Shqiponjat janë ndër zogjtë më interesantë dhe më të
përhapur në botë. Shquhen për aftësitë e tyre fluturuese dhe për vetit e kapjes
së gjahut. Në këtë artikull ju sjellim dhjetë shqiponja më të mahnitshme, më të
bukura por njëkohësisht edhe më të rrezikshme në botë. Secila nga shqiponjat e
kësaj liste ka të veçantat e saj. Njëra për gjerësinë e krahëve, tjetra për
fuqinë e këmbëve, e tjetra për këmbëngulësinë në kapjen e presë së saj.
1.Shqiponja e Stellerit
E para në listë është shqiponja e Stellerit, apo e njohur
ndryshe si shqiponja e detit. Me peshë deri në 9 kg, gjatësi të trupit deri në
1 metër dhe gjerësi të krahëve të hapur deri në 2.5 metra, kjo shqiponjë
konsiderohet të jetë më e madhja në botë!
2. Shqiponja australiane me bisht në formë diamanti
Krahët e hapur të kësaj shqiponje e arrijnë gjatësinë deri
në 3 metra, andaj deri vonë është menduar se është më e madhja në botë.
3. Shqiponja e Verreaux-it
80 cm e gjatë dhe me peshë deri në 5 kg, kjo shqiponjë është
një “makinë sulmuese” shumë e rrezikshme!
4 .Shqiponja luftarake afrikane
Nuk është e madhe sa shqiponjat tjera, por është më e madhja
në Afrikë dhe shumë e fuqishme. Shqiponja luftarake peshon deri në 6 kg, ndërsa
krahët e hapur të saj arrijnë gjerësinë deri në 2.1 metra. Për dallim prej shqiponjave
tjera, kjo shqiponjë sulmon pretë goxha të mëdha.
5. Shqiponja bishtbardhë e detit
Ndonëse nuk është e madhe dhe e rëndë sa konkurrentet e saj,
kjo shqiponjë është një grabitqare e rryer.
6. Shqiponja afrikane me kurorë
Megjithëse peshon vetëm deri në 4 kg kjo shqiponjë, më e
fuqishmja në Afrikë, njihet ndryshe edhe si shqiponja mbretëreshë.
7. Shqiponja filipinase
Me këmbë të gjata dhe dukje elegante, kjo shqiponjë dikur
ishte menduar të jetë shqiponja më e madhe në botë, një supozim ky i bazuar në
këmbët e saj. Gjatësia e trupit të kësaj shqiponje që peshon rreth 8 kg, arrin
deri në 1 metër.
8. Shqiponja Lubi
Në dukje shumë e ndryshme nga shqiponjat tjera, Lubi është shqiponja më e fuqishme në botë! Përveç kësaj ajo është edhe shumë këmbëngulëse kur është në pyetje preja e saj.
9. Shqiponja tullace
Kjo shqiponjë, simbol i SHBA-ve, është e madhe por me peshë dhe gjatësi të krahëve të hapur më të vogël sesa ajo Berkut.
10. Shqiponja e artë Berkute
Megjithëse, pesha mesatare e saj është 6.5 kg, ky lloj i mrekullueshëm mund të peshojnë deri në 12 kg. Berkut padyshim është një nga shqiponjat më peshën më të madhe!
No comments:
Post a Comment