Në blogun e tij, miliarderi amerikan Bill Gates ka paralajmëruar për rrezikun e ndryshimit klimatik, duke theksuar se viktimat në njerëz dhe shpenzimet financiare në të ardhmen do të mund të ishin më të mëdha sesa ato që i ka shkaktuar coronavirusi. Bill Gates prej vitesh ka paralajmëruar për rrezikun potencial të një virusi vdekjeprurës që do të mund t’ua merrte jetën miliona njerëzve, duke bërë me dije se mund të vie deri te një pandemi që do ta ngrinte në këmbë botën.
Por shumica e njerëzve këto paralajmërime nuk i kanë kuptuar seriozisht, duke i konsideruar si skenarë të filmave apokaliptik. Megjithatë ata kurrë nuk kanë besuar se do të jenë dëshmitarë të një ngjarje të tillë reale dhe se do ta përjetojnë këtë, dhe atë në vitin 2020. Situata me coronavirusin ka treguar se Gates ka pasur të drejtë.
Në blogun e tij Gates ka paralajmëruar për një rrezik tjetër të madh, që me kalimin e kohës do të mund të ishte më vdekjeprurës dhe më i rrezikshëm sesa pandemia e coronavirusit.
Fjala është për temën aktuale – ndryshimet klimatike. Humbje të jetëve të njerëzve dhe shkatërrimin që po e shkakton sot pandemia e coronavirusit, në të ardhmen do të mund ta nxiste ndryshimi klimatik.
E deri te ky përfundim Gates ka ardhur duke u bazuar në vdekjet e shumta që po shkaktohen nga coronavirusi, që sipas shkrimit të tij në blog po vdesin 14 persona në 100 mijë banorë.
Për shkak të ngritjes së temperaturave gjatë 40 viteve të ardhshme, përqindje të ngjashme të vdekjeve sikurse nga coronavirusit pritet të ndodhin.
Sipas themeluesit të kompanisë Microsoft, deri në fund të shekullit 21 këto shifra do të rriten edhe më shumë, kështu që nga 14 sa ishte deri më tani do të shkoj në 73 të vdekur në 100 mijë banorë.
Por nëse zvogëlohet emetimi i gazrave, atëherë pritet të ndodhin 10 vdekje në 100 mijë banorë. Deri më 2060, ndryshimet klimatike sipas Gates do të mund të ishin më vdekjeprurëse sesa COVID-19, kurse deri më 2100, do të mund të ishin pesë herë më vdekjeprurëse
No comments:
Post a Comment