Tuesday, December 24, 2024

Prizreni, në listën e vendeve të preferuara turistike për 2024 të "The Guardian"!

Prestigjiozja britanike “The Guardian” ka përmbledhur vendet më të mira dhe të preferuara të udhëtarëve në vitin 2024 duke publikuar përvojat më të mira të lexuesve gjatë udhëtimeve të tyre këtë vit. Ndër to, “The Guardian” ka renditur edhe Prizrenin, duke e cilësuar si ‘perlë të Ballkanit”. Lista përfshin destinacione të ndryshme në mbarë botën, nga parqe kombëtare në Irlandë deri te pastiçeri të shijshme në qytete portugeze. “Prej kur e vizitova Prizrenin për herë të parë në Kosovë, kam menduar se të kthehem prapë. Nga kalaja në maje të kodrës me pamje nga qyteti e deri te rrugët gjarpëruese, Prizreni është perlë e Ballkanit. 

Te byrektorja “Sarajeva”, kam paguar 1,50 euro për byrek me djathë, te Çigköfte Evi, hëngra një doner me bulgur, një nga pjatat më të mira vegane që kam provuar ndonjëherë dhe në Saray Sweets, gjeta disa nga bakllavat legjendare të Prizrenit. Krejt këto lokacione vetëm pak minuta në këmbë nga xhamia magjepsëse e Sinan Pashës dhe sheshi kryesor”, shprehet Danny Baker, vizitor, për “The Guardian”.

No comments:

Post a Comment