Thursday, October 1, 2020

Disa fakte interesante nga bota magjike e fluturave!

Në vijim ju sjellim disa fakte interesante, që mbase nuk i keni ditur, për fluturat, këto krijesa të brishta dhe të bukura njëkohësisht. Një prej këtyre fakteve flet se prania e fluturave në një ekosistem është ndër treguesit më të mirë të një eko-sistemi të shëndetshëm dhe të barazpeshuar.

Fluturat mund të shohin ngjyrën e kuqe, të gjelbër dhe të verdhë. Krahas këtyre ngjyrave, ato shohin dhe disa ngjyra ultraviolete, që janë të pakapshme për syrin e njeriut.

  • Fluturat më të shpejta mund të fluturojnë 5.4 metra në sekondë, derisa molat (fluturat e natës) mund të fluturojnë deri në 11 metra në sekondë.
  • Fluturat nuk mund të fluturojnë nëse temperatura e trupit te tyre bie nën 30 gradë Celsius.
  • Fluturat janë vizatuar edhe në afreskat e egjiptianëve, para 3.500 vjetësh.
  • Ekzistojnë rreth 24.000 lloje të fluturave, derisa molat janë edhe më të numërta – me rreth 140.000 lloje.
  • Gonepteryx rhamni është një lloj i fluturës që jeton 9-10 muaj, që është jetëgjatësia më e madhe në botën e fluturave. Disa lloje tjera ndërkaq, jetojnë fare pak, disa javë, disa ditë, apo dhe vetëm disa orë.
  • Disa lloje të fluturave nuk hanë fare, sepse nuk u janë zhvilluar goja e as organet e tretjes sa ishin larvë.
  • Shumë flutura shijojnë këmbët e tyre për të parë nëse gjethet ku dëshirojnë t’i lëshojnë vezët janë ushqim i shijshëm për vemjet.
  • Fluturat kanë katër krahë të tejdukshëm. Ngjyrat në krahë krijojnë luspa të vogla që ngjasojnë me pluhurin, ndërsa vetë krahët janë shumë të ndjeshëm dhe mund të thyhen fare lehtë.
  • Disa lloje të fluturave, si fluturat Monarke, janë flutura shtegtare – gjatë dimrin shkojnë në vise të ngrohta. Migrimi i tyre është fantastik, ndërsa ato kalojnë me mijëra kilometra.
  • Një fluturë e zakonshme peshon sa dy petale trëndafili.
  • Disa lloje të fluturave, si ato monarke, krijojnë toksina që i largojnë grabitçarët prej tyre.
  • Fluturat nuk mund të mbijetojnë vetëm me nektar. Ato pinë ujë në pellgje ku marrin mineralet e domosdoshme.
  • Fluturat janë shkurtpamëse. Zakonisht nuk shohin më larg se 3 metra.
  • Antarktiku është kontinenti i vetëm ku nuk janë gjetur fluturat.

No comments:

Post a Comment