Një grup shkencëtarësh polak vendosen të ndjekin rrugëtimin e lejlekëve që qendronin në vendin e tyre, të cilët largoheshin pasi vinte dimri. Kështu, ata vendosën në shpinën e njërit prej grupit të lejlejëve një transmetues GPS me një kartë SIM, e cila do të ndiqte shtegtimin e shpendëve duke dhënë të dhëna të sakta se ku ata qendrojnë gjatë dimrit. Shkëncëtarët ndoqën lejlekun në udhëtimin e tij prej 6 154 kilometrash nga Polonia në Ukraninë, pastaj në Rumani, Turqi, Siri, Liban, izrael dhe Egjipt. I gjithë ky udhëtim zgjati 52 ditë.
Pasi kaloi disa muaj të këndeshëm në Afrikë, lejleku nisi rrugëtimin e tij për në Poloni, por për arsye të paqarta ende për shkëncëtarët, transmetuesi mbeti në Egjipt edhe pse tufa e lejlekëve kishte arritur në Poloni.
Ata e ndoqën dhe zbuluan se transmetuesi bënte një lëvizje në një rreth prej 20 kilometrash në ditë në luginën e Nilit. Fillimisht ata u pikëlluan, por në fund u erdhi edhe një surprizë krejt e pakëndshme: Një faturë prej 2.334 eurosh.
Dikush e ka gjetur kartën SIM në Egjipt dhe ka vazhduar të flasë më të. Tashmë shkencëtarët jo vetëm që nuk përmbyllën studimin, por duhet të paguajnë edhe kompaninë celulare.
No comments:
Post a Comment