Të jetosh në harmoni me natyrën nuk do të thotë vetëm të kujdesësh për të por njëkohësisht jeta në harmoni me natyrën dhe sipas rregullave të saj siguron edhe vazhdimësinë e jetës dhe shumë përfitime dhe avantazhe. Një nga aspektet më të rëndësishme të riartikulimit të zhvillimit njerëzor është të theksohet nevoja për drejtësi ndaj natyrës dhe qenieve të tjera të gjalla. Ne nuk mund të zhvillohemi nëse jeta jonë nuk rilidhet dhe në ekuilibër, bashkëpunim dhe harmoni me natyrën. Një ekuilibër i mirë midis njohurive vendase dhe shkencës dhe teknologjisë moderne mund të na çojë në një rrugë të gjatë drejt këtij vizioni të ri të zhvillimit të qëndrueshëm njerëzor. Andaj për këtë shumë zbulime të ndryshme të botës moderne janë të bazuara pikërisht në fenomenet natyrore apo edhe në lloje te caktuara bimore dhe shtazore.
Në këtë shkrim po ju ofrojmë disa udhëzime që mundë të zbatoni në jetën e përditshme dhe që ndërlidhen me të mirat që na ofron natyra dhe rregullat e saj.
- Flini dhe zgjohuni në të njëjtën kohë me zogjtë, nëse doni të jetoni gjatë dhe shëndetshëm.
- Hani më shumë perime të gjelbra, që të keni këmbë të forta dhe zemër të shëndetshme.
- Shikoni më shpesh qiellin dhe flisni më pak që heshtja të hyjë në zemrën tuaj, dhe që shpirti dhe jeta juaj të jetë e qetë.
- Pini ujë aty ku pinë kuajt, një kalë nuk do të pijë kurrë ujë të keq.
- Rregulloni shtratin tuaj aty ku macja bënë gjumin e saj të qetë.
- Hani fruta të prekura nga një krimb, ata janë më të shëndetshmit!
- Mblidh dhe ha pa frikë kërpudha, mbi të cilat qëndrojnë insektet.
- Mbillni pemët që sulmohe nga moli.
- Ndërtoni një gropë për strehim aty ku zogjtë fshihen nga nxehtësia.
No comments:
Post a Comment