Wednesday, July 21, 2021

10 udhëtimet më të bukura me tren në Europë

Falë inxhinierëve që ndërtuan hekurudha në terrenet më të vështira të Europës, shumë prej nesh kanë mundësi që t’i vizitojë ato sot dhe të mbeten pa fjalë nga peizazhet që shikojnë. Në Skandinavi, linjat hekurudhore kalojnë përgjatë lumenjve të ngrirë deri në fjorde. Në Gjermani, Zvicër dhe Itali, trenat kalojnë nëpër lugina dhe Alpet e mbuluara me dëborë dhe përgjatë lumit Rin që është i rrethuar nga kështjella romantike. Shtëllungat e tymit nga trenat me avull ngrihen nga vargmalet skoceze.

Linja Highland West, Skoci

Linja West Highland në Skoci është padyshim një udhëtim piktoresk, me male të thepisura, liqene të izoluar, vijë bregdetare të thyer, Ben Nevis-in (mali më i lartë i Britanisë) dhe pamje spektakolare nga viadukti në Glenfinnan. 

Rrugëtimi: Nga Fort William në Mallaig. Distanca dhe kohëzgjatja: 41 milje (67 km), 1 orë e 30 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga qershori në gusht.

Linja Rauma, Norvegji

Mrekullohuni nga pamjet mbresëlënëse të majave të larta, faqeve të thepisura të shkëmbinjve dhe shpateve malore ndërsa kaloni mbi lumin Rauma në bordin e Linjës me të njëjtin emër në Norvegji.

Rrugëtimi: Nga Dombås në Åndalsnes. Distanca dhe kohëzgjatja:: 70 milje (114 km), 1 orë e 30 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga qershori në gusht. 

Hekurudha Bergen, Norvegji

Hekurudha madhështore e Bergen në Norvegji kalon nëpër peizazhe të thepisura malore dhe nëpër pllajën e bukur Hardangervidda deri në stacionin më të lartë të Norvegjisë, Finse në 1222m lartësi. 

Rrugëtimi: Nga Oslo në Bergen via Flåm. Distanca dhe kohëzgjatja: 342 milje (550 km), 7 orë. Koha më e mirë për të udhëtuar: Korrik ose nga nëntori në janar.

Bernina Express, Zvicër dhe Itali

Një ndër përvojat më të bukura dhe më të paharrueshme që mund të përjetoni duke udhëtuar me tren është nëpërmjet linjës hekurudhore, Bernina Express, që lidh veriun me jugun e Europës. 

Rrugëtimi: Nga Chur në Tirano. Distanca dhe kohëzgjatja: 76 milje (123 km), 4 orë. Koha më e mirë për të udhëtuar: Prill. 

Cinque Terre, Itali

Pesë fshatra shumëngjyrësh i japin Cinque Terre, një shtrirje prej 18 kilometrash vijë bregdetare të thyer, emri I së cilës do të thotë pesë vende. Shkëmbinjtë zhyten në detin Ligurian ndërsa vreshtat dhe ullishtat mbushin kodrat. Trenat rajonalë ndalojnë në të pesë fshatrat e Cinque Terre.

Rrugëtimi: Nga Levanto në La Spezia. Distanca dhe kohëzgjatja: 12.5 milje (20 km), 40 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga shkurti në tetor. 

Hekurudha Qendrore e Rinit, Gjermani

Lugina e Rinit në Gjermani ofron peizazhe romantike të cilat të largojnë nga realiteti e të bëjnë të humbasësh në botën e përrallave. Mittelrheinbahn (Hekurudha Qendrore e Rinit) ndjek bregun e majtë të lumit Rin midis Mainz dhe Koblenz.

Rrugëtimi: Nga Bingen në Koblenz. Distanca dhe kohëzgjatja: 38 milje (61 km), 50 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga shkurti në tetor. 

Hekurudha Semmering, Austri

E ndërtuar midis 1848 dhe 1854 nga më shumë se 20,000 punëtorë, Hekurudha Semmering ju ofron pamje të mrekullueshme piktoreske ndërsa treni kalon Semmering-un, që përbëhet nga 15 tunele, 16 viadukte, kthesa të panumërta dhe ura të harkuara.

Rrugëtimi: Nga Gloggnitz to Mürzzuschlag. Distanca dhe kohëzgjatja: 25.5 milje (41 km), 45 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Gjatë gjithë vitit. 


Hekurudha Centovalli, Zvicër dhe Itali

Hekurudha “Njëqind Luginat” është një spektakël i ujëvarave, pemëve të gështenjave, peizazheve të harlisura dhe vreshtave. Pjesët më interesante të këtij udhëtimi përfshijnë Urën Isorno pranë fshatit Intragna dhe grykën që lidh Intragna dhe Re-an.

Rrugëtimi: Nga Locarno në Domodossola. Distanca dhe kohëzgjatja: 32 milje (52 km), 2 orë. Koha më e mirë për të udhëtuar: Qershor – gusht.

Hekurudha Mittenwald, Austri dhe Gjermani

Hekurudha Mittenwald është një rrugë e bukur ndërkufitare që kalon nëpër liqene vezullues dhe peizazhe të bukura malore Austrisë dhe Gjermanisë. Në Garmisch-Partenkirchen, ju mund të ndryshoni trenat dhe të merrni linjën bavareze Zugspitze, e cila ngjitet deri në majën e Zugspitze, malit më të lartë të Gjermanisë, në 2,961m.

Rrugëtimi: Nga Innsbruck në Zugspitze via Garmisch-Partenkirchen. Distanca dhe kohëzgjatja: 51.5 milje (83 km), 3 orë. Koha më e mirë për të udhëtuar: Gjatë gjithë vitit. 

Glacier Express, Zvicër

Mundësi që ju të takoni një milioner, janë mbi mesataren, nëse vendosni të udhëtoni me linjën Glacier Express, midis Alpeve Zvicerane lindore dhe perëndimore, përmes peizazheve malore të pacenuara dhe dy prej rezorteve më të njohura të skive në Zvicër.

Rrugëtimi: Nga Zermatt në St Moritz. Distanca dhe kohëzgjatja: 180 milje (291 km), 7 orë e 30 minuta. Koha më e mirë për të udhëtuar: Nga nëntor në janar.

No comments:

Post a Comment