Kolumbia është shtëpia e rreth 20 për qind të llojeve të fluturave, numri më i lartë në botë sipas një studimi të ri të Natural History Museum, në Londër. Një grup ndërkombëtar shkencëtarësh kanë identifikuar 3642 specie dhe 2085 nënspecie në Kolumbi, një nga vendet me biodiversitetin më të pasur në botë. “Më shumë se 200 specie fluturash të përfshira në këtë census jetojnë vetëm në Kolumbi dhe nuk gjenden në asnjë vend tjetër”, thotë Blanca Huertas, studiuese e fluturave në Natural History Museum. “Nëse i humbim ato, këto specie do të zhduken përgjithmonë”, shprehet studiuesja, teksa bën thirrje për mbrojtjen e habitatit të tyre natyral.
Një vëzhgim gjatë gjithë jetës
Shkencëtarët morën pjesë në këtë projekt
"për pjesën më të madhe të karrierës së tyre", gjatë udhëtimeve
studimore në Kolumbi, si dhe përmes analizimit të më shumë se 350,000
fotografive dhe përpilimeve bibliografike që nga shekulli i 18-të, tha muzeu në
një deklaratë. Lista prej 300 faqesh e bën të qartë se Kolumbia tani njihet
zyrtarisht se ka sasinë më të rëndësishme të specieve të fluturave në
botë", një pozicion që ajo tashmë zë për zogjtë dhe orkidetë", thotë
muzeu.
Sipas studimit, dy vende të tjera të Amerikës
së Jugut, Peruja dhe Ekuadori, po i afrohen një niveli të ngjashëm të
biodiversitetit lepidopteran. Por për momentin asnjë botim shkencor shterues në
këto vende nuk na lejon ta dimë me siguri.
Diversiteti në Kolumbi
Kolumbia është një vend me diversitet të madh
të habitateve natyrale, me një gjeografi komplekse heterogjene, thonë
studiuesit. Këta faktorë, të bashkëlidhur me situatën e delikate të sigurisë
gjatë shekullit të shkuar në disa rajone, e kanë kufizuar studimin shkencor.
No comments:
Post a Comment