Thursday, March 17, 2022

Komuna e Prishtinës në aksion kundër ndotësve të mjedisit

Drejtoria e Inspekcionit e Komunës së Prishtinë ka njoftuar për aksionin kundër personave që po hedhin mbeturina inerte në zona të ndryshme të kryeqytetit, kryesisht në zona periferike të qytetit. Sipas këtij njoftimi aksione të tilla do të ketë në vazhdimësi, meqë për ne, mjedisi konsiderohet i të gjithëve prandaj është obligim i yni ta mbajmë të pastërt. “Komuna e Prishtinës do të angazhohet për një mjedis të pastërt, prandaj ndotësit dhe dëmtuesit e mjedisit do të gjobiten dhe nuk do të amnistohen në asnjë rrethanë”, thuhet në komunikatë.


No comments:

Post a Comment