Dinozaurët ishin në një fazë rënieje kur asteroidi që goditi Tokën 66 milionë vjet më parë i zhduku ata në mënyrë përfundimtare. Në këtë konkluzion del një studim i botuar së fundmi në revistën “Nature Communications”. Fabien Condamine, paleontolog në Institutin e Shkencës Evolucionare të Montpellier në Francë dhe autori kryesor i studimit, thotë se në kohën kur asteroidi goditi planetin tonë, larmia e dinozaurëve ishte në rënie. Condamine dhe bashkëpunëtorët e tij futën të dhënat nga një grup prej 1 600 fosilesh dinozaurësh nga 247 specie në një model kompjuteri për të përcaktuar kurbën rënëse të kësaj specieje në aspektin e larmisë së llojeve. Analiza zbuloi se në Kretakun e Vonë, megjithëse dinosaurët ende mbizotëronin në shumicën e ekosistemeve, nivelet e zhdukjes së dinozaurëve u rritën dhe relativisht pak specie të reja duket se plotësonin diversitetin e tyre në rënie.
“Shumë paleontologë mendojnë se dinozaurët do të kishin vazhduar të jetonin nëse asteroidi nuk do ta godiste Tokën. Studimi ynë sjell informacion të ri për këtë pyetje dhe duket se dinozaurët nuk ishin në ditët e tyre më të mira edhe para goditjes”, thotë Condamine për Bussines Insider.
Studiuesit thonë se kjo reduktimi i llojeve te dinozaurët që nuk evoluan në zogj, përkoi me një periudhë të ftohjes globale që filloi rreth 76 milionë vjet më parë – dhe ndryshimi i klimës mund të ketë qenë një faktor kontribues, veçanërisht midis dinozaurëve bimëngrënës.
“U bë e qartë se kishte dy faktorë kryesorë, së pari që klima që po bëhej më e ftohtë, dhe kjo e bëri jetën më të vështirë për dinozaurët, të cilëve mund t’u duheshin temperatura më të larta”, thotë Mike Benton, bashkautor i studimit dhe paleontolog në Universitetin e Shkencave të Tokës në Bristol.
Pastaj, humbja e barngrënësve i bëri ekosistemet të paqëndrueshme dhe të prirura për të shkuar drejt zhdukjes. “Ne gjithashtu zbuluam se speciet e dinozaurëve me jetë më të gjatë ishin më të rrezikuara nga zhdukja, ndoshta duke reflektuar se ato nuk mund të përshtateshin me kushtet e reja në Tokë”.
No comments:
Post a Comment