Dy
zogj të vegjël të llojit Lejleku i Zi (Ciconia nigra) prania e të cilëve në
trojet shqiptare është identifikuar për herë të parë këtë vit janë unazuar sot.
Këtë janë zogjët e parë të këtij lloji që unazohen në Kosovë, dhe unazimi i
tyre është realizuar në folenë e tyre që ndodhet në një lokalitet në Komunën e
Kamenicës. Ky aktivitete është realizuar si bashkëpunim në mes të Institutit të
Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës dhe Shoqatës së Fotografëve të Jetës së Egër në
Kosovë, përkatësisht nga Dr.sc.Qenan Maxhuni nga IKMN dhe Arian Mavriqi e
Besnik Jakupi, fotograf të jetës së egër nga Kamenica.
Unazimi
i lejlekëve është aktivitet i rëndësishëm sepse në bazë të shifrave (kodeve) që
mbajnë unazat konfirmohet që këtë janë lejlekë të Kosovës. Unazat e përdorura për
këtë aktivitet janë donacion nga Instituti MaxPlanck për Ornitologji i
Gjermanisë, me të cilin IKMN ka bashkëpunim në këtë fushë.
Vitin
tjetër planifikohet, që këtyre zogjëve t`u vendosen edhe GPS për të përcjëllë
lëvizjen dhe shtegetimin e tyre. Në kuadër të aktivitete tjera Shoqata e
Fotografëve të Botës së Egër në Kosovë, planifikon të bëjë edhe regjistrime me
kamerë nga momentet e kthimit të zogjëve në Kosovë nga shtegtimi, rregullimi i
qerdhes, çeljen e vezëve e deri tek momenti kur nisen ata për shtegtim.
No comments:
Post a Comment