Banka Qendrore e Japonisë njoftoi se do të ofrojë kredi me zero interes për të ndihmuar institucionet financiare në përpjekjet për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike. Sipas një programi të ri financimi, Banka e Japonisë do të japë “fonde një-vjeçare me zero interes institucioneve financiare për huatë dhe investimet e tyre në produkte të tilla si bono të gjelbra për të trajtuar ndryshimet klimatike”, raportoi Kyodo News. “Rollovers do të lejohen për një numër të pakufizuar nën skemën që do të jetë efektive deri në mars 2031”, thuhet në raport. Qeveria e kryeministrit Yoshihide Suga është zotuar të arrijë qëllimin e saj të neutralitetit të karbonit deri në vitin 2050. Shumë banka në Japoni kanë ndaluar financimin e termocentraleve të reja me qymyr.
Masa e Bankës së Japonisë gjithashtu shihet të jetë në përputhje me planin e Bankës Qendrore Evropiane dhe Bankës së Anglisë “për të faktorizuar konsideratat e ndryshimeve klimatike në politikë”, thuhet më tej. Megjithatë, Rezervat Federale të SHBA-së kanë shprehur rezerva duke thënë se “politika e klimës është për zyrtarët e zgjedhur”.
Për rimëkëmbjen e ekonomisë së goditur nga pandemia, Banka e Japonisë tha se: “Ekonomia e Japonisë është rritur si një prirje, megjithëse ka mbetur në një situatë të rëndë për shkak të ndikimit të COVID-19 brenda dhe jashtë vendit”. Në vlerësimin e saj të fundit, banka tha se ekonomia japoneze do të rritet me 3.8 për qind, një rishikim i lehtë në rënie nga parashikimi i saj i mëparshëm prej 4.0 për qind.
No comments:
Post a Comment