Organizata “Pishtarët” kanë kërkuar nga Ministri i Ambientit, Liburn Aliu që të publikoj gjetjet e raportit për problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. “Sot kaluan 120 ditë që Ministri i Ambientit z. Liburn Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. Evidenca e dëmeve në natyrë, në jetën tonë dhe në sistemin e drejtësisë tashmë ka tejkalu çdo standard të arsyeshëm. Përpos që ne kemi dërguar evidencë të gjendjes së mjedisit dhe ndikimeve të tyre në jetën tonë, tash se fundi kanë dalë edhe disa raporte me dëshmi se çka po ndodhë në Deçan”, kanë thënë ‘Pishtarët’. Tutje, ‘Pishtarët’ në reagimin e tyre kanë kërkuar nga Ministria e Ambientit që të fillojë zbatimin e ligjit. “Që një muaj i bëmë thirrje Ministrit Liburn Aliu që të adresojë problemin e Zallit të Rupës, përkatësisht të shqyrtohet leja mjedisore për Lumbardhin 2, të i hapet rrugë rehabilitimit dhe të ndihmohen bjeshkatarët këtë verë”, thuhet në reagim.
Reagimi i plotë:
Të nderuar Pishtarë!
Sot kaluan 120 ditë që Ministri i Ambientit z Liburn Aliu nuk po e adreson problemin e ujit dhe hidrocentraleve në Deçan. Evidenca e dëmëve në natyrë, në jetën tonë dhe në sistemin e drejtësisë tashmë ka tejkalu çdo standard të arsyeshëm. Përpos që ne kemi dërguar evidencë të gjendjes së mjedisit dhe ndikimeve të tyre në jetën tonë, tash se fundi kanë dalë edhe disa raporte me dëshmi se çka po ndodhë në Deçan. Në fakt, edhe raporti që e ka kërkuar vet Ministri Liburn Aliu ka përfundu por nuk është bërë publik dhe nuk po përgjigjen as në kërkesa për qasje në këtë raport. Ne e dijmë se cilat janë shkeljet sepse kemi vite qe po mbledhim evidencë, por këtë raport e ka kërkuar Ministri dhe tash duhet të del para popullit me të dhe të na tregojë se çka është gjetur dhe çka do te bëjë ai me këto gjetje.
“Raport pas raporti” po dëshmojne për tragjedinë e Zallit të Rupës. Dikur nga ai vend mbijetojshin dhjetra familje me qindra lopë dhe dele. Sot është varfëruar dhe nuk ka kullosa e ujë të mjaftueshëm as për një familje. Ka dhjetra veprime të mundshme, besa edhe shumë tē lehta, që mund të merren, që të paktën të fillohet zbatimi i ligjit diku dhe mandati i Ministrisë dhe përgjegjësia ndaj popullit të shihet diku.
Që një muaj i bëmë thirrje Ministrit Liburn Aliu që të adresojë problemin e Zallit të Rupes, përkatësisht të shqyrtohet leja mjedisore për Lumbardhin 2, të i hapet rrugë rehabilitimit dhe të ndihmohen bjeshkatarët këtë verë. Bjeshkatarët që dikur patën shpresa po pyesin se çka ka ndodhur. E ne po bëhëmi dëshmitarë që përkundër premtimeve, edhe kjo verë po shkon si ato të tjerat, edhe disa familje po mbesin pa e siguru bylmetin dhe jetesen për dimër, ndërsa institucioni dhe Ministri përgjegjës po rrinë në heshtje. Deri kur?!
Burimi i informacionit: www.kallxo.com
No comments:
Post a Comment