Grupet negociatore nga rreth 200 vende të botës, pjesëmarrëse në samitin e OKB-së për klimën, miratuar një marrëveshje të re pas një ndërhyrjeje të minutës së fundit nga India për të zbutur gjuhën lidhur me energjinë e prodhuar nga qymyri. Pakti i Glasgow për Klimën është marrëveshja e parë klimatike që planifikon në mënyrë eksplicite reduktimin e qymyrit, karburantin më të keq fosil për gazrat serrë. Disa vende, përfshirë shtetet e vogla ishullore, thanë se ishin thellësisht të zhgënjyera nga kjo lëvizje për të ndryshuar formulimin: nga “heqje dorë” në “dhënie fund gradualisht”, të energjisë së prodhuar nga qymyri, burimi i vetëm më i madh i dioksidit të karbonit, përgjegjës për krijimin e efektit serrë. Disa vende u shprehën kritike ndaj këtij formulimi, por thanë se ishte diçka që duhej ta pranonin me synimin për t’i dhënë fund dy javëve bisedime të OKB-së për klimën në Glasgou të Skocisë.
Përpara bisedimeve në Glasgou të Skocisë, OKB kishte vendosur tre kritere për sukses të samitit dhe asnjëri prej tyre nuk u arrit. Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike.
Marrëveshja përfundimtare premton gjithashtu më shumë para për vendet në zhvillim – për t’i ndihmuar ato të përshtaten me ndikimet klimatike. Dhe një angazhim i mëparshëm për ta larguar qymyrin nga përdorimi u zbut, pasi India ngriti kundërshtime në minutën e fundit ndaj formulimit dhe e zëvendësoi atë me frazën “reduktim të përdorimit”. Pasi formulimi i ri u miratua mes shprehjeve të zhgënjimit nga disa vende, presidenti i COP26, Alok Sharma tha se i vinte “thellësisht keq” për mënyrën se si ishin zhvilluar ngjarjet.
Kriteret e OKB-së përfshinin premtime për të përgjysmuar emetimin e dioksidit të karbonit deri në vitin 2030, 100 miliardë dollarë ndihmë financiare nga vendet e pasura për të varfërit, si dhe garanci që gjysma e këtyre parave të shkonin për të ndihmuar vendet në zhvillim që ato të përshtatet me efektet më të rënda të ndryshimeve klimatike.
No comments:
Post a Comment