Lufta në Ukrainë dhe varësia nga gazi rus ka bërë që Spanja të shndërrohet në furnizuesin kryesor të Evropës me gaz, pasi Bashkimi Europian planifikon të shkëputet nga gazi rus përpara vitit 2030. Spanja mund të shndërrohet në furnizuesin kryesor të Evropës me gaz pasi Bashkimi Europian planifikon të shkëputet nga gazi rus përpara vitit 2030. Aktualisht, gadishulli Iberik zotëron mbi 45% të rezervave të gazit natyror të lëngshëm të Evropës dhe një të tretën e industrisë së rigazifikimit evropian, një proces që konverton gazin e lëngshëm përsëri në gaz natyror.
“Ne kemi një sistem jashtëzakonisht të gjithanshëm dhe fleksibël. Ne mund të përpunojmë gazin nga burime të ndryshme. Vitin e kaluar për shembull kemi marrë gaz nga 14 vende të ndryshme. Ne gjithashtu kemi dy lidhje nëpërmjet tubacioneve me Francën. Pra, pa dyshim, ne jemi një lojtar kyç kur bëhet fjalë për diversifikimin e furnizimit me gaz natyror në Evropë”, u shpreh Arturo Gonzalo, kreu i Operatorit Kombëtar të Gazit në Spanjë, transmeton euronews.
Spanja ka një nga infrastrukturat më të zgjeruara të gazit
në Evropë, me një kapacitet të madh ruajtjeje për gazin që mbërrin me anije, si
dhe dy tubacione që lidhin fushat e gazit në Afrikën e Veriut.
Por, furnizimi has një pengesë kur arrin në vargjet malore
të Pyreneve. Nëse Spanja vërtet dëshiron të kontribuojë në sigurinë energjetike
në Evropë atëherë nevojiten lidhje të reja dhe më të mëdha me rrjetin evropian.
“Kur flitet për të garantuar furnizimin me energji në
Europë, kjo infrastrukturë e re është shume e rëndësishme. Kështu që unë mendoj
se tani vullneti politik është shumë më i madh dhe me siguri edhe aksesi në
financim”, u shpreh Oscar Barrero.
Por, qeveria spanjolle ka kërkuar që çdo lidhje e re e gazit
me Evropën të jetë e pajtueshme me burime të tjera të rinovueshme të energjisë
si hidrogjeni dhe biogazi.
No comments:
Post a Comment