Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për Raiffeisen Bank për kreditim të pronarëve të shtëpive dhe banesave. Linjë krediti prej 5 milionë eurosh për investime për efiçiencë të energjisë së shtëpive dhe banesave Huamarrësit do të marrin deri në 20 për qind kthim të parave të investuara me sukses. GEFF bashkëfinancohet nga BE-ja, Austria dhe Korniza e Investimeve të Ballkanit Perëndimor Më shumë pronarë të shtëpive dhe banesave në Kosovë do të jenë në gjendje të investojnë për përmirësimin e efiçiencës së energjisë së shtëpive dhe banesave të tyre falë linjës së re të kreditit prej 5 milionë eurosh që Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) ka siguruar për Raiffeisen Bank Kosova.
Raiffeisen Bank do t’u japë kredi pronarëve privatë të shtëpive dhe banesave për investime për masa të efiçiencës së energjisë, si izolimi, dritaret, pompat e nxehtësisë dhe panelet diellore. Pas realizimit me sukses të projekteve, huamarrësit do to kenë të drejtë për deri në 20 për qind kthim të parave.
Financimi është pjesë e programit prej 135 milionë eurosh për Instrumentin e Finacimit te Ekonims se Gjelber (GEFF) për Ballkanin Perëndimor, i cili mbështet zgjidhjet me efiçiencë të energjisë për ndërtimin e një ekonomie më të gjelbër dhe të qëndrueshme. Programi bashkëfinancohet nga BE ne kuader te Kornizes se Investimeve per Ballkanin Perendimor dhe Ministria Fedarale e Financave te Austris.
Deri më sot, më shumë se 1,000 amvisëri në Kosovë i kanë realizuar përmirësimet e efiçiencës së energjisë në shtëpitë dhe banesat e tyre duke përdorur kreditë nga GEFF.
Neil Taylor, Shefi i BERZH-it në Kosovë, tha: “Kosova thjesht nuk duhet ta humbasë mundësinë për rimëkëmbje të gjelbër pas krizës. Jam krenar që tashmë jemi në partneritet me Raiffeisen që t’u ndihmojmë njerëzve t’i përmirësojnë shtëpitë dhe banesat e tyre dhe të kursejnë në fatura. Me mbështetjen e donatorëve tanë evropianë, synimi ynë është të nxisim një valë të rinovimeve në mbarë vendin dhe të trajtojmë problemin e shkaktuar nga cilësia e ulët e ajrit dhe ndotja.”
Robert Wright, drejtor ekzekutiv i Bankës Raiffeisen në Kosovë shtoi: “Banka Raiffeisen në Kosovë është shumë e kënaqur me bashkëpunimin me EBRD për të lëshuar 5 milionë euro kredi me qëllim të përmirësimit të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e klientëve tanë. Kjo iniciativë është po ashtu pjesë e përkushtimit të bankës ndaj të ardhmes së qëndrueshme, duke qenë se Raiffeisen Bank International është bërë banka e parë austriake e cila ka nënshkruar parimet e UN për bankim të përgjegjshëm në fillim të këtij viti”.
GEFF zbatohet nën ombrellën e Programit Rajonal per Eficence te Energjis për Ballkanin Perëndimor, financohet nga BE-ja dhe realizohet në partneritet me Sekretariatin e Komunitetit te Energjis.
Deri më sot, mbi 8,000 amvisëri në Ballkanin Perëndimor e kanë përmirësuar efiçiencën e tyre të energjisë përmes programit GEFF, me investime në projekte që kanë kontribuar për uljen e gati 12,000 tonelatave të emetimeve të CO2, e barasvlershme kjo me heqjen e 7,270 automjeteve nga rrugët.
Që nga fillimi i operacioneve të veta në Kosovë në vitin 2012, BERZH-i ka investuar 528 milionë euro përmes 77 projekteve të realizuara në vend.
No comments:
Post a Comment