Saturday, July 17, 2021

Termocentralet ndotësit më të mëdhenjë në Ballkanin Perëndimor

Zotime të bëra me mungesë të theksuar të implementimit për të ulur emetimet e liruara nga termocentralet e vendeve të Ballkanit Perëndimor, është vlerësuar në raportin e fundit “Termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor ndotën dy herë më shumë sesa ato në BE në 2019” nga Centre for Research on Energy and Clean Air (CREA) dhe CEE Bankwatch Network. Raporti ka nënvizuar shkeljet e kufirit të lejuar të emetimeve, me theks të vecant në palët kontraktuese të Komunitetit të Energjisë, përkatësisht për nivelet e emetimeve të liruara të dioksidit të sulfurit (SO2), oksidet e azotit (NOX) dhe emetimet e pluhurit, për periudhën 2015 deri në 2019. Në dokument poashtu janë bërë krahasime me nivelet e ndotjes me 28 vendet anëtare të Bashkimit Evropian, dhe progresin e bërë nga këto të fundit për të adresuar në masë të madhe ndotjen që derivon nga flita e termocentraleve të BE, ku e njëjtë nuk mund të thuhet për vendet e Ballkanit Perëndimor.


Vendet e Ballkanit Perëndimor filluan të instalojnë masa të desulfurizimit pas afatit të përcaktuar nga direktiva përkatëse. Autorët e dokumentit kanë theksuar se 17 nga 18 termocentralet në Ballkanin Perëndimor kanë marrë përsipër obligime për të implementuar Direktivën e BE për Impiante të Djegies së Madhe (LCPD) deri ne vitin 2018.

Mirëpo, ndonëse zotimet janë bërë dhe obligimet janë marrë përsipër, nivelet e emetimeve për ndotësit nën mikroskopin e studimit nuk kanë parë ndonjë rënie. Kjo sipas raportit është për shkak se implementimi i oblgimeve ka qenë i ngadalshëm dhe jo i plotë, ku në disa raste implementimi i masave, përkatësisht pajisjeve, për desulfurizim për të arritur objektivat e uljes së niveleve ka filluar pas afatit të përcaktuar nën LCPD.

Shembull konkret është impianti Nikola Tesla A në Serbi, ku instalimi ka filluar në shkurt të 2019, ndërkaq në Tuzla 6 dhe Kakanj 7 në Bosnje dhe Hercegovinë instalimi i teknologjisë së lartë përmendur nuk ka filluar ende. Si rezultat i kësaj, autorët e raportit kanë njoftuar se emetimet e SO2 në mënyrë të përsëritur tejkalojnë limitet e emetimeve. Emetimet e SO2 nga termocentralet e qymyrit në Ballkanin Perëndimor janë dy herë më të mëdha se ato të BE-së

Tutje, për periudhën 2015 – 2019, në raport ësthë nënvizuar se emetimet të SO2 në 18 termocentralet e thnëngjillit janë dy herë më të mëdha se sa emetimet totale të SO2 të 221 termocentraleve të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Mirëpo, nuk ishte gjithmonë kështu.

Sipas të dhënave të paraqitura në studim, në vitin 2015 emetimet e SO2 nga thëngjilli në BE ishin vetëm 20% më të larta se ato në Ballkanin Perëndimor, duke treguar më së miri se adresimi adekuat dhe serioziteti drejt kësaj cështje ka ndikuar në përmirësim të situatës.

Raporti ka theksuar se ulja e ndotjes që është parë për periudhën e mbuluar të raportimit, 2015-2019, në masë të madhe i atribuohet edhe mbylljes së 30 termocentraleve në BE që nga viti 2016, dhe pajtueshmërisë për të vendosur teknologji që ulë ndotjen e SO2 nga termocentralet ende funksionale.

Ndërkaq, në anën tjetër nivelet e emetimeve të SO2 nga termocentralet e Ballkanit Perëndimor nuk kanë shënuar rënie, ndonëse direktiva LCPD ishte pjesë qendrore e Traktit të Komunitetit të Energjisë, që nga nënshkrimi i kësaj të fundit në vitin 2005.

Kjo lë të kuptojë se vendet kanë pasur dymbëdhjetë vjet në dispozicion për t’u përgatitur për afatin e zbatimit të janarit 2018, por shumica nuk bënë pothuajse asgjë, është theksuar në raport.

Brenda pesë viteve Kosova dyfishon nivelet e emetimeve të SO2

Duke konsideruar se dokumenti në masë të madhe ishte fokusuar në emetimet e dioksidit të sulfurit (SO2) në Ballkanin Perëndimor, të dhënat e mbledhura tregojnë se katër nga pesë vendet e BP përbëjnë listën e top 10 vendeve me emetimet më të mëdha të SO2 nga termocentralet e thëngjillit.

Mirëpo, raporti poashtu ka sqaruar se edhe vende anëtare dhe fuqi të mëdha ekonomike të BE poashtu janë rankuar si ndër ndotësit më të mëdha për vitin 2019. Fjala është për Polonin dhe Gjermaninë, të cilët janë rankuar si vendi i katërt dhe i pestë për emetime të SO2 për vitin 2019.

Sidoqoftë, të dhënat shpalosin se Serbia përbënë kryesuesin e listës për nga emetimet e liruara të SO2, ku sipas raportit kjo e fundit liron pothuajse tre herë më shumë emetime se sa Polonia apo Gjermania.

Në këtë spektër Kosova rënditet në vendin e 12 për nga emetimet e SO2, nga 25 vendet e marrë për modelim të studimit.

Mirëpo, sasia e liruar prej 14,200 tonë në vitin 2019 përbënë një dyfishim të emetimeve në krahasim me vitin 2015.

Termocentralet e Serbisë përgjegjëse për ndotje më të madhe se e tërë flita e termocentraleve në Poloni dhe Gjermani

Sipas të dhënave, disa nga termocentralet në rajon ishin përgjegjëse për më shumë emetime sesa flita totale të qymyrit në shumë vende të BE.

Duke konsideruar se Serbia ishte vendi me emetimet më të larta në 2015 dhe 2019, duke liruar 320,000 ton në 2019, 93,200 tonë të emisioneve SO2 nga njësia Nikola Tesla A i Serbisë tejkaluan emetimet totale të vendit më të lartë të emetimit të BE-së, Polonisë.

Së bashku me njësinë tjetër Nikola Tesla B, ky numër është rritur në 172,100 ton duke qenë përgjegjës për më shumë se emetimet totale të Polonisë (88,500 ton) dhe Gjermanisë (79,200 ton) së bashku.

88,300 tonë emisione SO2 nga termocentrali më ndotës i Bosnjës dhe Hercegovinës, Ugljevik, ishin më të larta se të gjitha emetimet SO2 të Gjermanisë dhe gati ekuivalente me të gjitha emetimet SO2 të Polonisë.

Në bazë të shifrave për ‘emetime të liruara për energji të prodhuar’, Bosnja dhe Hercegovina rënditet e para në Evropë

Përveç të tjerash, raporti poashtu ka shpalosur të dhënat për emetimet e termocentraleve të rajonit për ndotës si NOx dhe pluhurit.

Në bazë të të dhënave të mbledhuar, autorët e raportit kanë rënditur termocentralet që lirojnë ndotjen më të madhe për energjinë e prodhuar, pra në bazë të raportit ton të SO2, NOx dhe pluhur për GWh të prodhuar.

Në këtë mënyrë, për emetimet e SO2 në krahasim me energjinë e fituar nga operimi, termocentralet më ndotëse në Ballkanin Perëndimor ishte padyshim Ugljevik, në Bosnje dhe Hercegovinë me 50 ton për GWh të prodhuar, në vitin 2019.

Sipas raportit kjo përbënë një kontrast të theksuar me ndotësinë më të madh të Bashkimit Evropian, Bełchatóë të Polonisë, që ka emetuar vetëm 1.1 ton të SO2 për GWh të prodhuar.

Ndërkaq, në Bosnje dhe Hercegovinë, gjindet edhe ndotësi i dytë më i madh për nga emetimet e SO2 të liruara për energji të prodhuar, me Kakanji që liron 38.1 ton SO2 për GWh energji të prodhuar.

Afër pas ishin Pljevlja, në Mal të Zi dhe Manastiri, në Maqedoninë e Veriut, të dy me 33.5 ton për GWh.

Kosova A e treta në Evropë për ka ndotja e NOx, ndërsa Kosova B e treta për nga ndotja e pluhurit

Ndërkaq, sa i përket emetimeve të NOx të liruara për energji të prodhuar, Kakanj dhe Oslomej sërish okupojnë vendin e parë dhe të dytë, respektivisht, me 3.9 dhe 3.8 ton NOx të liruara për GWh të prodhuar.

Mirëpo, raporti nënvizon se termocentrali më i vjetër operues në Kosovë, Kosova A, rënditet si e treta për nga emetiemt e NOx të liruara për GWh të prodhuar.

Sipas të dhënave Kosova A liron 3.3 ton të NOx për GWh të prodhuar, i ndjekur nga Pjevlja me 3.2 ton NOx për GWh.

Ndërkaq, sa i përket emetimeve të pluhurit për energji të prodhuar, 50 ton pluhur për GWh energji të prodhuar nga njësia Kolubara A e termocentralit në Serbi bënë që të rënditet e para në këtë kategori.

Tutje, vendi i parë përcillet nga Oslomej, ndonëse ndotja e këti të fundit nuk përbënë as gjysmën e Kolubara A, me 2.1 ton pluhur për GWh të gjeneruar.

Megjithatë, Kosova me anë të termocentralit Kosova B, sërish zënë një ndër tre vendet e para për nga ndotja e njërit prej elementeve më ndotës të liruar nga operimi i termocentraleve të qymyrit.

Sipas të dhënave të shpalosura në raport, Kosova B rëndiet si e treta me 1.2 tonë pluhur për GWh energji të prodhuar.

Raporti nënvizon që Kosova ka shpenzuar shumë kohë vetëm për të dështuar në zëvendësimin e projekteve të thëngjillit

Në pëfundim, raporti padyshim nënvizon që disa nga këto impiante me ndotjen më të lartë për prodhim janë jashtëzakonisht të vjetra dhe duhet të mbyllen.

Mirëpo, raporti ka theksuar specifikisht se për situatën në Kosovë, qeveritë e kaluara janë zotuar disa herë në lidhje me mbylljen e termocentralit Kosova A, mirëpo kanë dështuar që të bëjnë këtë të fundit.

Tutje, raporti poashtu kritikon kohën e tepërt të shpenzuar në një projekt të dështuar të zëvendësimit të qymyrit në vend të instalimit të kapacitetit të mjaftueshëm të energjisë së rinovueshme dhe zvogëlimit të harxhimit të energjisë.

Vazhdimi ‘me biznes si zakonisht’ nuk është më një opsion, ka nënvizuar raporti.

Në këtë mënyrë, duke marrë parasysh mungesën apo vonesën e implementimit të masave adekuate për të adresuar emetimet e liruara të këtyre ndotësëve nga flita e termocentraleve të Ballkanit Perëndimor, autorët e raportit kanë parashtruar disa rekomandime për adresuar ato.

Rekomandimet për Ballkanin Perëndimor:
  • Të merren masa disiplinore dhe / ose ligjore kundër operatorëve të impianteve që nuk marrin masa për të rregulluar ndotjen e impianteve të qymyrit,
  • Të sigurohet pajtueshmëria me orët e funksionimit për impiantet që janë nën regjimin e zgjedhjes së Uzinës së Djegies së Madhe – 20,000 orë midis janarit 2018 dhe 31 dhjetorit 2023, pas së cilës impianti do të mbyllet,
  • Të hartohen plane reale për largimin e qymyrit për të siguruar mbylljen e impianteve të vjetëruar sa më shpejt të jetë e mundur,
  • Për impiantet që kanë nevojë të operojnë edhe për disa vite të tjera, duhet të sigurohet pajtueshmëria me Planet Kombëtare të Reduktimit të Emetimeve,
  • Për impiantet që kanë nevojë të operojnë për disa vite të tjera, të sigurohet kontrolli i ndotjes, siç janë desulfurizimi, vendosja e pajisjeve dhe fuksinionimi i tyre në mënyrë që të sigurohet pajtueshmëria,
  • Instalimi i pajisjeve më efikase të kontrollit të ndotjes për impiantet që pritet të qëndrojnë në punë për disa vite më shumë, duke iu përmbajtur standardeve të dokumenteve të referencës LCP më të mira në dispozicion (BREF) 2017, sesa standardeve më të ulëta të përcaktuara në LCPD.



Burimi i informacionit: https://kosovo.energy/

No comments:

Post a Comment