Studiuesit pohojnë se pylli tropikal i Amazonës po shkon drejt një “pike kthese” ku pemët mund të zhduken masivisht, shkruan BBC. Hulumtimet kanë treguar se pylli më i madh i shiut në botë po humbet aftësinë e tij për t'u rikuperuar nga dëmet e shkaktuara nga thatësirat, zjarret dhe shpyllëzimi. Zona të mëdha mund të shndërrohen në savanë me pyje të rrallë, e cila është shumë më pak efikase se pyjet tropikale në "thithjen" e dioksidit të karbonit nga ajri.
Stuhitë e mëdha ruajnë karbonin që përndryshe do të kontribuonte në ngrohjen globale, por hulumtimet e mëparshme kanë treguar se pjesë të pyjeve tropikale të Amazonës tani lëshojnë më shumë dioksid karboni sesa mund të thithin. “Pemët po e humbin shëndetin dhe mund të jenë duke iu afruar një pikë kthese, pra humbje masive të pemëve”, tha Dr. Chris Boulton nga Universiteti i Exeter.
Ka shenja të humbjes së qëndrueshmërisë në më shumë se 75
për qind të pyllit, pemët kanë nevojë për më shumë kohë për t'u rikuperuar nga
efektet e thatësirës që janë kryesisht rezultat i ndryshimeve klimatike dhe
ndikimit njerëzor si zjarri dhe shpyllëzimi. Rrethi vicioz i dëmit mund të
shkaktojë zhdukje, thonë studiuesit.
Edhe pse nuk është e qartë se kur mund të arrihet kjo pikë,
pasojat për ndryshimin e klimës, biodiversitetin dhe komunitetin lokal do të
ishin "shkatërruese".
Studiuesit besojnë se një pjesë e konsiderueshme e pyllit tropikal të Amazonës do të shndërrohet në një savanë në vetëm disa dekada, një ekosistem shumë i ndryshëm i përbërë nga një përzierje lëndinash dhe pemësh. "Pyjet tropikale të Amazonës ruan shumë karbon dhe e gjithë kjo do të lëshohej në atmosferë, dhe kjo do të kontribuonte më tej në rritjen e temperaturës dhe do të kishte efekte në temperaturat globale", tha Boulton.
Rreth një e pesta e pyjeve tropikale tashmë është humbur në krahasim me nivelin para-industrial. "Shpyllëzimi dhe ndryshimi i klimës ka të ngjarë të jenë nxitësit kryesorë të kësaj rënie", tha profesor Niklas Boers i Universitetit Teknik të Mynihut. "Këto të dhëna pajtohen me provat e grumbulluara se presionet e dyfishta të ndryshimeve klimatike dhe shfrytëzimi i pyjeve tropikale kërcënojnë pyjet më të mëdha të shiut në botë, ku jeton një në çdo dhjetë specie të njohura për shkencën", tha Dr. Bonnie Waring e Institutit Grantham.
Hulumtimi bazohet në të dhënat satelitore nga periudha midis 1991 dhe 2016.
No comments:
Post a Comment