Thursday, August 26, 2021

Riciklimi i ujit të shiut, një projekt që do zëvendësojë nevojën për ujë

Përdorimi i ujit të shiut për tualete dhe rrobalarësit mund të jetë një opsion. Qyteti Nye, në Danimarkë, po teston një sistem që synon parandalimin e përmbytjeve dhe kursimin e ujit të pijshëm. Ky ujë i ricikluar do të zëvendësojë një të tretën e ujit të tokës nëpër shtëpi. “Kjo ka të bëjë me ndërgjegjen e mirë. Sidomos në një familje me fëmijë si ne, që lajmë shumë rroba. Ndaj është bukur të mund të bësh gjëra ndryshe duke përdorur resurse të tjera”, thotë Malene Brøndberg, arkitekte.

Shpyllëzimi po ndikon në zvogëlimin e reshjeve

Nga studimi ndërkombëtar i bërë nga Instituti i Shkencave Atmosferike dhe Klimatike të Këshillit Kombëtar të Kërkimit të Torinos (Cnr-Isac), i botuar në revistën ”Global Change Biology” mësohet se shpyllëzimi i pyjeve shkakton zvogëlim tejet të madh të reshjeve vjetore atmosferike. Studimi mbi ndikimin e madh që ka shpyllëzimi në zvogëlimin e reshjeve atmosferike është bërë në Amazonë. Studimi ka konstatuar se pyjet e shiut të Amazonës nuk janë vetëm një nga mushkëritë më të mëdha të planetit, por edhe një vend veçanërisht me shira, një mikrolklime që prodhohet nga avujt e ujit të lëshuara nga bimët gjatë fotosintezës, proces i cili bënë që të ketë reshje atmosferike gjatë gjithë vitit.

Sunday, August 22, 2021

Krimi mjedisor: Vriten dy gjirafa të bardha, specie shumë të rralla!

Gjuetarët ilegal të kafshëve të egra kanë vrarë gjirafën e bardhë dhe klyshin e saj në Kenia, raporton BBC. Gjirafat e bardha janë specie ekstremisht të rralla. Autoritetet e Kenias bëjnë të ditur se ekziston një tjetër gjirafë e bardhë e cila është nën mbrojtjen e shtetit, dhe mendohet të jetë e vetmja e tillë në botë. Ngjyra e bardhë e gëzofit vjen si rezultat i leucizmit e cila bënë që qelizat e lëkurët të mos përmbajnë pigmente.  Kurse albinizmi manifestohet atëhere kur një organizëm i caktuar ka mungesë të plotë të melaninës, prandaj edhe lëkura apo gëzofi i specieve të ndryshme merr ngjyrë të bardhë.

Në Kaliforni ndërtohet ura më e madhe në botë për kalim të kafshëve të egra

Vrasja në autostrada e shumë kafshëve të egra është një problem i madh për shumë qytete. Los Angeles, si një ndër qytetet që përballet në masë të madhe të madhe me këtë problem, vendosi të ndërtojë urën më të madhe në botë për kalim të kafshëve të egra.  Kjo urë gjigande do të shtrihet mbi Autostradën 101 të SHBA-së, një e tillë me 10 korsi. Mbikalimi i kafshëve do të lidhë pjesë të ndryshme të malit Santa Monica në mënyrë që të mbrojë luanët malorë dhe kafshët tjera të egra. Autostrada me 10 kursi i ka kufiuar këto kafshë të eksplorojnë dhe të enden lirshëm, duke i rrezikuar në të njëjtën kohë.

Mbi (nën) kalimet e kafshëve të egra në autostrada (Fotolajm)!

Vrasja në autostrada e shumë kafshëve të egra është një problem i madh për shumë qytete. Andaj në përpjkej për të zbutur këtë problem dhe për të mbrojtur kafshët e egra inxhinierët e ndërtimit të rrugëve në bashkëpunim me hulumtuesit e botës së egër kanë shpikur mbi ose nënkalimet e kafshëve në rrugët e ndryshme që ndajnë habitatet dhe ekosistemet e kafshëve të egra. Sot ndërtime të tilla i gjen në mbarë botën e sidomos në vendet e zhvilluara të Evropës dhe në SHBA. Në këtë foto lajm do të sjellim foto të ndërtimeve të tilla arkitektonike anë e kënd botës.

Saturday, August 21, 2021

Bimët mishngrënëse, si e shuajnë “urinë” këto gjallesa!

Dihet që kafshët ushqehen me bimë. Por, a e dini se ka edhe bimë që ushqehen me kafshë? Njihen rreth 550 lloje bimësh mishngrënëse ose insektengrënëse dhe po zbulohen edhe të tjera. Edhe pse këto bimë të çuditshme e kryejnë procesin e fotosintezës, atyre që rriten në toka të varfra u mungojnë lëndët ushqyese të domosdoshme, si për shembull nitratet. Insektet u sigurojnë këtyre bimëve "të uritura" lëndë ushqyese të rëndësishme.

A e dini se sa lule viziton bleta për ta nxjerrë 1 kg mjaltë?

Një bletë e vetme mund të prodhojë pak mjaltë, por është bashkimi që bën fuqinë në këtë rast. Gjatë dimrit një lule “vizitohet” nga 10 mijë deri në 20 mijë bletë ndërsa me ardhjen e pranverës, numri rritet. Gjatë stinës së pranverës numri i bletëve shkon në 225 mijë dhe në mesin e verës ky numër bie në 90 mijë. Përgjatë një viti një koshere bletë mund të prodhojë 20-30 kg mjaltë, madje nëse stina është e mirë dhe zona është e favorshme bletët mund të prodhojnë deri në 40 kg mjaltë në vit.

Njihuni me pemën që rrjedh gjak!

Studimet e kohëve të fundit kanë filluar të hedhin dritë mbi mënyrën se si komunikojnë bimët, duke përfshirë mënyrën se si ato mund të “bërtisnin” me njëra-tjetrën kur priten, por ka një pemë që ka një përgjigje edhe më befasuese… ajo rrjedh gjak. E njohur në Afrikën Lindore si Kiaat, Mukwa dhe Minunga, Pterocarpus angolensis është një lloj peme që nuk është e zakonshme, pema ndryshe është e njohur edhe me emrin pema e gjakut. Ju shikoni, prerja e njërës prej degëve të pemës së Bloodwood rezulton në të njëjtin efekt që ju mund të gjeni nëse keni copëtuar gjymtyrën e një personi. Pas marrjes së dëmtimit, pema liron një lëng të kuq që duket alarmante si gjaku i njeriut.

Jaguari, disa fakte interesante për macen e egër amerikane

Është macja më i madhe në Amerikë dhe e treta më e madhe në botë. Ato mund të arrijnë një gjatësi prej 4 deri në 6 metra ose ndërmjet 1 dhe 2 metra. Bishti i tyre mund të jetë i gjatë 2 metra ose 60 centimetra, megjithëse bishtat e tyre janë të shkurtër në krahasim me felinët e tjerë të mëdhenj. Jaguarët meshkuj janë më të mëdhenj se femrat. Jaguarët meshkuj mund të peshojnë 57 deri 113 kilogramë. Jaguarët femra mund të peshojnë 45 deri 90 kilogramë.

Kthehet në jetë kafsha mikroskopike pasi mbijetoi 24 mijë vjet e ngrirë

Një kafshë mikroskopike është ringjallur pasi qëndroi e ngrirë e Arktikut për 24 mijë vjet. Bdelloid Rotifers zakonisht jetojnë në mjedise me ujë dhe kanë një aftësi të pabesueshme për të mbijetuar. Shkencëtarët rusë gjetën krijesat në një copë dheu të ngrirë, cila nxor përmes një platforme shpimi ne Siberi nga një shtrese permafrost, apo territori të ngrirë gjatë gjithë vitit me përjashtim të një shtrese të hollë në sipërfaqe. "Raporti ynë është prova më e vështirë deri më sot se kafshët shumëqelizore mund të përballojnë dhjetëra mijëra vjet në kriptobiozë, gjendja e metabolizmit ndalon thuajse krejtësisht", tha Stas Malavin, një studiues në Laboratorin e Kriologjisë së Tokës në Qendrën Shkencore Pushchino për Kërkime Biologjike në Rusi.

Ngjarje e pazakontë: Shkencëtarëve iu vjen fatura 2300 euro për GPS-in e lejlekut!

Një grup shkencëtarësh polak vendosen të ndjekin rrugëtimin e lejlekëve që qendronin në vendin e tyre, të cilët largoheshin pasi vinte dimri. Kështu, ata vendosën në shpinën e njërit prej grupit të lejlejëve një transmetues GPS me një kartë SIM, e cila do të ndiqte shtegtimin e shpendëve duke dhënë të dhëna të sakta se ku ata qendrojnë gjatë dimrit. Shkëncëtarët ndoqën lejlekun në udhëtimin e tij prej 6 154 kilometrash nga Polonia në Ukraninë, pastaj në Rumani, Turqi, Siri, Liban, izrael dhe Egjipt. I gjithë ky udhëtim zgjati 52 ditë.

Vazhdon te bie konsumi i qymyrit në BE

Në vitin 2020, Bashkimi Evropian ka konsumuar 64% qymyr më pak krahasuar me vitin 1990, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat. Arsyja kryesore është rritja e përdorimit të gazit natyror dhe të burimeve të ripërtëritshme, ka raportuar Balkan Green Energy News. Trendi në rënie i konsumit dhe prodhimit të qymyrit në BE ka vazhduar edhe në vitin 2020. Rënia e prodhimit dhe konsumit të qymyrit kishte filluar që në vitin 1990, por është përshpejtuar në vitin 2019. Krahasuar me vitin 2018, konsumi i qymyrit kishte rënë ëpr 35% në vitin 2020 ndërsa i linjitit, për 33%.

A mund të parandalojnë arkitektët ndryshimet klimatike?

Arkitektët mund të parandalojnë efektet më të këqija të ndryshimit të klimës duke vendosur për të hartuar dhe ndërtuar standarde zero të karbonit, argumenton Edward Mazria, arkitekt dhe themelues i organizatës jofitimprurëse Architecture 2030. Mazria, po u bën thirrje të gjithë arkitektëve, planifikuesve, inxhinierëve dhe atyre që janë përgjegjës për projektimin dhe ndërtimin e mjedisit të ndërtuar në mbarë botën që të projektojnë të gjitha ndërtesat e reja, rinovimet, peizazhet, peizazhet e qytetit dhe infrastrukturën që të jenë me karbon zero duke filluar tani. 

Top 10 qytetet me ajrin më të pastër në Evropë

Ajrin e pastër çdo lagje, qytet e shtet dëshiron ta ketë në nivel sa më të mirë. Edhe pse qytetet e zhvilluara e metropolet shpesh e kanë të vështirë ta ruajnë pastërtinë e ajrit për arsye të industrializimit. Ndërkohë, për t’iu rikujtuar njerëzve se sa janë duke e ndotur apo edhe ruajtur cilësinë e ajrit, kompani të ndryshme bëjnë studime, të cilat japin rezultate se cili vend po vepron mirë në këtë aspekt dhe kush po e shkatërron ajrin në mënyrë të pamëshirshme. Kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar, HouseFresh, ka studiuar rezultatet e kompanisë zvicerane të teknologjisë IQAir për cilësinë e ajrit për vitin 2020. Ata kanë bërë një renditje të vendeve dhe qyteteve sipas nivelit të përqendrimit të grimcave PM në ajër.

Wednesday, August 18, 2021

Shtegu i Ngjyrave – Magjia e livadheve Alpine

Për të apasionuarit pas hiking dhe natyrës ekziston një shteg i ri për ecje me distancë të gjatë, por edhe me një natyrë të virgjër. Bëhet fjalë për Shtegun e Ngjyrave, i cili është pjesë i Parkut Natyror Korab-Koritnik. Ky shteg kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Shtegu i Ngjyrave është një nga destinacionet më të vizituara viteve të fundit e sidomos gjatë verës për shkak të klimës alpine dhe temperaturave të përshtatshme. 

Kolumbia parajsa e fluturave, aty ku ndodhen 20% e llojeve të fluturave të botës

Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind të llojeve të fluturave, numri më i lartë në botë sipas një studimi të ri të Natural History Museum, në Londër. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë identifikuar 3642 specie dhe 2085 nënspecie në Kolumbi, një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë. “Më shumë se 200 specie fluturash të përfshira në këtë census jetojnë vetëm në Kolumbi dhe nuk gjenden në asnjë vend tjetër”, thotë Blanca Huertas, studiuese e fluturave në Natural History Museum. “Nëse i humbim ato, këto specie do të zhduken përgjithmonë”, shprehet studiuesja, teksa bën thirrje për mbrojtjen e habitatit të tyre natyral.

Tuesday, August 17, 2021

Mrekullitë e botës së egër në syrin e kamerës

Një fotografi mahnitëse që tregon një spirale me peshq ka fituar konkursin vjetor të imazhit, “BMC Ecology and Evolution”, për vitin 2021. E kapur nga Kristen Brown, fotografia u vlerësua si një “metaforë vizuale për zhdukjen e këtij fenomeni brenda oqeaneve tanë” për shkak të krizës klimatike, e cila është një kërcënim i madh për shtresën e famshme të koraleve në bregun lindor australian. Ndër imazhet e tjera në konkursin e këtij viti, janë edhe momente të tjera mbresëlënëse nga natyra si p.sh: një bretkosë para se të sulmohej nga një gjarpër, një merimangë me prenë e saj etj. Fitues i një tjetër çmimi në këtë konkurs u bë dhe imazhi i një “ushtrie termitesh” që lëvizin në gjatësinë e një litari të braktisur në një pyll të Malajzisë.

Merren në mbrojtje ligjore disa raca të pëllumbave autokton të Kosovës

Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Ministri i MMPHI, Liburn Aliu, përmes vendimeve të ndara ka marrë në mbrojtje disa raca autoktone të pëllumbave të Kosovës. Me miratimin e këtyre vendimeve llojet autoktone të pëllumbave: Pëllumbi i Pejës, Kryemusmi i Gjakovës, Gjylia e Prizrenit, Piklani i Pejës, Akrobatiku-Dyneku i Kosovës, dhe Kuti i Drenicës i janë shtuar Regjistrit të vlerave të mbrojtura të natyrës që mirëmbahet nga Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve është mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes këtyre vendimeve synohet që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera.

Pse “preferoj mos ta di”, nuk është më opsion kur flasim për klimën

Nga Cristina Mari

URGJENCA KLIMATIKE NA KA MBËSHTETUR PËR MURI.

Kohët e fundit kam postuar në rrjetet sociale personale disa faqe të esesë së David Wallace-Wells, Toka e pabanueshme. Eseja, e bazuar në shkencën e fuqishme dhe të besueshme, është një rrëfim shqetësues i skenarëve më të mirë dhe më të këqij që mund t’i presim për të ardhmen e planetit tonë në varësi të faktit nëse vendosim apo jo të ndërmarrim veprime serioze kundër urgjencës klimatike. U motivova për të tërhequr vëmendjen ndaj urgjencës klimatike në kontekstin e zjarreve të fundit që po përhapen nëpër Ballkan, Turqi dhe Greqi. Faqet e pakta që ripostova i referohen mënyrave mizore të zjarreve që janë shtuar në vitet e fundit, si zjarret shkatërruese në dukje të pafundme në Kaliforni ose ato që çuan në vdekjen e 26 njerëzve, që u gjetën të djegur dhe të përqafuar me njëri -tjetrin, në një resort turistik grek pasi nuk e arritën plazhin për t’u shpëtuar flakëve në vitin 2018.

Monday, August 16, 2021

Publikohet raporti për hidrocentralet, evidentohen shkelje!

Ndërtimi i hidrocentraleve në Kosovë është përcjellë me shkelje dhe tejkalime të shumta ligjore, si dhe dëmtime të rrjedhës së lumenjve, e shpeshherë objektet e hidrocentraleve janë ndërtuar në prona publike. Këto janë disa nga gjetjet e një raporti të hartuar nga një grup punues i formuar nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës. Grupi punues për “Shqyrtimin e procedurave administrative të zbatuara për hidrocentrale dhe ndikimin e tyre ne mjedis”, ka finalizuar punën e tij dhe ka prezantuar të gjeturat kryesore përmes një raporti. Ky grup punues ishte themeluar me vendim nga ministri i MMPHI, Liburn Aliu me qëllim të shqyrtimit të ligjshmërisë si dhe aspekteve procedurale dhe administrative të lejimit të këtyre HC-eve. Në kuadër të grupit ishin përfshirë ekspert nga MMPHI dhe agjencitë vartëse të saj.

Franca detyron prodhuesit të paguajnë për ndotjen me bishtat e cigareve në rrugë!

Fanca i shpall luftë bishtave të cigareve. Tashmë, prodhuesit e tyre duhet të kontribuojnë e të financojnë për mbledhjen e tyre nga rrugët apo hapësirat publike ku hidhen. Zyrtarisht, administrata Macron ia besoi detyrën organizmit Alcome, që brenda 6 viteve, të reduktohen me 40% bishtat e cigareve të hedhura ndërsa kompanitë prodhuese të paguajnë financiarisht. Mjafton të mendosh që çdo vit, në tokë hidhen mbi 23 miliard cigare të konsumuara e vetëm në Paris mblidhet një sasi prej 350 tonësh në vit. Filtrat përmbajnë shumë elementë toksikë si nikotina, amoniaku, mërkuri e plumbi që për t’u zhbërë vetë iu duhen të paktën 10 vjet.

Taksitë fluturuese dhe posta me dron, e ardhmja e transportit!

Taksitë fluturuese, dërgesat me dron dhe udhëtimet me aeroplan në distanca të shkurtra të mundësuar nga hidrogjeni ose bateritë nuk janë larg nga realiteti. Vizioni i ardhshëm i Kërkimit dhe Inovacionit i Britanisë së Madhe përcakton sesi udhëtimi ajror me emetime zero midis qyteteve të Britanisë mund të jetë i mundur brenda një dekade. Një nga elementët kryesore të udhërrëfyesit është përdorimi i hidrogjenit ose avionëve me energji elektrike për të siguruar udhëtime të shkurtra për deri në 10 persona. Këto taksi ajrore me ngritje vertikale do të eliminonin emetimet e karbonit, do të lehtësonin mbipopullimin në qytetet britanike dhe do të pakësonin kohën e udhëtimit për udhëtarët.

Publikohet raporti i OKB për Klimën - Toka po ngrohet me shpejt seç parashikohej!

Nga përmbytjet katastrofike në zjarre shkatërruese, vera e vitit 2021 ka sjellë kushte ekstreme të motit kudo në botë. Kushte të tilla ekstreme dhe lidhja e tyre me ndryshimet klimaterike që po shkaktohen nga njeriun janë thjesht një nga pikat kryesore të një raporti të publikuar të hënën nga Paneli Ndërqeveritar i OKB -së për Ndryshimet Klimatike (IPCC). I përgatitur nga më shumë se 230 shkencëtarë nga vende nga e gjithë bota, ky është raporti më i rëndësishëm i publikuar në vite nga komuniteti ndërkombëtar shkencor. Raporti është një sintezë e punës nga mbi 14,000 citime kërkimore. Në fakt bëhet fjalë për një enciklopedi të shkencës klimatike – një përmbledhje e konsensusit më të fundit shkencor mbi ndryshimet klimatike dhe atë që parashikon e ardhmja, përmes përdorimit të modeleve të sofistikuara të klimës dhe njohjes së kushteve të kaluara. Ky raport sjell një përditësim sesi klima e Tokës dhe kuptimi ynë për të kanë ndryshuar që nga raporti i fundit i tillë në 2013. Ndikimi dëmtues i njerëzimit në klimë tashme është një fakt, thonë shkencëtarët e OKB -së dhe duhet lëvizur shpejt për të shmangur ndryshimet katastrofike që do të transformonin jetën siç e njohim deri më tani. Një raport i fundit i tyre thotë se emetimet e vazhdueshme të gazrave mund të sjellin gjithashtu një thyerje të limitit të temperaturës në pak më shumë se një dekadë. 

Sekuestrohen 54 milion dollarë nga tregtia e paligjshme e lëkurës pangoline dhe brirëve të elefantëve

Zyrtarët në Nigeri, një qendër për trafikimin e paligjshëm të kafshëve të egra, kanë kapur një sasi rekord lëkure pangoline, kthetra dhe brirë elefantësh ndërsa qeveria përpiqet të luftojë tregtinë, tha të mërkurën kreu i doganave. Konfiskimi, me vlerë 22 miliardë naira (54 milion dollarë), përfshinte 17,137 kg lekure pangoline, 44 kg brirë elefanti dhe 60 kg kthetra pangoline, tha koloneli Hameed Ibrahim Ali, kontrollues i përgjithshëm i doganave, në një deklaratë. Ali tha se autoritetet kishin arrestuar tre shtetas të huaj dhe po ndiqnin një të katërt, të cilin ai e përshkroi si kreun e operacionit. “Të dyshuarit e arrestuar së shpejti do të kenë datën e tyre në gjykatë pasi NCS nuk do të lërë asnjë gur pa lëvizur për t’i sjellë ata para drejtësisë,” tha Ali.

Kosova me plan “ambicioz” për ndryshime klimatike, por larg zbatimit

“Kosova pavarësisht se shtet i vogël dhe jo anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) duhet të marr vetë masat për adaptim dhe zbutjen e ndryshimeve klimatike” pasi sipas Profesorit Universitar i cili është njohës i fushës së mjedisit, Zeqir Veselaj, Kosova po përballet me ndryshime të dukshme klimatike. Veselaj, ka treguar se Kosova ka një plan të veprimit për ndryshime klimatike por sipas tij plani është shumë ambicioz dhe larg zbatimit në praktikë. “Kosova në vitin 2015 ka hartuar një inventar të emetimeve të gazeve me efektin serrë, i cili adreson disa nga sfidat dhe ngjashëm me kërkesat e Marrëveshjes së Parisit synon që deri në vitin 2030 të ketë 0 emisione të gazeve me efekt serrë, se a mund të arrihet ky cak tepër ambicioz për të mos thënë utopik në raport me situatën reale të shtetit, është një pikëpyetje e madhe”, ka thënë Veselaj për Albanian Post.

Saturday, August 7, 2021

Shkencëtarët paralajmërojnë: Uleni metanin ose përballuni me ndryshimin e pakthyeshëm të klimës!

Ulja e dioksidit të karbonit nuk mjafton për të zgjidhur krizën klimatike – bota duhet të veprojë me shpejtësi në gazrat e fuqishme serrë sikurse është metani, për të ndalur rritjen e temperaturave globale, kanë paralajmëruar ekspertët. Shkencëtarët më të mirë të klimës do japin paralajmërimin më të errët deri tash – që jemi në prag të katastrofës klimatike – në një raport që do të publikohet së shpejti. Ky raport do të japë një vlerësim krahasimor të afërsisë së njeriut me ndryshimin e pakthyeshëm në klimë. Një prej pikave kyçe për politikëbërësit pritet të jetë paralajmërimi që metani po luan një rol më të madh se kurrë në mbi-nxehjen e planetit.

A mundë të përdoren dronët për të “krijuar” shi?

Në një vit kur regjistrohen të dhënat e temperaturës, Emiratet e Bashkuara Arabe po i drejtohen teknologjisë për të luftuar nxehtësinë. Sipas një raporti të Business Insider, shkencëtarët në Dubai përdorin një metodë të veçantë për të “krijuar” shi sepse temperaturat arrijnë 48 gradë. Teknika është krijuar për të rritur sasinë e shiut, dhe projekti vlen 15 milionë dollarë. Shkencëtarët në Universitetin e Reading në Mbretërinë e Bashkuar kanë krijuar një teknologji të veçantë për krijimin e reve për Dubai. Procesi përdor një dron, i cili lëshon impulse të energjisë elektrike në retë për të marrë pika uji në retë e mbajtura së bashku. Kur pikat bëhen mjaft të mëdha, ato bien në formën e shiut.

Pse po digjet Evropa?

Edhe pse nuk arritëm në mes të verës, zjarret që shpërthyen në Ballkan, Itali dhe Mesdheun juglindor tashmë e kanë tejkaluar mesataren vjetore. Deutsche Welle u përgjigjet katër pyetjeve që në përmblidhen në një – Pse po digjet Evropa? Muajin e kaluar, zjarret pyjore kanë përfshirë Evropën jugore. Pavarësisht nëse shkëndija e parë u krijua natyrshëm – nga rrufeja, ose ishte vepër e njeriut, nuk ka dyshim se nxehtësia e madhe dhe thatësira ndikuan në zjarr. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës është nxitësi kryesor i një sezoni tjetër zjarri ekstrem.  Deutesche Welle zbulon pse Mesdheu dhe vendet e Ballkanit janë të prirë ndaj zjarreve dhe cilat janë pasojat e ngrohjes globale.

Cilat janë 5 vendet që do të mbijetonin në rast të ndonjë kolapsi global?

Shkencëtarët kanë identifikuar vendet më të sigurta për të kërkuar strehim në rast të ndonjw kolapsi global në botë. Qytetërimi njerëzor është në një “gjendje të rrezikshme” për shkak të dëmit mjedisor të shkaktuar nga ekonomia globale e bazuar në energji, e cila është e ndërlidhur në rrjete komplekse, thanë studiuesit.  Një krizë e rëndë financiare, efektet e ngrohjes globale, shkatërrimi i natyrës, një pandemi më e keqe se Covid-19, ose një kombinim i këtyre mund të rezultojë në një kolaps global, shprehen ekspertët. Për të vlerësuar se cilat vende do të ishin më elastike ndaj një kolapsi të tillë, vendet u renditën bazuar në aftësinë e tyre për të rritur ushqimin për popullsinë e tyre, në mbrojte të kufijtë e tyre nga emigrimi masiv i padëshiruar, rrjetet e energjisë dhe disa aftësi prodhimi.  Këto vende përfshijnë Zelandën e Re, Islandën, Mbretërinë e Bashkuar, Irlandën dhe shtetin australian të Tasmanisë. 

Organizata Kosova Wildlife Care, ka një mesazh për zjarret dhe aktivitetet në natyrë!

Dashamir të natyrës! Të gjithë e dimë që pjesa më e bukur e çdo aktiviteti në natyrë çoftë kamping, hiking apo piknik është zjarri. Fundja çdo pushim në natyrë thujajse nuk imagjinohet pa zjarr.Të gjithë e dijmë që zjarri ofron ngrohtësi, komoditet, dritë, mundësi për përgaditjen e ushqimit etj. Por, a keni menduar ndonjëherë për rrezikun që bart mbi vete ndezja e zjarrit? A e dini që mbi 90% e zjarreve të shkaktuar në natyrë është shkakatar njeriu? A e dini që nga një zjarr i vogël pikniku,ose nga një pakujdesi çoftë edhe hudhja e cigarës në natyrë mund të ndizet një zjarr masiv dhe të del çdo gjë jashtë kontrollit, dhe që mund të kaploj me qindra dhe mijëra hektarë pyje duke vrarë dhe djegur çdo krijesë që gjindet aty? Atehere,ne me duart tona shkatruam atë që natyrës ju desht qindra vite ta ndertoj.

Tuesday, August 3, 2021

Disa bimë që janë të rrezikshme për t’u mbajtur në shtëpi!

Në botë ekzistojnë rreth 450,000 specie bimore dhe disa prej tyre janë krijuar në mënyrën më të bukur, për t’i dhënë ngjyrë dhe jetë shtëpive tona. Por disa bimë mund të na rrezikojnë dhe ne nuk jemi fare në dijeni. Në këtë artikull do të gjeni 7 llojet e bimëve që janë të rrezikshme për shëndetin nëse i mbani brenda në shtëpi.

1. Pema bonsai-dëllinjë

Nëse ju pëlqejnë pemët, mund të tundoheni të merrni një bonsai. Por, para se ta bëni këtë, është mirë të keni kujdes se çfarë lloj bonsai merrni. Meqenëse pemët e bonsait janë nga e njëjta specie si dëllinjat e maleve, ato mund të shkaktojnë simptoma alergjie siç janë bllokimi i hundës dhe lotimi i syve.

Disa këshilla për të shmangur rreziqet e motit të nxehtë

Me ardhjen e verës dhe rritjes së temperaturave, Instituti i Shëndetit Publik ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për rreziqet e motit të nxehtë, sidomos për sa i përket kategorive të njerëzve në nevojë, si të moshuarit dhe fëmijët. Ky institucion kërkon që të mbështeten rregullat e fushatës me këshilla parandaluese për të gjithë popullatën, sidomos për fëmijët, adoleshentët dhe të moshuarit.
Në këtë kuadër, për të moshuarit këshillohet që: mjediset e brendshme të banesës të mbahen në një temperaturë konstante rreth 26 °C, të moshuarit të mos dalin nga shtëpia nga ora 11-18, gjatë gjithë kohës të konsumojnë lëngje jo shumë të ftohta, të vishen me veshje me ngjyra të hapura prej lini ose pambuku.


10 shpikjet që mund të ndryshojnë stilin tonë të jetesës në të ardhmen

Rreth 20 vjet më parë, bota u hipnotizua nga koncepti i Bluetooth. Dhe sot, ju mund ta lidhni smartphone-in tuaj me shumë gjëra. Është e vështirë të imagjinohet një botë ku robotët do të pikturojnë thonjtë tanë dhe rrobat tona thjesht do të pastrojnë vetveten, por ky realitet nuk është aq larg. Bright Side ka përmbledhur një listë të shpikjeve aktuale dhe të së ardhmes që përfundimisht mund të zëvendësojnë shumë nga objektet e zakonshme që përdorim sot.

1. Materiale që vetpastrohen

Shkencëtarët australianë kanë shpikur një tekstil që pastron vetveten. Pëlhura përdor nanostruktura që mund të shpërndajnë papastërtitë dhe njollat kur ekspozohen në dritë. Kështu që një ditë, kur të derdhni salcën e shpagetit në këmishën tuaj, do të mund të mbani llambën sipër njollës, dhe Voila, njolla do të jetë zhdukur.

Disa fakte interesante për uraganet!

Uragani (angl: Hurricane) është një erë shumë e fuqishme dhe e shpejtë, që shoqërohet me reshje të shumta dhe shkakton katastrofa natyrore. Uraganet ngjasin ne oqeanin Atlantik dhe gjirin e Meksikes. Një ciklon tropikal është një sistem me shpejtësi të madhe . Stuhia karakterizohet nga erërat e forta, dhe shi i madh. Në varësi të vendndodhjes së saj dhe forcës, një ciklon tropikal është përmendur me emra të tillë si uragan taɪfu ː stuhi tropikale, stuhi Ciklonike, dhe thjesht ciklon. Uragani krijohet në viset tropike, mundë të zgjasë disa ditë dhe javë, paraqitjet më të shpeshtaa jnaë në lindje të SHBA-ve, Azinë juglindore dhe në veri të Australisë. Stuhitë e tilla kur paraqiten në Indi dhe në detin kiney, quhen tajfune.

Orkidea, më e bukura e të bukurave!

Nëse keni vendosur të bëni një dhuratë, bashkëshortes, të dashurës apo një mikeje, nuk ka asnjë dilemë, Orkide është zgjidhja. Nëse ju kanë dhuruar një orkide, ti grua, ti e dashur, ti mike, mëso se ajo më shumë se një dhuratë, është një ngjitje në panteonin e perëndeshës. Për atë vullnet, për atë zemër, ju jeni një mundësi hyjnore. Orkide është më e bukura e të bukurave. Bota e luleve, hiret e bukurisë natyrore, shëmbëllimi i të përsosures që vjen si miklim i shijes, finesës, delikatesës, sharmit dhe harmonisë estetike, nuk do të kishte kuptim pa adhurimin për lulet dhe e bukura nuk do të kishte simbol të saj më të denjë për ta përfaqësuar sesa Orkidenë. Orkideja me shekuj ka qenë simbol i dashurisë, luksit dhe bukurisë. Grekët e kanë konsideruar këtë lule si simbol të burrërisë (potences). Kinezët, prej kohës së Confuciusit, e kanë quajtur orkiden “bima e aromës së Mbretit”.

10 malet më të larta në botë

Vende të ndryshme kanë peisazhe malore të pasura por vetëm disa prej tyre kanë lartësitë më të mëdha në botë, ku në 10 prej tyre 8 gjenden në Azi.  Maja më e lartë është Everesti me lartësi 8848 metra, por ne jemi përpjekur të rendisim 10 majat më të larta në botë. Gjithashtu duhet përmendur që secili nga dhjetë malet ka arritur një lartësi prej mbi 8,000 metra. Më poshtë do të gjeni listën e 10 maleve më të larta në botë për t'ju ndihmuar të dini saktësisht se ku ndodhen, lartësinë ekzakte të secilit dhe gjithashtu nëse janë të vështirë apo të përshtatshëm për tu ngjitur.

1. Mali Everest (8848m), Nepal 

Mali Everest është maja më e lartë e botës, i lokalizuar në pjesën verilindore të Nepalit. Lartësia e majës më të lartë të botës është 8848 metra mbi nivelin e detit.

Ura Tibetiane në kanionin e Lumit të Drinit, një atraksion i rrallë turistik i Kosovës

Në kanionin e Lumit të Drinit, afër Urës së Fshajtë, së fundi është përuruar edhe një atraksion turistik për Kosovën. Është kjo “Ura tibetiane” që lidhë brigjet e lumit në këtë pjesë të kanionit. Ky atraksion ka nxitur kërshërinë e shumë vizitorëve, jo vetëm për të provuar kalimin emocional të “urës tibetiane” por edhe për të shijuar bukurinë natyrore të kanionit të Drinit të Bardhë. “Ura tibetiane”, ndodhet pranë Urës së Fshajtë. Përndryshe ky lokalitet në kanionin e Drinit të Bardhë është zonë e mbrojtur natyrore në kategorine monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).

Alarmi i frikshëm i ngrohjes globale, 22 gigaton akull shkrihen brenda një dite

Ndërsa ndryshimi i klimës po shkakton temperatura të  larta në të gjithë Arktikun, Grenlanda humbi një sasi të madhe akulli, shkrirja e të cilit mund të mbulojë të gjithë Floridën me 5 cm ujë. Kjo është humbja e tretë më e madhe e Ishullit Arktik në 71 vjet. Dy rekordet e mëparshme u shënuan në 2012 dhe 2019. Sipas shkencëtarëve, shkrirja e shpejtë e akullit erdhi si pasojë e ajrit të nxehtë të bllokuar në ishullin Arktik. Ata paralajmërojnë se do do ketë shkrirje të tjera akullnajash. Vetëm të mërkurën 28 korrik, rreth 22 gigaton akull u shkrinë brenda ditës. 12 prej gigatonëve u që u shkrin u derdhën në oqean, ndërsa 10 gigatonët u thithën nga dëbora dhe ekziston mundësia të ngrijnë përsëri, sipas Xavier Fetvais, një klimatolog në Universitetin e Liege në Belgjikë.

Gjurma Ekologjike dhe Dita T

Nga:  Dr. Zeqir Veselaj,  Ligjërues i edukimit mjedisor në Universitetin e Prishtinës

Përderisa bota po “lundron” çdo ditë kozmosin, madje arriti të aterojë fluturake në Mars, Toka asnjëherë nuk ka qenë më afër çrregullimit të pakthyeshëm të balancit ekologjik, që nënkupton vetë ekzistencën. Balancën ekologjike nuk e cenon vetëm ndotja dhe degradimi, ndryshimet klimatike, hollimi i ozonit etj., por edhe mënyra se si dhe në çfarë mase e shpejtësie i shfrytëzojmë resurset natyrore që biosfera i prodhon. Pra, vetë mënyra jonë e jetesës dhe sjelljes së përditshme. Kështu, p.sh., ka dallim të madh të kërkesës mbi biosferën, nëse sipas dietës jeni vegjetarian ose hani mish çdo ditë, apo edhe nëse hani produkte vendore apo të importuara nga larg (si, p.sh., nga Brazili). Për një kilogram mish gjedhi në tavolinën tonë (një drekë e zakonshme familjare) vetëm ujë shpenzohen 15,000 litra pa llogaritur shkarkimet e karbonit gjatë procesit. Për të pordhuar një hamburger të zakonshëm, shpenzohen mbi 2,500 litra ujë, ndërsa për një porcion sallate vetëm 80 litra.

Dua Lipa: Kur do ta kuptojmë që ky ndryshim i klimës është i vërtetë

Pas dukurisë së zjarreve që ka përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Ballkanin dhe mbarë botën ka reaguar edhe këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa. Apeli i Duas, është pjesë e reagimeve të shumta në rrjetet sociale të yjeve botërore që kanë senzibilizuar opinion e gjerë për pasojat e zjarreve që janë kryesisht si pasojë e ngrohjes globale dhe ndryshimeve klimatike.  Me një fatkeqësi të tillë po bashkëndjen edhe artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila këto ditë ndodhet në Shqipëri. Dua përmes një fotografie të rishpërndarë në InstaStory ka shkruar se “ky ndryshim klimatik që ka kapluar botën është i vërtetë dhe duhet të mësojmë të përballemi me të”.