Portugalia ka hapur hetime lidhur me vrasjen masive të 540 kafshëve të egra, kryesisht drerë dhe derra të egër, që mendohet të jenë kryer nga gjuetarë spanjollë. Nënkryetari i bashkisë Azambuja, të qarkut të Lisbonës ku ndodhi gjuetia, tha për transmetuesin portugez TVI24 se kafshët ishin në një zonë të rrethuar dhe nuk kishin “ku të iknin”. “Ajo që ndodhi ishte një masakër”, tha Silvino Lúcio.
Një grup spanjollësh që paguan më shumë se 8.000 euro (9.745 dollarë) secili për të gjuajtur në zonë më 17 dhe 18 dhjetor mendohet se qëndrojnë prapa masakrës masive. Një nga gjuetarët postoi foto të tij dhe 15 gjuetarëve të tjerë duke pozuar pranë grumbullit të kafshëve të vrara, e cila shkaktoi zemërim në të gjithë Iberinë.
Ministri
portugez i Mjedisit, João Pedro Matos Fernandes e quajti gjuetinë “një veprim
të poshtër dhe të urryer” dhe urdhëroi që të hapet një hetim për atë që ai e
përshkroi si “krim mjedisor”. Instituti Portugez për Ruajtjen e Natyrës dhe
Pyjeve (ICNF) pezulloi licencën e Zonës Turisitke të Gjahut Torrebela dhe ka
nisur një hetim për atë që ka ndodhur. “Ka prova të fuqishme të një krimi
kundër ruajtjes së faunës”, tha organizata në një deklaratë.
Ministria e
Mjedisit e Portugalisë urdhëroi gjithashtu të martën “ndalimin e menjëhershëm”
të një studimi të ndikimit në mjedis të centralit të madh të energjisë diellore
në zonë. Media portugeze sugjeroi se masakra mund të ketë qenë e lidhur me
projektin e energjisë së gjelbër, pasi mund të ketë qenë më e vështirë të
merrej miratimi i ndërtimit nëse do të kishte kafshë të egra të bollshme në
zonë.
Megjithatë, Matos Fernandes i tha medias se ai nuk dyshonte për një lidhje midis masakrës dhe termocentralit dhe po pezullonte studimin e ndikimit në mjedis, sepse zona është qartë shtëpia e kafshëve të egra. Ministri i Mjedisit tha se do t’i bëjë thirrje Këshillit Kombëtar të Gjuetisë që të rishikojë nëse duhet ndryshuar ligjet e Portugalisë për të parandaluar që ngjarje si kjo të ndodhin përsëri.
Bashkimi
Evropian ka një numër të rregulloreve në lidhje me gjuetinë, por legjislacioni
specifik brenda secilit vend të BE-së ndryshon
No comments:
Post a Comment