Më shumë se 1 në 4 vdekje të fëmijëve nën moshën 5 vjeç i atribuohen mjedisit të ndotur. Çdo vit, rreziqet mjedisore të tilla si: ndotja e brendshme dhe e jashtme e ajrit, tymi, uji i pasigurt, mungesa e kanalizimeve, si dhe higjiena joadekuate u marrin jetën 1.7 milionë fëmijëve, thotë një raport i ri i OBSH (Organizatës Botërore të Shëndetësisë). Raporti zbulon se, një pjesë e madhe e shkaqeve më të zakonshme të vdekjes në mesin e fëmijëve të moshës 1 muaj deri në 5 vjeç janë të parandalueshme të tilla si: diarre, malarie dhe pneumoni, duke reduktuar ndodjen. “Një mjedis i ndotur është vdekjeprurës, në veçanti për fëmijët e vegjël”, thotë Dr. Margaret Chan, Drejtoreshë e Përgjithshme e OBSH-së.
Ekspozimet e dëmshme mund të fillojnë në barkun e nënës dhe të rrisin rrezikun e lindjes së parakohshme. Përveç kësaj, kur foshnjat dhe parashkollorët ekspozohen ndaj ndotjes së ajrit, kanë një rritje të rrezikut të pneumonisë në fëmijëri, dhe një rrezik të përjetshëm në rritje të sëmundjeve kronike të frymëmarrjes, si astma. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mund të rrisë rrezikun e tyre gjatë gjithë jetës për sëmundjet e zemrës, goditjet dhe kancerin.
5 shkaqet e vdekjes te fëmijët nën 5 vjeç që lidhen me mjedisin:
- 570 000 fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes, të tilla si pneumonia
- 361 000 fëmijë nën 5 vjeç vdesin për shkak të diarresë, si rezultat i qasjes së dobët ndaj ujit të pastër, kanalizimeve dhe higjienës
- 270 000 fëmijë vdesin gjatë muajit të tyre të parë të jetës
- 200 000 vdekjet e fëmijëve nën 5 vjeç nga malaria mund të parandalohen përmes veprimeve mjedisore
- 200 000 fëmijë nën 5 vjeç vdesin nga plagët e paqëllimshme që i atribuohen mjedisit, të tilla si helmimi dhe mbytja
Fëmijët janë të ekspozuar ndaj kimikateve të dëmshme përmes ushqimit, ujit, ajrit dhe produkteve rreth tyre.
No comments:
Post a Comment