Organizata gjithëshqiptare e fotografëve të natyrës së Egër (Wildlife Albanian Photographers WAPH) ka hapë sot ekspozitën fotografike me temë: Shpendët shtegëtarë (migrues) në Ditën Ndërkombëtare kushtuar këtyre shpendëve. Takimi përurues u mbajt në Sheshin Lidhja e Prizrenit, pikrisht në qytetin e Prizrenit. Në hapje foli themeluesi i kësaj organizate, Arian Mavriqi, tha se Wildlife Albanian Photographers, përmes kësaj ekspozite vijon angazhimet në promovimin e vlerave tona kombëtare, në veçanti specieve të cilat po rrezikohen nga shuarja, dhe kërkoi më shumë përkrahje nga institucionet për fotografët në mbrojtje të këtyre vlerave.
Ndërsa organizatori i kësaj ekspozite në Prizren, Sefer Susuri, tha se Wildlife Albanian Photographers përbëhet nga fotografë profesionist dhe pasionantë të fotografisë nga trojet mbarëshqiptare, të cilët angazhohen në ngritjen e vetëdijes qytetare që përveç mbrojtjes së flores dhe faunës, të njihen edhe me shpendët dhe t’i mbrojmë ata. Pjesë e hapjes së kësaj ekspozite ishte edhe drejtoresha për Kulturë, Rini e Sport në Prizren, Emilia Rexhepi, e vlerësoi të rëndësishme këtë ngjarje, për të cilen tha se do ta përkrahim edhe në të ardhmen.
Kurse Ardian Koçi, drejtues i Parkut Kombëtar Divjakë- Karavasta, inkurajoi Wildlife Albanian Photographers, që të vijojnë me punën e tyre në promovimin e vlerave të shumta me të cilet merren ata. Ndërkaq, Besnik Hallaçi, drejtor i Administratave të Mbrojtura për Qarkun e Kukësit, tha se kjo ngjarje i shërben promovimit të pasurive të jashtëzakonshme mbarëkombëtare, dhe bëri thirrje që të ndalohen dëmtuesit e florës dhe faunës dhe të mbrohen shpendët.
Në këtë ekspozitë keni mundësin të shihni shumë nga shpendët që vetëm syri i fotografëve mund t’i kap. Momente të bukura, emocionuese dhe aq mahnitëse do jenë pamjet e kësaj ekspozite.
Ekspozita do të qëndrojë e hapur nga data 9 -12 tetor, dhe orari i vizitave do jetë nga ora 10:00 deri në ora 16:30. Ndërsa në datat 10, 11, dhe 12 tetor Ekspozita do bartet në hapësirat në Qendrën Tregëtare Abi Çarshia në Prizren.
Burimi i informacionit: BBGreenKosova
No comments:
Post a Comment