Sunday, March 20, 2022

78-vjeçarja gjen luanin e bllokuar në shtëpinë e shkatërruar të fqinjit të saj në Ukrainë

Luanët dhe arinjtë janë në mesin e kafshëve që kanë mbetur prapa pa kujdes në shtëpitë e ukrainasve teksa ata janë larguar nga lufta, kanë thënë aktivistët për mbrojtjen e kafshëve, raporton BBC të mërkurën. Ata vlerësojnë se ka mijëra kafshë të bllokuara në shtëpi private në Ukrainë, duke përfshirë luanë, tigra, arinj, ujqër, krokodilë dhe pitonë. Një kafshë që është lënë të kujdeset për veten është luanesha dyvjeçare, Rura. Asya Serpinska, 78 vjeç, drejton një nga strehimoret më të mëdha të qenve në Ukrainë.

Kur hambari i fqinjit të saj në Hostomel, afër Kievit, mori flakë pas një sulmi me predha ruse më 2 mars, Asya vrapoi brenda për të çliruar zogjtë, lepujt dhe dhelprat nga kafazet ku ajo e dinte se ishin bllokuar. Por ajo e dinte se fqinji i saj kishte gjithashtu një luaneshë, Rura - dhe e gjeti atë në një bodrum. Bombardimet e rënda e kanë ndaluar Asyan të largohet nga shtëpia.


No comments:

Post a Comment