Thursday, July 29, 2021

29 Korriku Dita Ndërkombëtare e Tigrave

Dita Ndërkombëtare e Tigrave festohet çdo vit, më 29 korrik, me qëllim të përhapjes së vetëdijes për ruajtjen dhe promovimin e mbrojtjes së tigrave. Për herë të parë kjo ditë u shënua në vitin 2010, në Samitin e Tigrave, në Rusi, ku po në të njëjtin vend u bë një deklaratë që qeveritë e vendeve të populluara me tigra të dyfishojnë numrin e tyre deri në vitin 2020.

Tanimë, dihet se numri i tigrave është nën rënie të vazhdueshme, më pak se 100 vjet më parë, tigrat mund të gjendeshin në të gjithë Azinë, kurse tani nga pakujdesia dhe gjuetia e paligjshme numri i tyre është zvogëluar dukshëm.

Jetëgjatësia mesatare e një tigëri  të egër është nga 10 deri në 15 vjet,  megjithatë, në raste të rralla, ai mund të jetojë deri në 26 vjet.

No comments:

Post a Comment