Thursday, October 1, 2020

Njihuni me pemën me frutat më të mëdhenjë në botë

Nangka (lat. Artocarpus heterophyllus, angl. Jackfruit) është një lloj i pemës e cila kultivohet me shumicë në viset tropikale, të cilat në natyrë rriten në viset e Azisë Jugore dhe të asaj Juglindore. Fruta e pemës Nangka janë më të mëdhenjë në botë, të cilat mund të rritet deri në 90 cm gjatësi, 50 cm gjerësi, e cila mund të peshojë edhe deri në 45 kg. 


Nangka është pemë nacionale e Bangladeshit, gjithashtu kultivohet si njëri ndër artikujt themelorë në Indi, Nepal, Sri-Lankë, Kamboxhia, Vietnam, Tajlandë, Malezi, Indonezi, pastaj në Filipine, si edhe në disa shtete afrikane. 


Është e pasur me fibra dhe vitamina, por të gjitha këto pa yndyra dhe kolesterinë të ngopur, gjë që e bën njërin ndër artikujt ushqimorë më të shijshëm. Hulumtuesit thonë që pikërisht nangka mund të jetë zëvendësim i grurit, misrit dhe i të mbjellave të tjera të cilat rrezikohen nga ndryshimet klimatike.


Banka botërore kohë më parë ka tërhequr vërejtjen që ngritja e temperaturave dhe rritja e reshjeve tashmë kanë ulur rendimentet e grurit dhe misrit, ndërkaq e gjithë kjo mund të krijojë probleme serioze në dhjetë vjetët e ardhshëm. Mirëpo, shkencëtarët thonë që nangka mund të na ofrojë zgjidhjen.


No comments:

Post a Comment