Në hidrografinë e Alpeve bëjnë pjesë 33 liqene me origjinë akullnajore, pjesa më e madhe e të cilave është në tharje e sipër, veçanërisht ato që shtrihen në terrene gëlqerore. Pikërisht për këtë arsye grupi me i madh i liqeneve (15) shtrihet ne territorin e Doberdol-Sylbicës (zona e Gashit), kurse në territorin gëlqeror të Jezercës gjenden vetëm pesë liqene. Midis këtyre liqeneve ndër më të mëdhenjtë është Liqeni i madh i Sylbicës, që shtrihen në Alpet Lindore. Liqenet akullnajore të Sylbicës ndodhen në lartësinë mbi 1900 metra lartësi mbi detare, në luginën e malësisë së Gashit, Kukës. Në këtë luginë ka morena dhe tetë liqene akullnajore, me gjatësi deri 1000 deri në 1500 metra, gjerësi 100 deri në 250 metra dhe sipërfaqe rreth 40 hektarë.
Liqeni më i madh është ai i Sylbicës. Kanë ujë të pastër si kristali dhe të ftohtë. Gjatë dimrit ngrijnë në sipërfaqe. Kanë një botë të gjallë të larmishme dhe formojnë një ekosistem interesant të liqeneve alpinë. Kanë vlera shkencore (gjeologjike, gjeomorfologjike, hidrologjike, biologjike), estetike. Edhe tani në Korrik, disa nga këto liqene kanë ende borë përreth tyre.
No comments:
Post a Comment