Sunday, December 20, 2020

Arkitektura nënujore apo qyteti i së ardhmes!

Gjatë gjithë historisë, përmes nevojës së tij për civilizim, njeriu ka krijuar ndërtesa që konsumojnë burime. Rrokaqielli modern është mishërimi i këtij konsumi të pangopur të burimeve, përmes grupimit në një ventdtë aktiviteteve njerëzore  si puna, loja, pushimi etj. Kjo ka bërë që e ardhmja e jonë ekologjike te jetë e zymtë dhe e pa prespektivë.

Mirëpo së fundi, si një reagim ndaj rrokaqiejve modernë dhe dilemave të tij, mendjet e shquara të botës kanë krijuar shumë variacione të rrokaqiejve ekologjik. E fundit është ndërtesa nënujore apo qyteti i detit.

Synimi i këtyre ndërtesave është konsumi zero për sa i përket prodhimit të burimeve. Në kuadër të këtyre ndërtesave ka gjelbërues që janë ekologjikisht të shëndoshë dhe që janë të lidhur me strukturën urbane dhe ndërlidhjen e rrjeteve të prodhimit të cilat ende kontribuojnë negativisht ndaj mjedisit.

Këto struktura ujore janë të dizajnuar që të funksionojnë në principin e vetëmbajtjes. Ato janë njësi autonome me hapësira për banim, funksionale dhe të vetëqëndrueshme e cila do të funksionojë, në mënyrë kolektive, si një qytet lundrues.

Konisderohen si autonome pasi gjenerojnë fuqinë e tij përmes valës, erës, rrymës, diellit dhe forma tjera të bioenergjisë. Ato gjithashtu gjenerojnë ushqimin e tyre përmes bujqësisë, akuakulturës, hidroponisë etj.

Kën si pjesë të strukturës së tyre edhe një pyllë  të vogël në majë të ndërtesës që mbështet pjesët e poshtme të strukturës për përdoruesit që jetojnë dhe punojnë në thellësitë e tij.

Tentullat e saj biolumineshente i sigurojnë faunës së detit një vend për të jetuar dhe mbledhur ndërsa mbledhin energji përmes lëvizjeve të saj kinetike. Strategji të tilla të qëndrueshmërisë synojnë që në fund të fundit të krijojnë dhe të sigurojnë një oazë me ndikime negative ‘Zero’ në mjedis.

Për dallim nga rrokaqiejtë që synojnë qiellin, ndërtesat ujore janë e kundërta e tyre, ato zbrezin në thellësitë e detit. Komponentët kryesorë të programit për ndërtesat ujorë përbëhen nga gjenerimi i burimeve (d.m.th. energjia, ushqimi, ajri etj.), jetesa, puna, loja, trajtimi dhe mirëmbajtja e mbeturinave.

Programi është përhapur në mënyrë të barabartë në përputhje me afërsinë e çdo burimi specifik të jashtëm të kërkuar, dmth. Gjeneratorët e erës janë vendosur në ishullin e kopshtit të kulmit, përbërësi i bujqësisë së bagëtive është vendosur gjithashtu atje ndërsa zonat e jetesës janë vendosur pak nën nivelin e detit.

Vetë ndërtesa është mbajtur në këmbë duke përdorur një sistem balancues. Tentakët shërbejnë gjithashtu si elemente ekuilibruese pasi që, në gjenerimin e fuqisë së tyre, lëvizin vazhdimisht me ritmin e baticës. Lundrueshmëria dhe kontrollet e balancit vendosen në pjesët më të ulëta për të krijuar forcën e duhur për ta mbajtur ndërtesën në këmbë.

Në fund të fundit, këto ndërtesa janë një parashikim i së ardhmes, e cila tregon se toka si burim do të jetë e pakët, andaj duke e ditur faktin se përafërsisht 71% e sipërfaqes së globit tokësorë është oqean, planifikimi i qyteteve të ardhshme duhet të jetë e orientuar në det. Kur kësaj i shtohet edhe nikimi i vazhdueshëm që vije nga ndryshimi i klimës ka rrugën e vet, domosdoshmëria e popullimit në det duket e i domosdoshëm.

Edhe inxhinierët e ndërtimit dhe arkitektët besojnë se efektet e ndryshimit të klimës janë realë dhe se do të duhej që  njerëzimi të përshtatet edhe me ndërtimin dhe arkitekturën. Si rezultat i ngritjes së nivelit të ujit nga shkrirjet e pandërprera te akullnajave, njerzimit do ti duhet  të popullojë detet, me struktura të qëndrueshme për  të jetuar në to.

Burimi i informacionit: 

https://www.evolo.us/water-scraper-underwater-architecture/

No comments:

Post a Comment