Halong Bay në Vietnam është një nga atraksionet turistike më të bukura të Botës. “Halong Bay” do të thotë “ku zbret një dragon”, dhe sipas legjendës lokale, limanet e ishullit janë formuar kur dragonjtë kanë zbritur nga malet në bregdet. Me lëshimin e tyre ata kanë formuar luginat, duke përmbytur zonën dhe duke mos i lënë asgjë tjetër, veç majave të dukshme. Bay është i vendosur në bregdetin verilindor të Vietnamit dhe ka një ujë të mahnitshëm të qetë smeraldi që është shtëpi për disa ishuj të mbuluara me pyje. Ky është një vend i popullarizuar për shëtitje me anije dhe kërkuesit e shpellave. Ndoshta nuk e keni menduar kurrë Vietnamin si një destinacion eksplorimi, por Halong Bay do t’ju bëj të ndërroni mendje. Nw kwtw artikkul ju sjellim 6 arsye psed duhet vizituar ky vend.
Halong Bay është në listën e vendeve të mbrojtura nga UNESCO
Ha Long Bay u rendit e para në listën Trashëgimisë Botërore të UNESKO-s në vitin 1994, në njohjen e vlerës së tij të jashtëzakonshme universale. Në vitin 2000 Komiteti i Trashëgimisë Botërore e njohu Ha Long Bay për vlerën e tij të jashtëzakonshme gjeologjike dhe gjeomorfologjike. Prandaj Gjiri i Ha Long ka marrë dy herë statusin e Trashëgimisë Botërore për një arsye: Është vërtet piktoreske. Uji i gjelbër smerald dhe 3000 ishujt e gëlqerorëve janë vlerë.
Çdo gjë është siç e ka bërë natyra
Halong Bay është një nga vendet më të mahnitshme që ju do të shkoni në në planetin tokë. Aty çdo gjë është natyrale dhe nuk ka asgjë të shtuar ose artificiale.
Vendi i relaksit
Ky vend është ideal për njerëz që punojnë shumë dhe i ekspozohen stresit në periudha të gjata kohore. Është vendi më i mirë për tu liruar nga ngarkesa dhe të shijuarit e bukurive natyrore.Është magji në kuptimin më të saktë të fjalës.
Përvoja fantastike të lundrimit
Për një eksperiencë të paharruar zgjidhni ju duhet të zgjidhni patjetër këtë vend. Udhëtoni me një anije druri që do t’ju shpijë në pjesët më përrallore të Ha Long Bay.
Ushqimi i mrekullueshëm
Skena e kuzhinës në Ha Long Bay shpesh është lënë në hije nga ishulli shumë i popullarizuar dhe meriton më shumë se kaq, thjesht sepse ushqimi është me të vërtetë i shkëlqyer. Ju do ta keni të vështirë t’i rezistoni ushqimeve të skuqura të detit, karkalecave, okatoposit, gaforreve dhe supës delikate me hudhër dhe limon.
Përjetoni jetën e një peshkatari
Nëse do të shkoni në këtë vend, mos e lini anash mundësinë që për një ditë të përjetoni botën e një peshkatari. Aty do të gjeni shumë miq të rinj. Të kesh mundësinë për të vëzhguar dhe për të qenë pjesë e botës së tyre është interesante.
No comments:
Post a Comment