Saturday, July 17, 2021

Japonia synon rritje prej 70% të energjisë së ripërtëritshme deri në 2030

Ministria e Industrisë së Japonisë ka bërë të ditur se deri në vitin 2030 ajo synon që të rrisë për 70% prodhimin energjetik nga burimet e energjisë së ripërtëritshme nga nivelet fiskale të vitit 2019. Kjo iniciativë është pjesë e objektivit të qeverisë për ulur emetimet e gazrave serrë gati për gjysmë. Në këtë mënyrë, një panel i ekspertëve është takuar këtë javë për të diskutuar masat specifike për të fuqizuar energjinë e ripërtëritshme, sidhe për të ulur emetimet e gazrave serrë me 46% deri në vitin fiskal 2030. Ekspertët kanë theksuar se panelet solare në gjysmën e objekteve publike të vendit do të gjeneronin 7.5 miliardë kilovat për orë.


Ndërkaq, sisteme të paneleve solare në aeroporte do të ishin përgjegjëse për rreth 2.8 miliard kilovat për orë energji elektrike. Në anën tjetër, burime të të tjera të energjisë së ripërtëritshme mund sigurojnë deri në 312 miliard kilovat për orë deri në 2030. Mirëpo, disa ekspertë kanë nënvizuar se këto masa mund të mos jenë të mjaftueshme për të arritur objektivin e përcaktuar, teksa ministria e industrisë ka theksuar se do të përpilonte një plan bazë të rishikuar të energjisë më vonë këtë muaj.

No comments:

Post a Comment