritshme ne Kosovë në vitet e fundit, gjithsesi ka akoma shumë për tu bërë në mënyrë që të arrihet potenciali i plotë i Kosovës në energji të rinovueshme.

No comments:

Post a Comment