Sunday, December 27, 2020

Reduktimi i djegies se lëndëve fosile kusht kryesore per reduktimin e emetimit te gazrave sere

Ndryshimi i klimës po ndodh tani dhe pritet të vazhdojë. Zbutja, duke parandaluar ose zvogëluar emetimin e gazrave serë në atmosferë, mund të bëjë që ndikimet e ndryshimit të klimës të jenë më pak të rënda. Për të siguruar që BE po bën pjesën e saj të ndershme për të ndihmuar në uljen e emetimeve globale, Agjencia e Mjedisit  te Evropes, mbledh të dhëna për përparimin e vendeve evropiane dhe i vë këto informacione në dispozicion të politikëbërësve, studiuesve, gazetarëve dhe publikut.

Ndotja nga zhurma një nga shqetësimet më të mëdha për shëndetin mjedisor në Evropë

Zhurma e trafikut rrugor, hekurudhor dhe ajror, cilësuar si shkaku i dytë më të rëndësishëm të shëndetit vetëm pas ndotjes së ajrit. Ndotja nga zhurma është një shqetësim i madh për shëndetin mjedisor në Evropë. Shkaktohet nga zhurma që vjen nga një larmi burimesh dhe është gjerësisht e pranishme jo vetëm në mjediset më të ngarkuara urbane, por gjithnjë e më shumë në mjedise dikur natyrore.  Efektet e pafavorshme mbi ata që janë të ekspozuar ndaj ndotjes nga zhurma përfshijnë kërcënime për mirëqenien e popullatave njerëzore, përkeqësimin e shëndetit dhe shpërndarjen e jetës së egër në tokë dhe në det, aftësitë e ulura të fëmijëve tanë për të mësuar si duhet në shkollë dhe çmimin e lartë ekonomik shoqëria duhet të paguajë si rezultat. 


Bill Gates, ndryshimet klimatike më vdekjeprurëse se COVID19

Në blogun e tij, miliarderi amerikan Bill Gates ka paralajmëruar për rrezikun e ndryshimit klimatik, duke theksuar se viktimat në njerëz dhe shpenzimet financiare në të ardhmen do të mund të ishin më të mëdha sesa ato që i ka shkaktuar coronavirusi. Bill Gates prej vitesh ka paralajmëruar për rrezikun potencial të një virusi vdekjeprurës që do të mund t’ua merrte jetën miliona njerëzve, duke bërë me dije se mund të vie deri te një pandemi që do ta ngrinte në këmbë botën.

Parku Kombëtar Bryce Canyon një koleksion amfiteatrash gjigandë natyrorë

Parku Kombëtar Bryce Canyon është një park kombëtar amerikan i vendosur në jugperëndim të Utahut. Karakteristika kryesore e parkut është Bryce Canyon, i cili përkundër emrit të tij, nuk është një kanion, por një koleksion amfiteatrash gjigandë natyrorë përgjatë anës lindore të Paunsaugunt Plateau. Bryce është karakteristikë për shkak të strukturave gjeologjike të quajtura hoodoos, të formuara nga acarimi i ajrit dhe erozioni i rrjedhës së lumenjve dhe shkëmbinjve sedimentarë të shtratit të liqenit. 

Portugalia heton vrasjen e qindra kafshëve të egra

Portugalia ka hapur hetime lidhur me vrasjen masive të 540 kafshëve të egra, kryesisht drerë dhe derra të egër, që mendohet të jenë kryer nga gjuetarë spanjollë. Nënkryetari i bashkisë Azambuja, të qarkut të Lisbonës ku ndodhi gjuetia, tha për transmetuesin portugez TVI24 se kafshët ishin në një zonë të rrethuar dhe nuk kishin “ku të iknin”. “Ajo që ndodhi ishte një masakër”, tha Silvino Lúcio.

Monday, December 21, 2020

Bideni prezanton ekipin e tij për mjedis, sinjalizon se ndryshimet klimatike do të jenë prioritet

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden ka prezantuar ekipin e tij për mjedis dhe energji, duke thënë se ata do të jenë pjesë e “planit ambicioz për të adresuar kërcënimin ekzistencial të kohës sonë-ndryshimet klimatike”.Duke folur në një ngjarje të organizuar në Uillmington të Delauerit, Biden tha se ndryshimet klimatike dhe çështjet mjedisore do të jenë pjesë qendrore e administratës së tij. “Jemi në krizë. Njëjtë sikurse që duhet të jemi të bashkuar për t’iu përgjigjur COVID-19, ne duhet të jemi të bashkuar për t’iu përgjigjur ndryshimit të klimës”, tha ai.

Sunday, December 20, 2020

Udhëzuesi për të drejtat e njeriut ndaj mjedisit në Kosovë

Ky dhëzues është përmbledhje e dispozitave të përzgjedhura ligjore nga dokumente ligjore të cilat adresojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës në raport me mjedisin jetësor të tyre. Ky dokument është i organizuar në shtatë (7) kapituj dhe merr për bazë të drejtat e përcaktuara nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut për të cilat Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut përmes praktikës gjyqësore ka vërtetuar se ndërlidhen me mjedisin jetësor.

Publikohet raporti i treguesve mjedisorë

Vlerësimi i gjendjes së mjedisit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i bazuar në të dhëna relevante. Është shumë e rëndësishme që gjendja e mjedisit të përcillet për një kohë më të gjatë me qëllim që të shihen trendët e zhvillimit në sektorin e mjedisit dhe ndikimet që vijnë nga sektorët zhvillimorë. Një prej formave më të pranueshme dhe më efikase për të bërë vlerësimin e gjendjess ë mjedisit për një periudhë më të gjatë kohore është përdorimi i treguesve mjedisor. Një vlerësim i tillë vë në pah trendët e gjendjes së mjedisit, presionet që i bëhen mjedisit, forcat shtytëse që sjellin ndikimet në mjedis por edhe efikasitetin e politikave mjedisore në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.

Marrëveshja e Parisit, 5 vjet pas!

Nga: Dr. Zeqir Veselaj, ligjërues i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës

U mbushën 5 vjet nga data e aprovimit të Marrëveshjes së Parisit, një proces ky shumë i vështirë i negociatave mes shteteve.

Shtete më të fuqishme e përkrahën e  më pas 195 shtete nënshkruan marrëveshjen e cila synon mbajtjen nën kontroll të rritjes së temperaturës globale nën 1.5oC. Disa e pritën si shpëtim për njerëzimin, të tjerët e panë me skepticizëm në vazhdën e shumë të tjerave që nuk po japin rezultat në luftën kundër ndryshimeve klimatike. Këtë skepticizëm e shtuan sidomos zhvillimet politike në shtetin më të fuqishëm të botës SHBA.

Emigrimet e popullsisë dhe pandemia

Nga: Sami Behrami, Doktor i shkencave të gjeografisë- demografisë.

Me rastin e 18 dhjetorit- Ditës Ndërkombëtare të Migrimeve

Pandemia Covid-19, si shumë pandemi para saj, nuk është vetëm një kërcënim shëndetësor, por ndikon në funksionimin e pothuajse të gjitha sferave të jetës. Covid-19 ka krijuar sfida të jashtëzakonshme dhe unike për Kosovën, Evropën dhe në gjithë botën, duke përfshirë të gjitha sferat e jetës pa përjashtuar këtu edhe migrimet e popullsisë. Migrimet janë dukuri e shoqërisë njerëzore që nga kohët antike e deri më sot, me arsye dhe pasoja të ndryshme. Arsyet më të shpeshta të migrimeve janë: luftërat, krizat socio-ekonomike, politike etj. Njerëzit lëvizin edhe në kërkim të një jete më të mirë, edhe atë kryesisht grupmoshat e reja dhe të moshës së mesme.

Arkitektura nënujore apo qyteti i së ardhmes!

Gjatë gjithë historisë, përmes nevojës së tij për civilizim, njeriu ka krijuar ndërtesa që konsumojnë burime. Rrokaqielli modern është mishërimi i këtij konsumi të pangopur të burimeve, përmes grupimit në një ventdtë aktiviteteve njerëzore  si puna, loja, pushimi etj. Kjo ka bërë që e ardhmja e jonë ekologjike te jetë e zymtë dhe e pa prespektivë.

Mirëpo së fundi, si një reagim ndaj rrokaqiejve modernë dhe dilemave të tij, mendjet e shquara të botës kanë krijuar shumë variacione të rrokaqiejve ekologjik. E fundit është ndërtesa nënujore apo qyteti i detit.

Thursday, November 19, 2020

Kosova në Rrjetin Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit

Pas një angazhimi të vazhdueshëm të Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, në kuadër të programit të bashkëpunimit me Agjencinë e Mjedisit të Evropës, dhe me mbështetje të projekteve nga donatorët, Kosova ka arritur të bëhet pjesë e Rrjetit Evropian të Indeksit të Cilësisë së Ajrit. Në kuadër të këtij rrjeti, krahas të dhënave të monitorimit nga të gjitha vendet e Evropës, tani prezantohen të dhënat në kohë reale edhe nga stacionet e rrjetit nacional të Kosovës për monitorimin e cilësisë së ajrit. Të dhënat ofrohen për 12 stacione dhe përfshijnë 5 parametrat kryesorë të cilësisë së ajrit: Grimcat PM10, Grimcat PM2.5, Oksidin e Azotit (NO2), Ozonin (O3) dhe Dyoksidin e Sulfurit (SO2). 


Wednesday, November 18, 2020

Taksa ekologjike që kurrë nuk kontribuoi për mjedisin!

Nga: Nora Simitçiu, Ekologe 

Raporti i Komisionit Europian deklaron se edhe këtë vit autoritetet e Kosovës kanë dështuar të miratojnë dhe zbatojnë masa për të përmirësuar cilësinë e ajrit duke ardhur në përfundimin që ky dështim përbën një kërcënim të madh për shëndetin e popullatës. Edhe pse Kosova ka nevojë të madhe për investime ekologjike meqenëse sot ballafaqohet me ndotje të pakontrolluar nga termocentralet e vjetruara dhe emetimet toksike që vijnë nga burime të shumta, qeveritë e ndryshme për vite me radhë kanë dështuar të zbatojnë intervenime të qëndrueshme edhe pse në dispozicion kanë pasur buxhet specifik i cili ka rrjedhur nga taksa ekologjike. 


Sunday, November 15, 2020

A jemi gati për Agjendën e Gjelbër Evropiane?

Nga: Afrim Berisha, Dr. i Shkencave Mjedisore

Këto ditë në Samitin e Sofjes, vendet e Ballkanit Perëndimor nën patronatin e Bashkimit Evropian, nënshkruan “Agjendën e Gjelbër”, një marrëveshje që synon përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit dhe kalimin në një ekonomi të gjelbër për vendet e rajonit. Kjo marrëveshje e shoqëruar edhe me një udhëzues për zbatim, konsiderohet si një katalizatorë drejt zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik të rajonit dhe fuqizimit të mbrojtjes së mjedisit, duke shtyrë përpara përpjekjet për dekarbonizimin dhe tranzicionin e energjisë së pastër deri në vitin 2050. Në fjalën e tij gjatë Samitit, Zëvendës Presidenti i Bashkimit Evropian, Jozef Borel tha ndër të tjera se: “Ballkani Perëndimor është në zemër të Evropës dhe e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. Kjo është arsyeja pse angazhimi ynë ka qenë, dhe mbetet, kaq i fortë. Ne kemi një interes të përbashkët në integrimin e Ballkanit Perëndimor dhe në rritjen e prosperitetit, drejtësisë dhe sigurinë e tyre ".

Formacionet e pazakonta të borës në Ande

Penitenti ose Nieves Penitentis është emri për formacionet e pazakonta të borës që mund të gjenden në lartësi jashtëzakonisht të larta mbidetare. “Penitenti “ është fjalë spanjolle e cila përshkruan kapelën me cep të Nazaretasve, gjegjësisht atyre që pendohen për mëkatet e bëra. Charles Darwini është i pari që ka përshkruar dhe përmendur Penitentet në vitin 1839. Ai i ka vërejtur këto formacione të pazakonta në malet pranë Piuquenes Pass, në rrugën nga Santiago për në Kili kah qyteti argjentinas Mendoza.

Gouffre Berger, një prej shpellave më të thella në botë

Gouffre Berger është një shpellë në Francë, për të cilën – deri në vitin 1963, mendohej se ishte shpella më e thellë në botë. Pika më e thellë e kësaj shpelle, që është matur deri më tash, është 1.191 metra, ndërkaq, sipas të dhënave të fundit, kjo shpellë është e 28-ta më e thellë në botë dhe e katërta më e thellë në Francë.

Krateri Pingualuit – Syri i Kristaltë i Nunavikut

Në majën më të lartë të Quebec-ut verior, në Arktikun kanadez, gjendet një krater me formë të përkryer të rumbullakët, përplot me ujë të pastër si kristali – e që mund të shihet edhe nga Gjithësia. Krateri Pingualuit, nga banorët lokalë njihet dhe me emrin Syri i Kristaltë i Nunavikut. Ky krater është formuar kur një meteor e kishte goditur Tokën para 1.4 milion vjetësh, që e bën atë një prej liqeneve më të vjetra në hemisferën perëndimore.

Kazuari i madh, shpendi më i rrezikshëm në botë

Sipas Librit të rekordeve botërore Guinnes, Kazuari i madh/kazuari australian apo kazuari jugor (latinisht: Casuarius casuarius)është shpendi më i rrezikshëm në botë. Shpendi i tretë më i madh në botë dhe një prej shpendëve më të rënda, kazuari i madh mund të rritet deri në 2 metra (gjatësia mesatare 127-170 cm), meshkujt ndërkaq, mund të peshojnë deri në 55 kg, ndërsa femrat deri në 76 kg. Kthetrat e tyre, të mprehta si shpata, janë të gjata deri në 12 cm, ndërsa kazuari është dhe shpendi i vetëm në botë që ka një lloj helmete mbrojtëse në kokë – e cila e mbron atë derisa vrapon nëpër pyll. Po ashtu duhet shtuar se, ky lloj shpendi mund të vrapojë me shpejtësi deri në 50 kilometra në orë. 


Shkretëtira e njelmët, fenomeni gjeologjik më unik në botë

Dasht-e Kavir, e njohur si shkretëtira e madhe e njelmët, gjendet në mes të rrafshnaltës iraniane, rreth 300 kilometra larg Teheranit. Kjo shkretëtirë është e gjatë 800 km dhe e gjerë 320 km, ndërsa njihet si fenomen gjeologjik – pasi që përbëhet nga formacionet e baltës dhe moçalet e njelmëta.  Para miliona vjetësh kjo zonë ka qenë e mbuluar me oqean, ndërsa kur oqeani kishte shterruar, ai kishte lënë pas vetes shtresën e kripës të trashë 6-7 km. Me kalimin e kohës ndërkaq, kripa u mbulua me shtresën e trashë të baltës. Dhe, pasi që kripa ka dendësinë e vogël, gjatë viteve – ajo ka dalë në sipërfaqe, duke krijuar kupola të njelmëta. 


Sunday, October 11, 2020

Çfarë thotë Raporti i progresit i BE-së, për mjedisin në Kosovë?

BE promovon një veprim të fuqishëm klimatik, zhvillim të qëndrueshëm dhe mbrojtje të mjedisit.  Ligji i BE-së përmban dispozita që adresojnë ndryshimin e klimës, cilësinë e ujit dhe të ajrit, menaxhimin e mbeturinave, mbrojtjen e natyrës, ndotjen industriale, kimikatet, zhurmën dhe mbrojtjen civile. 

Kosova është në një fazë të hershme të përgatitjes për mjedisin dhe ndryshimin e klimës.  Progres i kufizuar është arritur gjatë periudhës së raportimit. Kishte disa përmirësime në raportimin mjedisor dhe monitorimin e cilësisë së ajrit.  Nevojitet vullnet më i fortë politik për të adresuar degradimin e mjedisit dhe sfidat e ndryshimit të klimës.  Shumë rekomandime nga raporti i mëparshëm janë ende në pritje.

Mungon mbrojtja adekuate për llojet e rrezikuara

Më shumë se 75% e specieve të kërcënuara nuk kanë mbrojtje adekuate. Një studim i ri nga Universiteti i Queensland ka zbuluar se nëse qeveritë dështojnë të respektojnë zotimet e tyre sipas Konventës për Diversitetin Biologjik, pasojat mund të jenë shkatërruese. Një ekip shkencëtarësh i udhëhequr nga Dr. Sean Maxwell dhe Profesor James Watson rishikuan përpjekjet kombëtare për ruajtjen e zonave, duke përfshirë zonat e mbrojtura.

Aeroplanë me emetime zero deri në vitin 2035

Airbus po synon të vendosë në shërbim aeroplanin e parë tregtar në botë me energji hidrogjeni deri në vitin 2035, tha CEO Guillaume Faury. Hidrogjeni është një karburant i pastër, që lëshon vetëm avull, por nëse është i gjelbër varet nga gjurma e karbonit e karburanteve që përdoren për ta prodhuar atë. Franca dhe vendet e tjera evropiane po investojnë miliarda euro në zhvillimin e hidrogjenit të gjelbër, pasi industria e transportit është shumë ndotëse.

Njihuni me pemën e cila prodhon 40 lloje frutash!

Artisti i Universitetit Syracuse, Sam Van Aken, ka arritur të kultivojë pemën e cila prodhon 40 lloje të ndryshme frutash! Në degët e asaj peme gjatë muajve të verës… mund të shihen shumë lloje kumbullash, kajsish, pjeshkash, nektarinash, vishnjash dhe bademesh. Van Aken, i cili është rritur në pronën bujqësore, ka qenë shumë pikëlluar, posaçërisht për shkak se shumë trungje të plantacionit kanë qenë të vjetra 150 dhe 200 vjet.

Dita Ndërkombëtare e Shpendëve Migruese shënohet me ekspozitë kushtuar këtyre shpendëve

Organizata gjithëshqiptare e fotografëve të natyrës së Egër (Wildlife Albanian Photographers WAPH) ka hapë sot ekspozitën fotografike me temë: Shpendët shtegëtarë (migrues) në Ditën Ndërkombëtare kushtuar këtyre shpendëve. Takimi përurues u mbajt në Sheshin Lidhja e Prizrenit, pikrisht në qytetin e Prizrenit. Në hapje foli themeluesi i kësaj organizate, Arian Mavriqi, tha se Wildlife Albanian Photographers, përmes kësaj ekspozite vijon angazhimet në promovimin e vlerave tona kombëtare, në veçanti specieve të cilat po rrezikohen nga shuarja, dhe kërkoi më shumë përkrahje nga institucionet për fotografët në mbrojtje të këtyre vlerave. 


10 Tetor - Dita Botërore e Shpendëve Migratorë, Zogjtë Lidhin Botën Tonë!

Dita Botërore e Shpendëve Migratorë ka filluar të festohet nga viti 2006 dhe ka si qëllim që të sjellë në vëmëndjen e popullatës dhe të shërbejë si një ditë ndërgjegjësimi për mbrojtjen e shpendëve migrator dhe habitatet e tyre. Kjo ditë organizohet nga Sekretariati i Konventës për Ruajtjen e Specieve Migruese të Kafshëve të Egra (Konventa e Bonit) dhe Marrëveshja për Ruajtjen e Shpendëve Ujorë Shtegtar Afrikano-Euroziatik, dy marreveshje ndërkombëtare pë rmbrojtjen e jetës së egër që administrohen nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP). 


Friday, October 9, 2020

Ambientalisti.info një platformë për vetëdijesimin e qytetarëve për çështje mjedisore

Ambietalisti.info është një platformë online e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për çështje mjedisore. Kjo platformë do të shërbej edhe për monitorimin e punës së institucioneve publike si dhe mobilizimin e OJQ-ve lokale dhe qytetarëve për t`u përfshirë në mënyrë aktive në këtë drejtim. 
Objektivi kryesor i këtij projekti është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm përmes ndikimit të organeve vendimmarrëse në prioritizimin e mjedisit në axhendat e tyre dhe rritjen e ndërgjegjësimit për gjendjen aktuale të mjedisit në të gjithë Kosovën. 


Njihuni me burimin termal më të madh në botë

Kur pas tërmetit (në vitin 1886) bjeshka Tarawera kishte “shpërthyer”, duke shkatërruar të gjitha fshatrat e afërta dhe duke lënë të vdekur qindra njerëz – që konsiderohet erupsioni më i madh vullkanik që ka ndodhur ndonjëherë në Zelandë të Re – ajo kishte lënë prapa një krater të madh dhe brenda kraterit burimin më të madh të ujit termal në botë.

10 fakte interesante mbi elefantët, kafshët më të mëdha tokësore

Në fund të shekullit XX, në botë kanë ekzistuar miliona elefantë afrikanë dhe rreth 100.000 elefantë aziatikë. Tani popullata e tyre vlerësohet në 450.000 – 700.000 elefantë afrikanë dhe midis 35.000 – 40.000 elefantë aziatikë. Elefantët janë kafshë inteligjente, mund të shfaqin shenja pikëllimi, gëzimi, hidhërimi dhe argëtimi. Në këtë artikull do jë sjellim dhjetë fakte më interesante për këto kafshë të veçanta.

Flora e Kosovës pasurohet edhe me një gjini dhe lloj të ri

Zyrtarët e Agjencisë së Mbrojtjes së Mjedisit të Kosovës, përkatësisht Xhavit Mala nga Drejtoria e Parkut Kombëtarë Sharri, dhe Qenan Maxhuni nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës së Kosovës, kanë publikuar së fundi artikullin shkencor me titull “Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit. (Amaryllidaceae), një gjini dhe specie e re në florën e Kosovës - Sternbergia colchiciflora Waldst. et Kit. (Amaryllidaceae), a new genus and species in the flora of Kosovo”. Artikulli është publikuar në revistën prestigjioze të fushës së botanikës – Acta Botanica Croatica, e cila është e cituar edhe ne platformën SCOPUS.

Të hënën në Kuvendin e Kosovës dorëzohet peticioni për hidrocentralet

Të hënën, më 12 tetor, në Kuvendin e Kosovës do të dorëzohet peticioni me rreth 27,000 nënshkrime, nëpërmjet të cilit qytetarët e Kosovës i kërkojnë institucioneve më të larta të vendit, që të ndalin degradimin e mëtutjeshëm të ambientit nga Mini Hidrocentralet dhe Hidrocentralet e vogla. Shkatërrimi i vazhdueshëm i resurseve tona natyrore nga të gjithë ata që abuzojnë dhe shfrytëzojnë resurset e vendit për përfitime individuale, qofshin vendim-marrës apo investitorë, na shtyen të protestojmë dhe të premtojmë se nuk do të ndalemi. Argumentet e mbledhura dëshmojnë se nëse nuk veprojmë tash dhe menjëherë, lumenjtë e Kosovës, si dhe popullata që jeton në afërsi të tyre, do të shkatërrohen dhe degradohen në pa kthim.

Wednesday, October 7, 2020

10 drurët më të veçantë në planetin tonë

Nganjëherë kur shikojmë peizazhet rreth nesh, sidomos kur vizitojmë ndonjë vend të largët, na duket sikur gjendemi në një vend të kopjuar nga faqet e ndonjë libri fantastiko-shkencor. Një prej mënyrave më të cilat na befason bota e gjallë në planetin tonë, është ajo nëpërmjet drurëve, që paraqiten me forma dhe dukje nga më të pabesueshmet.  Në vijim ju sjellim 10 drurë më të çuditshëm por dhe më unikalë që gjenden në planetin e tokës. Kënaquni! 

1. Druri në formë kërpudhe (Foto: pinterest)

7 Tetori - Dita e Mbrojtjes së Dinarideve

7 tetori është data kur shënohet Dita e Mbrojtjes së Dinarideve. Shënimi i kësaj ngjarje u vendos të mbahet me këtë datë në Asamblenë e Përgjithshme të Parqeve Dinarike, që u mbajt vitin e kaluar.
Qëllimi i shënimit të Ditës së Mbrojtjes së Dinarideve, është që përmes aktiviteteve të tërhiqet vëmendja për rendësin e trashëgimisë natyrore dhe kulturore të regjionit të Alpeve Dinarike, si dhe ndërthurja e burimeve natyrore dhe vlerave kulturore dhe historike të kësaj zone shumë të veçantë në Evropë.


Një mrekulli unikale hidrologjike

Në pyllin Campanet, në Spanjë, gjendet një mrekulli unikate hidrologjike, që lajmërohet pas shirave të rrëmbyeshme – “gejzeri i rrafshët”, që shfaqet herë pas here dhe duket sikur një lumë i zakonshëm – për t’u zhdukur më pastaj pa gjurmë. 


Insektet më vdekjeprurëse në botë

Në botë ekzistojmë midis 1.4 dhe 1.8 milionë lloje insektesh. Shumica e tyre janë tërësisht të parrezikshme për njerëzit, mirëpo ekzistojnë edhe të tilla, të cilat mund të na infektojnë me sëmundjet më të këqija. Thjesht – insekte të cilave duhet t’u shmangemi me çdo çmim. Këto janë vetëm disa nga insektet të cilat nuk do dëshironit t’i takonit. 
Grethi gjigant japonez (Vespa mandarinia japonica)

Projekti për prodhimin e energjisë nga era në Selac drejt finalizimit

Këto pamje janë nga punimet që janë duke u zhvilluar për realizimin e projektit të energjisë nga era në fshatin Selac të Shalës së Bajgorës.  Kapaciteti i energjisë që do të prodhohet nga instalimi i 27 turbinave të erës do të jetë rreth 105 megavatesh në orë, dhe pritet ti sigurojë Kosovës edhe 10% energji të ripërtëritshme. Vlera totale e investimit është 170 milionë euro. Investimi është duke u realizuar nga kompania “Sowi Kosovo” në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë. 


Saturday, October 3, 2020

Aty ku e bukura është e ndaluar

Nga plazhet e deri tek malet, bukuria tejkalon çdo pritje në Hawaii. Por nëse është një gjë që tërheq njerëzit më shumë se bukuria, është një gjë e ndaluar. Shkallët Haiku, të njohura edhe si “Rruga për në qiell” janë më të vërtetë shkallët e vetme në botë që të ofrojnë pamjet më mahnitëse që keni parë ndonjëherë. Dhe shumica prej këtyre fotografive janë bërë në mënyrë ilegale.


Thesaret e çmuara nën mbrojtje të UNESCO!

UNESCO është një organizatë që mbron thesarin e botës. Vende të çmuara që ja vlen të mbrohen për shkak të bukurisë e historisë që përmbajnë. Ne kete artikull kemi perzgjedhur vendet më të bukura në botë që janë nën kujdesin e UNESCO-s. Zbuloni këto thesare të pa dëgjuara më parë nga ju.

1. Dolomites, Itali;

Friday, October 2, 2020

Disa fakte interesante rreth rrufesë

Rrufeja jep një pamje vërtetë mahnitëse që të lë pa frymë, por në të njëjtën kohë është një nga më të rrezikshmet dhe më të paparashikueshmet nga të gjitha fenomenet natyrore. Rrufeja është një shpërthim i fuqishëm i energjisë elektrike që ndodh shumë shpejt gjatë një stuhie. Një rrufe është pesë herë më e nxehtë se sipërfaqja e diellit. Rrufeja shkaktohet nga një ngarkesë elektrike në atmosferë e cila nuk është e ekuilibruar. Rrufeja mund të ndodhë brenda reve, midis reve dhe nga retë në tokë. Rreth një e katërta e rrufesë është nga reja në tokë.

Pemët më të larta në botë

Renditja e lisave më të lartë në botë në këtë listë është bërë sipas lartësisë së kampionëve të  specieve, duke zgjedhur speciet e lisave për të cilët është vërtetuar se janë të lartë mbi 80 metra. Nuk përjashtohet mundësia që kjo listë të mos jetë përfundimtare.

Hyperion – Shtetet e Bashkuara, Kaliforni. Ky lis me lartësi prej 115.61metrash është lisi më i lartë i njohur në botë. Diametrin e ka 4.84 metra, ndersa vëllimin 502 m3. Në total në këtë vend ka më shumë se 500 lisa të këtij lloji që janë më të lartë se 103 metra.

Pandemia ndikon ne rritjen e shitjes se makinave elektrike

Pandemia COVID-19 ka çuar në një kolaps shitjeje të makinave me naftë dhe benzinë, por çudia ka ndodhur me automjetet elektrike, të cilat kanë pësuar një bum shitjesh. Sipas analistit të çështjeve të lidhura me automobilizëm Mattias Schmitt rreth 14.000 vetura elektrike janë shitur gjatë shtatë muajve të fundit në Evropë, më shumë sesa në Kinë në po të njëjtën periudhë.


Gjurmë të koronavirusit edhe në ujin e detit

Shkencëtarët kanë gjetur një “gjurmë” të koronavirusit të ri për herë të parë në mostrat e ujit të detit. Një ekip nga Shkolla Mjekësore e Universitetit të Minesotës ka mbledhur ujë çdo fundjavë nga tetë plazhe që nga 4 korriku. Katër prej tyre në Brighton Beach, 42st Avenue East Beach, Franklin Park Beach dhe Lief Erickson Park Beach, kishin sasi të konsiderueshme gjurmësh të SARS-CoV-2 në ujë, gjatë periudhës 11 deri 18 shtator.


Amadeus, liqeni i njelmët i Australisë

Amadeus quhet liqeni i njelmët që gjendet në jugperëndim të territorit verior të Australisë, që përndryshe njihet si deponi gjigante e kripës – e krijuar nga bjeshkët e afërta para 500 milionë vjetësh. Për shkak të thatësirave, ky liqen mbushet me ujë vetëm gjatë periudhave me shi, ndërkaq në shumicën e kohës aty mund të shihen vetëm shtresa të trasha të kripës.

Ndotja e mjedisit shkakton 13% të vdekjeve në Evropë

Luftimi i ndotjes së mjedisit është kyç për përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenies së qytetarëve në Evropë, veçanërisht për grupet e ndjeshme si fëmijët, të moshuarit dhe njerëzit më të varfër, tha Agjencia Evropiane e Mjedisit (EEA). Ndotja e mjedisit u përmend si shkaktare e 13 për qind të vdekjeve në Evropë, duke kontribuar në sëmundje jo-ngjitëse të tilla si kanceri dhe sëmundjet e zemrës, tha Agjencia. Vlerësimi i EEA-së për shëndetin dhe mjedisin, vuri në dukje se ndotja e ajrit ishte “faktori kryesor i mjedisit që nxit sëmundjet”. 

Mali Bosavi, në Papua Guinean e Re, pasuri e rrallë natyrore

Mali Bosavi është një nga peizazhet e largëta, pothuajse të paarritshëm në planetin tonë. Nga shembja e vullkanit të shuar është formuar krateri 4 km i gjerë dhe 1 km i thellë, i mbushur me xhungël të dendur, ujëvara spektakolare dhe me një numër të madh të llojeve endemike. Në kraterin e malit Bosavi jetojnë bretkosa më dhëmbë, peshq që prodhojnë zhurma të çuditshme dhe minj të mëdhenj sa një mace e shtëpisë. 


Thursday, October 1, 2020

Biçikleta që pastron ajrin e ndotur

Ndotja e ajrit e shkaktuar nga njeriu është një problem i madh për planetin, duke prishur ekuilibrin e ekosistemit dhe duke kontribuar kryesisht në problemet e ngrohjes globale. Për të luftuar ndotjen, njerëzit janë duke bërë punën e tyre duke miratuar mënyrat e udhëtimit pa shkarkime , biçikletat janë ato më të thjeshtat dhe më të lehtat për tu miratuar tani, duke na dhënë të gjithë arsyeve të mjaftueshme për të bërë kalimin nga automjetet ndotëse të ajrit me katër rrota. Si një bonus i shtuar, ato përshtaten menjëherë me regjimin e fitnesit për një mënyrë jetese të shëndetshme.

Topat e liqenit, pasuri e mbrojtur natyrore

Topat e liqenit apo marimo (në gjuhën japoneze “topat e algave”) – po ashtu të njohur edhe me emrat tjerë si, topat Cladophora apo dhe topa myshku – janë një lloj i algave të gjelbra “Aegagropila linnaei”, të cilat kur të rriten marrin formën e topit me diametër prej 12 deri në 30 cm, varësisht prej vendit ku rriten. Topat e liqenit janë të rrallë dhe mund të gjenden vetëm në Islandë, Skoci dhe Japoni. Më së shumti gjenden në liqenin Akan në Japoni dhe në liqenin Myvatn në Islandë, ndërsa kohë më parë janë parë edhe në Dee Why Beach, në Sidnei të Austalisë. 


“Ora e Klimës” ka filluar të numëroj ditët drejt fundit të botës

Sikur pandemia e Covid-19 të mos mjaftonte për të krijuar ankth te njujorkezët, një instalim i ri i përkohshëm në një ndërtesë të famshme të Manhatanit i kujton botës se një krizë tjetër masive po na godet. “Toka ka një afat”, ekrani LED pulson çdo minutë. Që nga data 28 shtator, ky afat është rreth 7 vjet dhe 94 ditë.  Ora ikonike dixhitale Metronome e shtrirë nëpër një ndërtesë përballë Union Square fundjavën e kaluar u shndërrua në një “Orë Klimatike” që transmeton kohën e mbetur për të shmangur një katastrofë klimatike. 


Njihuni me pemën me frutat më të mëdhenjë në botë

Nangka (lat. Artocarpus heterophyllus, angl. Jackfruit) është një lloj i pemës e cila kultivohet me shumicë në viset tropikale, të cilat në natyrë rriten në viset e Azisë Jugore dhe të asaj Juglindore. Fruta e pemës Nangka janë më të mëdhenjë në botë, të cilat mund të rritet deri në 90 cm gjatësi, 50 cm gjerësi, e cila mund të peshojë edhe deri në 45 kg. 


Disa fakte interesante nga bota magjike e fluturave!

Në vijim ju sjellim disa fakte interesante, që mbase nuk i keni ditur, për fluturat, këto krijesa të brishta dhe të bukura njëkohësisht. Një prej këtyre fakteve flet se prania e fluturave në një ekosistem është ndër treguesit më të mirë të një eko-sistemi të shëndetshëm dhe të barazpeshuar.

Fluturat mund të shohin ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të verdhë. Krahas këtyre ngjyrave, ato shohin dhe disa ngjyra ultraviolete, që janë të pakapshme për syrin e njeriut.

10 shqiponjat më të mëdha në botë

Shqiponjat janë ndër zogjtë më interesantë dhe më të përhapur në botë. Shquhen për aftësitë e tyre fluturuese dhe për vetit e kapjes së gjahut. Në këtë artikull ju sjellim dhjetë shqiponja më të mahnitshme, më të bukura por njëkohësisht edhe më të rrezikshme në botë. Secila nga shqiponjat e kësaj liste ka të veçantat e saj. Njëra për gjerësinë e krahëve, tjetra për fuqinë e këmbëve, e tjetra për këmbëngulësinë në kapjen e presë së saj.