Ambietalisti.info është një platformë online e cila ka për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për çështje mjedisore. Kjo platformë do të shërbej edhe për monitorimin e punës së institucioneve publike si dhe mobilizimin e OJQ-ve lokale dhe qytetarëve për t`u përfshirë në mënyrë aktive në këtë drejtim.
Objektivi kryesor i këtij projekti është promovimi i zhvillimit të qëndrueshëm përmes ndikimit të organeve vendimmarrëse në prioritizimin e mjedisit në axhendat e tyre dhe rritjen e ndërgjegjësimit për gjendjen aktuale të mjedisit në të gjithë Kosovën.
Moto e platformës është ”Kontribuo për të ardhmen e planetit tonë”! Implementues i kësaj platforme është Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP), që një institut kërkimor dhe qendër e avokimit që ofron zgjidhje strategjike për politika publike, bazuar në hulumtime të pavarura. Përmes këtij projekti INDEP vazhdon punën e avokimit me institucionet publike si dhe konceptimin dhe vizualizimin e informacionit publik për mbrojtjen e mjedisit.
Ky projekt është mundësuar nga ‘Programi i shoqërisë civile për Shqipërinë dhe Kosovën’, financuar nga Ministria e Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF) në partneritet me Partnerët Shqipëri për Ndryshim dhe Zhvillim (PA). Përmbajtja dhe rekomandimet e paraqitura nuk përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Norvegjisë dhe Fondacionit Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).
No comments:
Post a Comment