Friday, October 2, 2020

Mali Bosavi, në Papua Guinean e Re, pasuri e rrallë natyrore

Mali Bosavi është një nga peizazhet e largëta, pothuajse të paarritshëm në planetin tonë. Nga shembja e vullkanit të shuar është formuar krateri 4 km i gjerë dhe 1 km i thellë, i mbushur me xhungël të dendur, ujëvara spektakolare dhe me një numër të madh të llojeve endemike. Në kraterin e malit Bosavi jetojnë bretkosa më dhëmbë, peshq që prodhojnë zhurma të çuditshme dhe minj të mëdhenj sa një mace e shtëpisë. 


Kohë të gjatë shkencëtarët kanë besuar se kafshët janë zhvilluar pak më ndryshe në këtë krater, prej të cilit është pothuajse e pamundur që të largohen, për shkak se është i rrethuar me mure natyrore të larta rreth 1000 metra. 

Në vitin 2009, një ekip i hulumtuesve, të shoqëruar nga ekipi i BBC-së, më në fund iu dha rasti që ta eksplorojnë këtë botë të humbur. 


Hulumtuesit e udhëhequr nga Dr. George McGavin, së bashku me disa banorë lokalë (të fisit Kasua), kampuan në këtë krater, prej datës 30 janar deri më 4 mars 2009. Gjatë kësaj kohe ata gjetën më se 40 lloje të papërshkruara më parë, përfshirë 20 lloje të reja të insekteve dhe merimangave, 16 lloje të bretkosave, një lloj të lakuriqit dhe të paktën tri lloje të peshqve. Për shumicën prej këtyre llojeve besohet se jetojnë vetëm brenda kraterit të malit Bosavi. 

Gjatë vizitës së kraterit hulumtuesit kishin vënë re se kafshët nuk kishin frikë prej tyre, andaj ata erdhën në përfundim se ky mund të ketë qenë kontakti i tyre i parë me njerëz. 

Pëllumbi i frutave / Ulla Lohmann/BBC 

Papagalli Micropsitta pusio / Ulla Lohmann/BBC 

Shumëkëmbëshi leshtor i gjetur në xhungël / Ulla Lohmann/BBC 

Miu i patrembur i Bosavit / Jonny Keeling/BBC 

Brumbulli që e ndryshon ngjyrën / Ulla Lohmann/BBC 

Specia e rrezikuar Litoria Sauron / Ulla Lohmann/BBC 

Cicinnurus regius / Ulla Lohmann/BBC 


No comments:

Post a Comment