Të jetosh në harmoni me natyrën nuk do të thotë vetëm të kujdesësh për të por njëkohësisht jeta në harmoni me natyrën dhe sipas rregullave të saj siguron edhe vazhdimësinë e jetës dhe shumë përfitime dhe avantazhe. Një nga aspektet më të rëndësishme të riartikulimit të zhvillimit njerëzor është të theksohet nevoja për drejtësi ndaj natyrës dhe qenieve të tjera të gjalla. Ne nuk mund të zhvillohemi nëse jeta jonë nuk rilidhet dhe në ekuilibër, bashkëpunim dhe harmoni me natyrën. Një ekuilibër i mirë midis njohurive vendase dhe shkencës dhe teknologjisë moderne mund të na çojë në një rrugë të gjatë drejt këtij vizioni të ri të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor. Andaj për këtë shumë zbulime të ndryshme të botës moderne janë të bazuara pikërisht në fenomenet natyrore apo edhe në lloje te caktuara bimore dhe shtazore.