Ky investim, do të mbulojë 10% të kapacitetit të instaluar të vendit tonë, do të ulë emetimet e CO2 dhe po ashtu do të kontribuojë në furnizimin e përgjithshëm me energji. Energjia e erës është zgjidhja e vetme e qëndrueshme është investimi në burimet e ripërtëritshme dhe hap i mirë për kalimin e Kosovës në energji të gjelbër. Ne ceremoninë e inaugurimit të parkut të ri të erës “Selac Windpark” në fshatrat Selac dhe Bajgorë të Komunës së Mitrovicës ishte e pranishme edhe Ministrja e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock., e cila the se me këtë investim, qytetarëve do t’u mundësohet të kenë ajër të pastër.
“Është projekti më i madh në historinë e Kosovës së pavarur. Shumë kompani nga Gjermania kanë punuar për të shndërruar këtë në realitet. Projekti përfshin edhe investime të shteteve që së fundmi e kanë njohur Kosovën dhe këtë që ka bërë së fundmi, Izraeli. Parku i erërave është dëshmia e zhvillimit të arriturës ekonomike. Ju përgëzoj për atë që është bërë deri më tani. Ne jemi të lumtur që kjo do të jetë shtatë vjet për ndërtimin e parkut të erës”, tha ajo.
Agjenda e Gjelbër është një nga prioritetet e qeverisë së Kosove, jo vetëm sepse ajo përfshinë një aspekt të rëndësishëm të procesit tonë të integrimit në BE, por edhe per faktin se ndihmon vendit qe gradualisht te heq qymyrin duke ruajtur pavarësinë tonë energjetike. Projektet për prodhimin e rrymës nga era në Bajgorë janë zhvilluar nga kompania kosovare-gjermane-izraelite SOWI Kosovo.
No comments:
Post a Comment