Në vitin 2020, Bashkimi Evropian ka konsumuar 64% qymyr më pak krahasuar me vitin 1990, sipas të dhënave të fundit nga Eurostat. Arsyja kryesore është rritja e përdorimit të gazit natyror dhe të burimeve të ripërtëritshme, ka raportuar Balkan Green Energy News. Trendi në rënie i konsumit dhe prodhimit të qymyrit në BE ka vazhduar edhe në vitin 2020. Rënia e prodhimit dhe konsumit të qymyrit kishte filluar që në vitin 1990, por është përshpejtuar në vitin 2019. Krahasuar me vitin 2018, konsumi i qymyrit kishte rënë ëpr 35% në vitin 2020 ndërsa i linjitit, për 33%.
Importimi i qymyrit të ngurtë në BE
Në vitin 2020, BE ka prodhuar 56 milion ton qymyr të ngurtë, por ka konsumuar 144 milion ton, që nënkupton se një pjesë e konsiderueshme e qymyrit të ngurtë është importuar.
Prodhimi dhe konsumi ishin 80% respektivisht 63% më të ulëta se në vitin 1990.
Numri i shteteve anëtare në BE që prodhojnë qymyr të ngurtë ka rënë në dy, nga 13 sa ishin në vitin 2013. Vetëm Polonia është përgjegjëse për 96% të prodhimit të gjithmbarshëm të qymyrit në BE, pasuar nga Çekia.
Arsyjet kryesore për rënien e vlerave të konsumit të qymyrit të ngurtë janë rritja e konsumit të gazit natyror dhe burimeve të ripërtëritshme të energjisë për prodhimin e energjisë elektrike, si dhe rënia e përdorimit të qymyrit në industri të ndryshme, sikurse në prodhimin e hekurit dhe çelikut, ka thënë Eurostat.
Qymyri kafe: prodhimi, konsumi i koncentruar në gjashtë shtete
Prodhimi dhe konsumi i qymyrit të kafët, kryesisht linjitit, ka qenë më i balancuar, por prapë në rënie.
Sipas përllogaritjeve, BE ka konsumuar rreth 236 milion ton qymyr të kafët, kryesisht linjit, në vitin 2020, apo 64% më pak se në vitin 1990.
Gjashtë vende janë përgjegjëse për 95% të konsumit të përgjithshëm të qymyrit të kafët në BE. Vetëm Gjermania është përgjegjëse për 44% të konsumit, pasuar nga Polonia me 19% dhe Çekia me 12%. Në listën e konsumuesvë bëjnë pjesë edhe Bullgaria, Rumania dhe Greqia.
Qymyri i kafët kryesisht përdoret për prodhim të energjisë elektrike, sidoqoftë, vlerat e përdorimit kanë rënë dukshëm, ka thënë Eurostat.
No comments:
Post a Comment