Në qytetin Glasgow të Skocisë ka filluar punimet konferenca e 26-të e OKB-së për ndryshimet klimatike (COP26). Kreu i COP26, Alok Sharma, duke vënë në dukje se "po ndizet dhe fiket drita e kuqe" për çështjen e klimës tha se konferenca është shpresa e fundit për të mbajtur rritjen e temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius. Në Samitin ku liderët do të marrin pjesë nesër, pritet që të vendoset kufizimi i rritjes së temperaturës globale në 1.5 gradë Celsius në krahasim me epokën para-industriale.
Konferenca është shtyrë për një vit për shkak të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), ndërsa tani organizohet në kuadër të masave të COVID-19. Pjesëmarrësit duhet të bëjnë testime të COVID-19 pasi nuk akreditohen ata që nuk janë të vaksinuar. Gjithashtu në kampusin e ngjarjeve skoceze ku po mbahet konferenca, mbajtja e maskës është e detyrueshme, por gjithashtu zbatohet edhe distanca për pjesëmarrësi.
No comments:
Post a Comment