Projekti i parë është në fushën e eficencës së rinovueshme. Më konkretisht, projekti mundëson gjenerimin e burimeve për energji efiçiente dhe promovon përdorimin e energjisë së ripërtërishme në komunën e Ferizajt, duke shërbyer si model në gjithë vendin. Katër institucione arsimore publike (3 shkolla: “Kuvendi i Arbërit”, “Gjon Serreqi”dhe “Jeronim de Rada” dhe 1 çerdhe: “Ardhmëria Jonë”, ne Ferizaj do të përfitojnë drejtëpërdrejt përmes instalimit të sistemeve fotovoltaike për gjenerimin e energjisë efiçiente. Për më tepër, projekti vetëdijeson të rinjtë dhe të rejat e komunës së Ferizajt për mundësitë që ofron përfshirja në sektorin e energjisë së ripërtërishme dhe në aktivitetet për mbrojtjen e ambientit.
Projekti i dytë ka të bëjë me Prioritetin 2 të Thirrjes: “Inkurajimi i turizmit dhe trashëgimisë kulturore dhe natyrore”. Ndër të tjera aktivitete, projekti mundëson restaurimin dhe konservimin e njërit prej objekteve më të vjetra në komunën e Ferizajt, ish shkollës “Jerondim de Rada”, duke e adaptuar atë në qendër të trashëgimisë kulturore, me funksionalizimin adekuat të ambienteve përcjellëse.
Të dy projektet, secili në vlerë prej 480,000.00 EURO, jane pjesë e thirrjes për bashkëpunim ndërkufitar midis Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut.
No comments:
Post a Comment