Jeremiah Thoronka, 21-vjeç, student nga Sierra Leone, ka menduar një metodë interesante sesi hapat gjatë ecjes t’i shndërroj në energji elektrike Ai ka prodhuar një pajisje që vendoset nën rrugë, e që përdoret me nxehtësi kurse vibrimet krijohen nga këmbësorët dhe mjetet motorike, transmeton Telegrafi. Për përdorimin e kësaj pajisje nuk nevojitet bateri apo ndonjë burim tjetër i energjisë. Për dallim nga pajisjet e tjera që prodhojnë energji të ripërtërishme, kjo është e mundur të përdoret edhe gjatë ditës dhe natës – në çfarëdo vendi. Në Sierra Leone, 26 për qind e popullatës kanë energji elektrike, e Thoronka është rritur në rrethana shumë të vështira.
“Familjet duhet të mbështeten në dru dhe gjeneratorë të lirë. Është e mundur të mësohet në dritën e qirinjve, por shpesh edhe kjo shkakton problem të madh”, tha ky i ri.
Kompaninë Optim Energy e themeloi kur ishte vetëm 17-vjeç. Gjatë pilot projektit, dy pajisjet e tij kanë qenë të mjaftueshme që 150 shtëpi dhe 15 shkolla të kenë energji elektrike. Thoronka vitin e kaluar fitoi çmimin prestigjioz Global Student Prize – duke fituar 100 mijë dollarë. Këto para synon t’i përdor për 100 mijë njerëz që të kenë energji elektrike deri më 2030.
No comments:
Post a Comment