Makina hibride kërkojnë shumë më pak karburant se llojet e tjera të makinave, përveç tjerash minimizojnë dhe ndotjën e ajrit. Një makinë hibride harxhon sa gjysma e makinave tjera, nëse më parë, për të bërë 100 km, brenda në qytet, duhej llogaritur shpenzimin për të paktën mbi 8 apo 10 litra, ndërsa me makinë hibride është 4 apo 5 litra. Përparësia e këtyre makinave është se ato ruajnë ambinetin nga dotja e mjedisit dhe të kemi një ambient më të paster, pasi konsumi i ulët i kraburantit bashkë me motorin e ri nuk lejojnë nxjerrje të gazrave dhe ndotja është minimale. Llojet e këtyre makinave në botën perëndimore përdoren si një armë ekologjike për të luftuar ndotjen e tepërt të ajrit.
Makina hibride ka këtë funksion:
Teknologjia hibride bazohet në një motor tradicional me djegie të brendshme. Cdo makinë është e përbërë nga një bateri e madhe elektrike. Në momentin e ndezjes së makinës, e cila arrihet duke vënë në punë motorin me anë të benzinës, dhe vendoset në marshin e parë, makina fillon të lëvizë nga vëndi, deri në 60 km/orë.
Makina fillon të përdorë vetëm baterinë, ndërkohë motori normal është i fikur dhe nuk punon. Pasi kapërcehet ajo shpejtësi,ateherë motori nis të punojë. Në këto momente bateria, kthehet në një bateri të zakonshme dhe fillon të punojë vetëm motori i benzinës. Modelet e reja të makinave janë të pajisura me etiketa të koduara me ngjyra të dallueshme, të ngjashme me ato të përdorura në lavatriçe dhe frigoriferë, janë shfaqur tashmë në dyqanet e makinave që tregojnë se sa CO2 lëshojnë për kilometër.
Bateria e makines hibride
Bateria e makinave hibride është unike. Kjo për faktin se për ta rikarikuar atë, nuk nevojiten as kablla elektrik, dhe as ndonjë gjë tjetër specifike nga jashtë. Në momentin e përdorimit të baterisë, ajo jo vetëm që punon, por edhe vetërikarikohet. Për faktin se rikarikimi i saj vjen si rrjedhojë e lëvizjes së rrotave të makinës. Kjo lëvizje së bashku dhe me proçese të tjera specifike, mundësojnë edhe rikarikimin e plotë të baterisë. Kjo gjë bën dallimin edhe midis baterive të tjera të zakonshme të makinave, të cilat shërbejnë vetëm për disa pjesë të makinave dhe jo për lëvizjen e plotë të saj pa motorr të ndezur. Gjithashtu bën diferencën me makinat elektrike. Makinat elektrike, të cilat kanë një bateri që i vë në lëvizje, por ato nuk karikohen me një spinë me korent. Në makinat elektrike, motorri është krejtësisht elektrik dhe ai duhet të rikarikohet pas mbi 100 kilometrave. Rikarikimi është i thjeshtë, të mjafton një prizë dhe një kabull. “Makinat hibride ofrojnë një garanci prej 9 vitesh ,garanci kjo e cila tregon edhe fortësinë e baterisë. Pas nëntë vitesh, bateria duhet ndërruar.
Avantazhet nga përdorimi i makinave hibride:
- Makina hibride ka një motor që nuk bën zhurmë.
- Makina hibride nuk prodhon asnjë grimcë dioksidi të karbonit në atmosferë.
- Produkti i vetëm që nxjerr, është uji.
- Motori i makinës punon shumë më mire se motori i makinave me djegie të brendshme.
- Një nga përparësitë më të mëdha të makinave hibride,është se nuk kërkojnë pajisje të reja per te furnizuar makinen me karburant.
- Shpejtësia është më e madhe.
Burimi i informacionit: akm.gov.al
No comments:
Post a Comment