Një video amatore shfaq momenti kur një shqiponjë futet në ujë dhe arrin me kthetrat e saj ta kap një peshk gjigant, të cilin e tërheq zvarrë jashtë ujit. Pamjet janë realizuar në liqenin Chippewa të Wisconsin, ku shihet ky lloj zogu që ka krahë shumë të gjerë duke zbritur në ujë për ta kapur peshkun gjigant. E për ta realizuar këtë i është dashur të laget paksa – duke u futur në ujë për ta nxjerrë “drekën”. Shqiponja prej distance e kishte vërejtur peshkun në ujë dhe i ishte vërsulur menjëherë. Sipas autorit të videos, peshku që shqiponja e nxori nga uji peshonte mbi 9 kilogramë, e është interesant sesi arrin ta kontrolloj duke e mbajtur me kthetra.
No comments:
Post a Comment