Shkrime, opinione, analiza, kuriozitete, publikime... me tematikë nga mbrojtja e mjedisit dhe jo vetëm!
Thursday, July 29, 2021
Skifteri shtegtar zgjedh Kosovën si “shtëpi”!
I ngjyrosin brirët e drerëve me bojë reflektive për ti mbrojtur nga aksidentet
Drejtimi i makinës natën nëpër pyje mund të jetë i rrezikshëm, veçanërisht kur ka kafshë të egra që lëvizin të qeta në habitatin e tyre. Dhe vërtet nëse një e tillë del para një makine në lëvizje në errësirë, nuk mund të pikaset deri sa të jetë tepër vonë. Në Finlandë llogaritet se rreth 4,000 drerë vdesin çdo vit në aksidente rrugore duke shkaktuar rreth 18 milionë dollarë dëme. Prandaj dikush vendosi të bënte diçka për këtë. Shoqata e mbrojtjes së drerëve kishte një ide të thjeshtë por ndoshta gjeniale, edhe pse kërkon punë e përkushtim. Ata vendosën të lyejnë brirët e të gjithë drerëve te mundshëm, me bojë reflektuese.
29 Korriku Dita Ndërkombëtare e Tigrave
Dita Ndërkombëtare e Tigrave festohet çdo vit, më 29 korrik, me qëllim të përhapjes së vetëdijes për ruajtjen dhe promovimin e mbrojtjes së tigrave. Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 2010, në Samitin e Tigrave, në Rusi, ku po në të njëjtin vend u bë një deklaratë që qeveritë e vendeve të populluara me tigra të dyfishojnë numrin e tyre deri në vitin 2020.
Kush i nëmi “Bjeshkët e Nemuna”?
Nga: Mehmet Elezi
Sipas njoftimit që dha media kah fundi i gushtit 2013, ato ditë artisti holandez Jaap van’t Veer, që punonte prej dhjetë vjetësh në Alpet Shqiptare – në Luginën e Valbonës dhe në “Bjeshkët e Nemuna” – pati një takim me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha. Holandezi i shquar i tha kryeministrit se “Bjeshkët e Nemuna” tashmë i quajmë “Bjeshkët e Bekuara”. Emër vendi “Bjeshkët e Nemuna” vetvetiu të sjell ndërmend jehonën e gjamës së moçme të burrave, që studiuesit e krahasojnë me korin e tragjedive të Eskilit. Holandezi nuk ishte i pari as i fundit që e përdori. Ku gjinden këto bjeshkë që bartkan qysh nga fillesa një dramë pa fund e pa shpresë, një mallkim që e paskan pjesë të qenies, qysh në ngjizje? Ku fillojnë, ku mbarojnë? Dhe kryesorja, pse qenkan “të Nemuna”?
10 fakte interesante rreth energjisë diellore
Mënyra në të cilën bota përdor fuqinë është gjithmonë në ndryshim. Për dekada, ne kemi qenë të varur nga lëndët djegëse fosile. Kjo është, karburant që vjen nga oqeanet tona dhe nga toka. Sidoqoftë, shtytjet kryesore për të qenë më të gjelbërta – dhe për të kërkuar burime të karburantit të rinovueshëm – janë rritur në një mënyrë të madhe. Lexoni ne vijim 10 fakte interesante, në lidhje me energjinë diellore.
A e dini cila është bima më helmuese në botë?
Kafshët më inteligjente
10 fotografi që dëshmojnë se ndryshimet klimatike janë duke ndodhur!
Dita e Tejkalimit të Tokës - A po i mbarojnë tokës resurset?
Wednesday, July 21, 2021
Skavicat, buti i Danaideve dhe “ekonomia e gjelbër” bujqësore!
Nga: PROF. DR. ROMEO HANXHARI
Në mitologjinë e Greqisë së Lashtë, Danaidet ishin 50 motra. Gra ekstremisht të bukura. Të bukura njësoj si Shqipëria jonë… Por ato ishin pa fat …Këtu nuk po e vazhdoj më analogjinë me Shqipërinë… Bëjeni ju vetë. Danaidet nga vetëbesimi i tepruar bënë një krim të shëmtuar. …Njësoj, fjala vjen, siç bëmë ne me pyjet tona apo me ujërat tona, apo me tokën tonë, apo me bregdetin tonë. Prandaj, Zeusi i dënoi ato: i detyroi të ngarkonin ujë për të mbushur një but, një enë të madhe. Sapo ta mbushnin atë, dënimi do të quhej i kryer. Veçse Zeusi ishte i ashpër. Danaidet nuk u çliruan kurrë nga dënimi. Sepse buti që u ishte caktuar të mbushnin ishte i çarë e i shpartalluar plot vrima. Danaidet hidhnin ujë, por buti kurrë nuk u mbush, deri sa ato vdiqën…
Pezullohet puna për ndërtimin e Hidrocentraleve në Valbonë
Gjykata e Lartë ka vendosur të pezullojë punën për ndërtimin e HEC-eve në Valbonë. Në vendimin e marrë këtë të martë, Gjykata e Lartë ka pranuar kërkesën e banorëve të 27 fshatrave të Bashkisë Tropojë dhe Shoqatës “TOKA”, Shoqata për Ruajtjen dhe Mbrojtjen e Alpeve Shqiptare, të përfaqësuar nga zyra e avokatisë KALO & ASSOCIATES, për kundërshtimin e projektit të ndërtimit të 2 hidrocentraleve Dragobia dhe Cerem në Parkun Kombëtar të Luginës së Valbonës nga shoqëria koncesionare Dragobia Energy SHPK. Kjo shoqatë dërgoi kërkesë-padi në Gjykatën Administrative në vitin 2017, ndërsa sot Gjykata e Lartë ka marrë vendimin, duke pezulluar ndërtimin e HEC-eve.
10 qytetet më të mira në botë për familjet
Kompania gjermane Movinga ka renditur qytetet më të mira në botë për familjet. Në një studim ku janë marrë në analizë 150 qytete, e ku janë marrë për bazë kritere të ndryshme si leja e lindjes, arsimimi cilësor, shëndetësia, punësimi dhe niveli i jetesës janë zgjedhur 10 me të mirët. Në renditje bie në sy dominimi i qyteteve nga vendet Skandinave dhe nga Kanadaja. Në 10-shen më të mirë janë tri qytete Kanada dhe 2 nga Suedia.
Organizata “Pishtarët” kërkon publikimin e gjetjeve te raportit për hidrocentralet
Organizata “Pishtarët” kanë kërkuar nga Ministri i Ambientit, Liburn Aliu që të publikoj gjetjet e raportit për problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. “Sot kaluan 120 ditë që Ministri i Ambientit z. Liburn Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. Evidenca e dëmeve në natyrë, në jetën tonë dhe në sistemin e drejtësisë tashmë ka tejkalu çdo standard të arsyeshëm. Përpos që ne kemi dërguar evidencë të gjendjes së mjedisit dhe ndikimeve të tyre në jetën tonë, tash se fundi kanë dalë edhe disa raporte me dëshmi se çka po ndodhë në Deçan”, kanë thënë ‘Pishtarët’. Tutje, ‘Pishtarët’ në reagimin e tyre kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që të fillojë zbatimin e ligjit. “Që një muaj i bëmë thirrje Ministrit Liburn Aliu që të adresojë problemin e Zallit të Rupës, përkatësisht të shqyrtohet leja mjedisore për Lumbardhin 2, të i hapet rrugë rehabilitimit dhe të ndihmohen bjeshkatarët këtë verë”, thuhet në reagim.
Japonia do të ofrojë kredi me zero interes për klimën
Banka Qendrore e Japonisë njoftoi se do të ofrojë kredi me zero interes për të ndihmuar institucionet financiare në përpjekjet për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike. Sipas një programi të ri financimi, Banka e Japonisë do të japë “fonde një-vjeçare me zero interes institucioneve financiare për huatë dhe investimet e tyre në produkte të tilla si bono të gjelbra për të trajtuar ndryshimet klimatike”, raportoi Kyodo News. “Rollovers do të lejohen për një numër të pakufizuar nën skemën që do të jetë efektive deri në mars 2031”, thuhet në raport. Qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga është zotuar të arrijë qëllimin e saj të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Shumë banka në Japoni kanë ndaluar financimin e termocentraleve të reja me qymyr.
Syri i Sheganit bukuria natyrore e Malësisë së Madhe
Syri i Sheganit është një ndër bukuritë dhe pasuritë natyrore që ka Malësia e Madhe. Vetëm 40 minuta larg nga Shkodra, është një destinacion që ia vlen të promovohet e zhvillohet, për një përjetim ndryshe, pasi ofron një pamje të mahnitshme që nuk duhet humbur kurrsesi. Ky burim karstik gjendet në afërsi të fshatit Kosan (Bajzë), në bregun verilindor të Liqenit të Shkodrës. Nga banorët e zonës njihet edhe me emrin Sifoni i Virit.
A po dështon shkenca në parashikimin e përmbytjeve, intensitetin e të nxehtit dhe ndryshimin e klimës?
Gjedhe duke u freskuar nga i nxehti ne Pakistan (majtas) zjarre ne Ameriken e Veriut (djathtas) Shkencëtarët më në zë kanë pranuar se dështuan në parashikimin e intensitetit të përmbytjeve në Gjermani dhe “kupolën e nxehtësisë” të krijuar në Amerikën e Veriut. Megjithse prej dekadash ata kishin parashikuar se klima në ngrohje do të sjellë shpërthime reshjesh dhe valë shkatërruese të të nxehtit, rrjeti BBC shkruan se kompjuterët e tyre nuk ishin mjaftueshëm të fuqishëm për të parashikuar ashpërsinë e këtyre fenomeneve ekstreme. Ata kërkojnë tashmë që qeveritë të shpenzojnë shumë për ndërtimin e një super-kompjuteri të përbashkët për klimën. Kompjuterët janë thelbësorë për parashikimin e motit dhe ndryshimet klimatike, siç pritet të demonstrohet në panelin ndërkombëtar të klimës që mbahet muajin që vjen.
Alarm: 558 specie gjitarësh mund të zhduken deri në vitin 2100
Deri në vitin 2100, numri i specieve të gjitarëve që do të zhduken globalisht ka të ngjarë të arrijë në 558 nëse përpjekjet për ruajtje nuk rriten, kanë parashikuar studiuesit. Të gjitha speciet e gjitarëve që janë zhdukur deri më tani, njerëzit pothuajse duhet të fajësohen, tha studimi i botuar në revistën Science Advances. "Në bazë të skenarit të bazuar në IUCN (Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës), ne parashikojmë zhdukjen e 558 specieve të gjitarëve globalisht deri në vitin 2100", shkruajnë autorët e studimit. "Ne po humbasim biodiversitetin çdo vit dhe me çdo specie e popullatë të zhdukur, ne humbasim historinë unike evolucionare", shkruajnë ata.
Kredi dhe mbështetje për efiçiencën e energjisë së ndërtesave të banimit në Kosovë
Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për Raiffeisen Bank për kreditim të pronarëve të shtëpive dhe banesave. Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për investime për efiçiencë të energjisë së shtëpive dhe banesave Huamarrësit do të marrin deri në 20 për qind kthim të parave të investuara me sukses. GEFF bashkëfinancohet nga BE-ja, Austria dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor Më shumë pronarë të shtëpive dhe banesave në Kosovë do të jenë në gjendje të investojnë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe banesave të tyre falë linjës së re të kreditit prej 5 milionë eurosh që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar për Raiffeisen Bank Kosova.
Përmbytje edhe në Kinë, raportohen 12 të vdekur dhe mbi 10 mijë të evakuar
Shira të rrëmbyeshëm kanë shkaktuar përmbytje në disa zona të Kinës qëndrore duke detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre. Më shumë se 10 mijë persona në provincën Henan janë evakuar pas shirave që ranë në sasi rekord. Autoritetet kanë konfirmuar 12 persona të vdekur në qytetin Zhengzhou që në momentin kur nisën përmbytjet, shkruan BBC. Me dhjetëra qytete janë ndikuar nga këto përmbytje duke u detyruar të bllokonin rrugët kryesore dhe të anulonin shumë fluturime.
10 udhëtimet më të bukura me tren në Europë
Linja
Highland West, Skoci
Linja West Highland në Skoci është padyshim një udhëtim piktoresk, me male të thepisura, liqene të izoluar, vijë bregdetare të thyer, Ben Nevis-in (mali më i lartë i Britanisë) dhe pamje spektakolare nga viadukti në Glenfinnan.
Rrugëtimi: Nga Fort William në Mallaig. Distanca dhe kohëzgjatja: 41 milje (67 km), 1 orë e 30 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga qershori në gusht.
Sa i kushtuan përmbytjet Gjermanisë?
Qeveria gjermane pritet te aprovoje paketën e parë të ndihmave për viktimat e përmbytjes. Por është ende e paqartë çfarë shkatërrimesh ka shkaktuar shiu dhe përmbytja. Detajet e para janë marramendëse. Ka shtëpi në Ahr ose Eifel që janë zhdukur krejt. Janë marrë me vete nga uji. Pak nga pak është duke u parë sa prej këtyre shtëpive janë zhdukur dhe sa ekzistojnë ende po janë shkatërruar deri në themel. Dhe çfarë kanë shtëpitë brenda. Në vendin e quajtur Ahrweiler, ujërat e përmbytjes morën me vete tavolina, karrige, dollapë që notuan nëpër rrugë, pajisje hotelesh që përfunduan në llum. Qindra ndërtesa janë prishur, thotë administratori i rrethit në Ahrweiler. Jo të gjithë kanë bërë sigurimin e shtëpive. “Shumë njerëz këtu kanë humbur gjithçka,” thotë Jürgen Pföhler. Por çfarë vlere ka kjo gjithçkaja?
Një pajisje që prodhon energji nga djersa juaj!
Shkencëtarët kanë ideuar një pajisje që mbledh djersën nga maja e gishtit tuaj për të krijuar energji dhe ju nuk keni nevojë as të lëvizni një gisht për ta bërë atë të funksionojë. Në fakt, kjo pajisje gjeneron energji ndërsa rrini pa lëvizur apo edhe flini. Biokarburantet tona kanë potencialin për të furnizuar një numër të pajisjeve elektronike të vogla, sipas inxhinierëve në Universitetin e Kalifornisë San Diego. Kjo shpikje thjesht ka nevojë që ju të bëni një gjumë të mirë në mënyrë që të prodhoni një energji të vërtetë dhe të qëndrueshme nga duart tuaja. Pajisja e ideuar përdor një qelizë biokarburantesh të mundësuar nga laktatet që treten në djersën tonë, e njëjta teknologji si në baterinë e qëndrueshme të orës inteligjente të Universitetit të Tokios.
Disa fakte interesante për bletët
Një bletë e vetme mund të prodhojë pak mjaltë, por është bashkimi që bën fuqinë në këtë rast. Gjatë dimrit një lule “vizitohet” nga 10 mijë deri në 20 mijë bletë ndërsa me ardhjen e pranverës, numri rritet. Gjatë stinës së pranverës numri i bletëve shkon në 225 mijë dhe në mesin e verës ky numër bie në 90 mijë. Përgjatë një viti një koshere bletë mund të prodhojë 20-30 kg mjaltë, madje nëse stina është e mirë dhe zona është e favorshme bletët mund të prodhojnë deri në 40 kg mjaltë në vit, përcjell tch. Në fillim të pranverës, kur kosherja fillon të ripopullohet, mban rreth 30,000 bletë.
Sunday, July 18, 2021
10 zona turistike në Evropë të njohura për mullinjtë e erës
Kinderdijk, Hollandë - Në provincën e Kinderdijk, vetëm pak kilometra nga Roterdami, gjenden rreth 19 mullinj që datojnë në 1740. Ata janë funksionalë vetëm gjatë periudhës së verës. Mullinjtë e erës në Kinderdijk janë mullinjëve monumental të erës në Alblasserwaard Polder. Shumica e mullinjëve janë pjesë e fshatit Kinderdijk në komunën Molenwaard, dhe vetëm një mulli, De Blokker, në komunën Alblasserdam. Të ndërtuar në vitet 1738 - 1740, ata janë përqëndrimi më i madh dhe më i vjetër i mullinjëve të erës në Holandë dhe paraqesin njërin nga vendet më të njohura turistike holandeze. Mullinjët janë të listuar si monumente kombëtare dhe e gjithë zona është e mbrojtur që nga viti 1993. Që nga viti 1997 nga UNESCO konsiderohen si Vend i Trashëgimsë Botërore.
Testohet aeroplani i parë elektrik me zero emetime
Refugjatët e ndryshimeve klimatike kërkojnë zbatimin e të drejtës ndërkombëtare
Si duhet të veprojmë në mot me stuhi dhe goditje rrufeshë!
NASA: Nga 2030, qytetet bregdetare do të përballen me stuhi e përmbytje
DiCaprio ngre alarmin: Rritja e temperaturës globale shqetësuese!
Liqenet akullnajore të Sylbicës, një bukuri e fshehur e Alpeve Shqiptare
Unazohen për herë të parë në trojet shqiptare dy individë të llojit Lejleku i Zi
10 destinacione turistike në Europë të cilësuara si parajsa natyrore
Organiza Holidu mbështetur në të dhënat dhe vlerësimet e Google, ka bërë klasifikimin e 10 destinaciobeve turistike natyrore në Evropë të cilësuara si paraja natyrore. Disa nga zonat e kësaj liste janë të famshëme dhe mbrohen nga UNESCO, por ka edhe të tjera, mbase të panjohur për opinionin e gjerë. Por të gjitha ato kanë një të përbashkët, janë destinacion ideal për disa ditë pushimesh apo një fundjavë në ajër të pastët. Le ti hedhim një sy kësaj liste dhe të kënaqemi me pamjet magjepsesë të këtyre zonave.
Snowdonia, Uells
Jetëgjatësia në ishullin Okinava apo plakja e shëndetshme
Janë të njohura me zonat blu apo pesë vende të veçanta në botë ku njerëzit jetojnë gjallërisht më të gjatë, më të shëndetshëm dhe më të lumtur. Në vitin 2004, autori më i shquar i "National Geographic Felloë" dhe "New York Times", Dan Buettner u bashkuan me National Geographic dhe disa nga hulumtuesit më të mirë të botës për jetëgjatësi, për të identifikuar pjesët e botës ku njerëzit jetojnë shumë më gjatë jetë. Pesë zonat blu janë: Ishulli italian i Sardenjës, Okinava ne Japoni, Loma Linda ne Kaliforni, Gadishulli Nicoya një pjesë e izoluar e Kosta Rikës, dhe Ikaria një ishull i izoluar grek. Nëpërmjet hulumtimit të tyre, Buettner dhe kolegët e tij zbuluan se njerëzit që jetonin në Zonat Blu të gjithë kishin të njëjtat karakteristika jetese. Një nga këto zona është Okinava, Japoni, më e madhe e Ishujve Okinava dhe Ishujt Ryukyu të Japonisë.
Përmbytjet në Gjermani, sa ndikuan ndryshimet klimatike?
Përmbytjet e forta kanë shkaktuar vdekje dhe shkatërrime në disa pjesë të Gjermanisë dhe të Evropës perëndimore. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës luan rol për katastrofat natyrore. Rreth 120 të vdekur dhe dhjetra të zhdukur prej përmbytjeve janë regjistruar deri tani në Gjermani, Belgjikë, Zvicër dhe Holandë. Stuhitë e forta dhe reshjet e shiut bënë që lumenjtë dhe rezervuarët e ujit të shpërthenin nga brigjet e tyre dhe përmbytjet e shpejta i shndërruan rrugët në përrenj të furishëm që merrnin me vete makinat dhe shkatërruan ndërtesat. Gjatë javëve të kaluara Gjermania ka përjetuar ndryshime të shpeshta moti: temperatura të larta dhe thatësi të ndjekura nga reshje të fuqishme. Të mërkurën dhe të enjten (14./15.07) ky fenomen u shoqërua nga përmbytje katastrofike në rajone të shumta në të gjithë Gjermaninë perëndimore dhe vendet fqinje. Ekspertët thonë se një mot i tillë ekstrem dikur ndodhte një herë në një brez, por se në të ardhmen mund të ndodhë më shpesh - dhe me më shumë intensitet - një shenjë kjo që ndryshimi i klimës po ndikon në jetën tonë.
Jetëgjatësia: Sekretet e 5 zonave blu ku njerëzit jetojnë më gjatë
Dinozaurët ishin drejt zhdukjes para asteroidit shkatërrimtar që goditi Tokën
Mali i shenjtë, atje ku askush nuk mund të ngjitet
Një numër i konsiderueshëm turistësh, vizitojnë në Nepal disa prej maleve më të larta në botë. Një sërë malesh përfshihen në turin e këtyre vizitorëve, ndër to Everesti, si dhe 7 male të tjera me lartësi mbi 8000 metra. Megjithatë, në këtë vend gjendet një mal, i cili ndonëse nuk shquhet për lartësinë e tij, është i ndaluar të vizitohet, e sidomos të ngjitet prej alpinistëve. Machhapuchhare është një mal me lartësi 6993m në vargun Annapurna të Nepalit Qendror, larg majave të tjera të larta. I dalluar për bukurinë e tij unike, me kreshta të thepisura, turistët janë gjithmonë të joshur ta vizitojnë këtë vend, për të përjetuar një nga lindjet apo perëndimet më të bukura të diellit. Gjithsesi, ata janë të lejuar të realizojnë një udhëtim 5-ditor deri në një pikë të caktuar të malit, afërsisht deri në lartësinë 4500 metra. Pjesa tjetër e lartësisë dhe sidomos 1000 metrat e fundit janë të ndaluar dhe kjo i atribuohet kolonelit britanik, James Owen Merion Roberts.
E ardhmja e botës? Çfarë tregojnë parashikimet e futurologëve?
Çfarë do të ndodhte nëse do të kolonizonim Hënën me majmunë? Nëse një inteligjencë artificiale do të fitonte çmimin Nobel? Nëse teknologjia mARN do të na bënte më inteligjentë dhe atletikë? E përjavshmja britanike “The Economist” botoi edhe këtë vit specialen me titull “Po sikur?”, që përmban një seri artikujsh, në të cilat redaktorët e revistës përpiqen të imagjinojnë se si do të jetë e ardhmja, bazuar në njohuritë aktuale të fakteve dhe tendencave të tyre në fusha të ndryshme. Këtë vit hipotezat janë përqendruar në çështje të lidhura me shëndetin, elementë imagjinarë, dhe mbi tema të tjera të bazuara në provat shkencore.
Saturday, July 17, 2021
Japonia synon rritje prej 70% të energjisë së ripërtëritshme deri në 2030
Shqiptarët, më indiferentët në rajon për ndryshimet e klimës
Termocentralet ndotësit më të mëdhenjë në Ballkanin Perëndimor
Komuna e Ferizajt perfiton dy projekte mjedisore nga fondet e BE
A ka arritur ngrohja globale në pikën kritike?
Friday, July 16, 2021
Barngrënësit, kafshët më të rrezikuara në botë!
Megjithëse shkencëtarët shpesh shqetësohen më shumë për zhdukjen e grabitqarëve të botës, një studim i ri gjithëpërfshirës zbulon se kafshët bimë ngrënëse janë më të rrezikuara nga zhdukja. Rreth një në katër lloje barngrënësve, gati 25,5 përqind konsiderohen të kërcënuar ose të rrezikuar sipas një studimi në revistën e së mërkurës të Science Advances. Kurse 17.4 përqind e grabitqarëve dhe 15.8 përqind e kafshëve gjithçkangrënëse ishin në rrezik, tha autorja kryesore e studimit Trisha Atwood,e cila është një ekologe në Universitetin Shtetëror të Utah.
Makinat hibride, makina miqësore me mjedisin!
Makina hibride kërkojnë shumë më pak karburant se llojet e tjera të makinave, përveç tjerash minimizojnë dhe ndotjën e ajrit. Një makinë hibride harxhon sa gjysma e makinave tjera, nëse më parë, për të bërë 100 km, brenda në qytet, duhej llogaritur shpenzimin për të paktën mbi 8 apo 10 litra, ndërsa me makinë hibride është 4 apo 5 litra. Përparësia e këtyre makinave është se ato ruajnë ambinetin nga dotja e mjedisit dhe të kemi një ambient më të paster, pasi konsumi i ulët i kraburantit bashkë me motorin e ri nuk lejojnë nxjerrje të gazrave dhe ndotja është minimale. Llojet e këtyre makinave në botën perëndimore përdoren si një armë ekologjike për të luftuar ndotjen e tepërt të ajrit.
A mundë te jetë mungesa e ujit pandemia e radhës e globit!
Mungesa e ujit dhe thatësira janë në radhë të shkaktojnë dëme në një shkallë të lartë për të rivalizuar pandeminë COVID-19 me rreziqe që rriten shpejt, me rritjen e temperaturave globale, sipas Kombeve të Bashkuara. “Thatësira është në prag të shndërrimit në pandeminë e radhës dhe nuk ka vaksinë për ta kuruar atë”, tha Mami Mizutori, përfaqësuesi special i KB për zvogëlimin e rrezikut të katastrofës, në një konferencë shtypi në internet përpara botimit të raportit. Tashmë, thatësira ka shkaktuar humbje ekonomike prej të paktën 124 miliardë dollarë dhe goditi më shumë se 1.5 miliard njerëz mes 1998 dhe 2017, sipas një raporti të KB të botuar të enjten. Por edhe këto shifra, tha ajo, “me shumë gjasa janë nënvlerësime bruto”.
Një lule e rrallë dhe e bukur!
Disa lule njihen për bukurinë e tyre, disa për rrezikshmërinë, ndërsa disa janë tepër të rralla. Bota e luleve është diçka që e bën planetin tonë jashtëzakonisht të bukur, dhe i shton misterin e natyrës. Besohet se ka rreth 400,000 lloje të ndryshme lulesh në planetin tonë, dhe ka të ngjarë që disa prej tyre nuk janë zbuluar ende. Është e vështirë të përcaktohet se cila lule është më e rralla në tokë, por mund të përpiqemi ta ngushtojmë atë në disa nga më të njohurat. Lulet që zakonisht përmenden si më të rralla janë lulja kufomë, Jade Vine dhe orkideja fantazëm. Sidoqoftë, nëse shikojmë për lulet që kanë informacione konkrete në lidhje me madhësinë e popullsisë së tyre, përgjigjja është e qartë. Lulja më e rrallë në botë është Lulja e Kuqe e Mesme.
Publikohet raporti “Hidrocentralet e Profitit të Privatit në dëm të Mjedisit Publik”
Halong Bay, destinacioni turistik i ëndrrave
Halong Bay në Vietnam është një nga atraksionet turistike më të bukura të Botës. “Halong Bay” do të thotë “ku zbret një dragon”, dhe sipas legjendës lokale, limanet e ishullit janë formuar kur dragonjtë kanë zbritur nga malet në bregdet. Me lëshimin e tyre ata kanë formuar luginat, duke përmbytur zonën dhe duke mos i lënë asgjë tjetër, veç majave të dukshme. Bay është i vendosur në bregdetin verilindor të Vietnamit dhe ka një ujë të mahnitshëm të qetë smeraldi që është shtëpi për disa ishuj të mbuluara me pyje. Ky është një vend i popullarizuar për shëtitje me anije dhe kërkuesit e shpellave. Ndoshta nuk e keni menduar kurrë Vietnamin si një destinacion eksplorimi, por Halong Bay do t’ju bëj të ndërroni mendje. Nw kwtw artikkul ju sjellim 6 arsye psed duhet vizituar ky vend.
Hulumtimet tregojnë se zhurma dëmton zemrën
Zhurmat e forta e të vazhdueshme perceptohen si sinjale stresi. Për këtë arsye, aktivizohet sistemi nervor qendror dhe çlirohet adrenalina, e cila nga ana e saj shkakton një ngushtim të diametrit të arterieve, rritje të rrahjeve të zemrës, rritje të presionit të gjakut dhe konsumit të oksigjenit nga ana e zemrës. Nëse të gjitha këto vazhdojmë t’i përjetojmë në ambientet tona të zhurmshme të punës, me kalimin e kohës bëhen kërcënues. Rezultatet e dy hulumtimeve interesante për ndikimin e zhurmës në zemër dhe në sistemin e enëve të gjakut nëpërmjet reagimit ndaj stresit. Zhurma vepron në tru edhe gjatë fjetjes, ndonëse gjumin nuk e pengon në masë aq të madhe.