Le të përballemi me të vërtetën! Gjithnjë e më të vëmendshme ndaj shëndetit tonë dhe të familjes, ne femrat e mundim seksin e kundërt kur bëhet fjalë për qëndrueshmërinë e ambientit. Kështu thotë studimi i Komisionit Europian. Interesi për mbrojtjen e ambientit dhe konsumin është në rritje, por janë femrat kampione të vërteta përsa i përket sjelljes mbi mjedisin. Janë më të vëmendshme dhe jo vetëm: krahasuar me meshkujt, kanë një pozicion më aktiv duke marrë pjesë në konferenca, aktivitete shoqatash, financimit të iniciativave ambientaliste. Sipas një studimi nga ana e Komisionit Evropian, grupmosha në mes 30 dhe 35 vjeç, janë më të ndërgjegjshëm për mjedisin.
Sipas Observatorit të jetesës së qëndrueshme edhe vajzat e reja (18-24 vjeç), përveç popullsisë ndërmjet 25 dhe 34 vjeç, janë të informuara dhe të interesuara në zakonet ekologjike edhe në sferën shtëpiake dhe private. Në fakt, ne e dimë se gratë janë menaxheret e blerjeve në familje; dhe ato merren me shpenzimet e përditshme, me një qasje shumë pragmatike dhe shumë më të vetëdijshme në aspektin e mjedisit. Aktualisht më shumë se 70% (nga 57% në vitin 2008) e grave janë të kujdesshme për të mos e humbur ujin, kundrejt 64.4 për qind e meshkujve.
No comments:
Post a Comment