Vlerësimi i gjendjes së mjedisit duhet të jetë i vazhdueshëm dhe i bazuar në të dhëna relevante. Është shumë e rëndësishme që gjendja e mjedisit të përcillet për një kohë më të gjatë me qëllim që të shihen trendët e zhvillimit në sektorin e mjedisit dhe ndikimet që vijnë nga sektorët zhvillimorë. Një prej formave më të pranueshme dhe më efikase për të bërë vlerësimin e gjendjess ë mjedisit për një periudhë më të gjatë kohore është përdorimi i treguesve mjedisor. Një vlerësim i tillë vë në pah trendët e gjendjes së mjedisit, presionet që i bëhen mjedisit, forcat shtytëse që sjellin ndikimet në mjedis por edhe efikasitetin e politikave mjedisore në përmirësimin e gjendjes së mjedisit.
Deri me tani Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, ka hartuar raporte vjetore për gjendjen e mjedisit, dhe raporte specifike për sektorët mjedisorësi ajri, uji, mbeturinat, natyra etj., që kanë përfshirë periudha kohore 1 derinë 5 vite. Gjithashtu edhe të dhënat dhe treguesit e përdorur në kuadër të vlerësimit të gjendjes në këto raporte dhe vlerësime kanë përfshirë kryesisht periudha më të shkurtëra kohore.
“Mjedisii Kosovës 2020, Raport i treguesve mjedisorë”, është publikimi i parë i këtij lloji që e bënë vlerësimin e gjendjes së mjedisit bazuar në listën kombëtare të treguesve mjedisorë, që përfshin periudhë më të gjatë kohore.
Në hartimin e raportit janë përdorur metodologji standarde që zbatohet nga organizata të Bashkimit Evropian sikurse janë OECD, Agjencia e Mjedisit të Evropës, EUROSTAT apo organizata tjera. Po ashtu janë përdorur tregues, zhvillimi dhe përpunimi i të cilëve është e bazuar në metodologji që janë të përcaktuar nga këto organizata.
Përzgjedhja dhe zhvillimi i treguesve është adaptuar edhe me gjendjen e zhvillimit të përgjithshëm në Kosovë dhe ka qenë e orientuar edhe në të dhënat e qasshme në dispozicion për zhvillimin e treguesve të caktuar.
Shpresojmë që ky publikim do të jetë një bazë e mirë që do të ju hyjë në shërbim politkbërësve në hartimin e politikave më efikase jo vetëm në përmirësimin e gjendjes së mjedisit, por edhe në parandalimin e ndikimeve në mjedis që vijnë nga sektorët zhvillimorë.
Për më shumë shihni Raportin ne linkun vijues http://ammk-rks.net/repository/docs/Mjedisi_i_Kosov%C3%ABs_2020_Raport_i_treguesve_mjedisor%C3%AB_-_SHQIP.pdf
Burimi i informacionit: Agjencia per Mbrojtjen e Mjedisit te Kosoves www.ammk-rks.net
No comments:
Post a Comment