Tuesday, December 24, 2024

Mikroplastika, kërcënimi i padukshëm i shëndetit

Shkencëtarët kanë përcaktuar se mikroplastika që hyn në trup përmes ajrit që thithim, ujit që pimë dhe ushqimit që hamë mund të shkaktojë kancer të zorrës së trashë dhe mushkërive, si dhe çrregullime riprodhuese. Në kuadër të hulumtimit të botuar në revistën "Environmental Science & Technology", shkencëtarët ekzaminuan 1815 studime të kryera mbi minjtë dhe njerëzit për të mësuar se si mikroplastika mund të dëmtojë sistemin tretës, frymëmarrjen dhe riprodhimin. Duke nënvizuar se njerëzit në mënyrë të pavetëdijshme janë të ekspozuar ndaj shumë mikroplastikës përmes ajrit, ujit dhe ushqimit për shkak të përdorimit të plastikës në një pjesë të madhe të jetës së përditshme, shkencëtarët gjetën prova se mikroplastika lidhet me kancerin e mushkërive dhe të zorrës së trashë, si dhe me disa probleme riprodhuese.

Shkencëtarët deklaruan se rritja e shkallës së kancerit të zorrës së trashë tek të rriturit nën moshën 55 vjeç, që është afërsisht 2 herë më shumë se 10 vjet më parë, dhe rritja e shkallës së diagnostikimit të kancerit të mushkërive tek njerëzit që nuk përdorin produkte të duhanit, mund të jenë të lidhura me mikroplastikën.

Shkencëtarët deklaruan se shumica e studimeve të përfshira në rishikim kishin të bënin me një lloj mikroplastike që përdoret shpesh në mjedisin laboratorik dhe theksuan se mikroplastika ka shumë forma të ndryshme. Studiuesit thanë se nevojitet një kohë e gjatë për të përcaktuar efektet e sakta në shëndetin e njeriut.

No comments:

Post a Comment