ERA DIMËN, një publikim që trajton çështjet e
cilësisë së ajrit në Kosovë, përmes një sërë një temash për ndotjen
eajrit, të kombinuar me përshkrime narrative personale, analizave
profesionale, artit dhe aktivizmin për të frymëzuar ndryshimet mjedisore
në Kosovë. Publikimi ofron një qasje ndryshe për kuptimin e rëndësisë së
cilësisë së ajrit, duke ofruar shembuj në nivel lokal dhe kombëtar dhe po ashtu
vë në pah edhe rolin e akademisë në çështjet e cilësisë së ajrit, si dhe rolin
e shoqërisë civile për të kërkuar ndryshime mjedisore duke shfrytëzuar të
dhënat për veprim qytetar.
Imazhet dhe tregimet e paraqitura në këtë
publikim tregojnë aspektet e jetës sonë të përditshme të prirura për të
ndryshuar—pa dëshirë—për shkak të degradimit të cilësisë së ajrit, rëndësia e
cilësisë së ajrit në progresin individual dhe shoqëror, dhe se si shqetësimet e
sotme, pyetjet, sjelljet dhe veprimet që duhet të ndryshojmë, për të siguruar
një mjedis më të pastër nesër.