Në kuadër të aktiviteteve për mbrojtjen e natyrës, me iniciativën e Institutit për Mbrojtjen e Natyrës, Ministri i MMPHI, Liburn Aliu, përmes vendimeve të ndara ka marrë në mbrojtje disa raca autoktone të pëllumbave të Kosovës. Me miratimin e këtyre vendimeve llojet autoktone të pëllumbave: Pëllumbi i Pejës, Kryemusmi i Gjakovës, Gjylia e Prizrenit, Piklani i Pejës, Akrobatiku-Dyneku i Kosovës, dhe Kuti i Drenicës i janë shtuar Regjistrit të vlerave të mbrojtura të natyrës që mirëmbahet nga Institutit i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës. Qëllimi kryesor i nxjerrjes së këtyre vendimeve është mbrojtja e këtyre llojeve sipas ligjit dhe përcaktimi i kushteve të mbajtjes. Gjithashtu përmes këtyre vendimeve synohet që të këto lloje të mbrohen nga rreziku për përzierje gjenetike me racat e huaja dhe nga rreziku për nxjerrje jashtë vendit e këtyre racave me qëllim të kryqëzimit me racat tjera.
Vendimet përmbajnë edhe arsyeshmërine profesionale për marrjen në mbrojtje të këtyre llojeve si dhe përshkrimin e karakteristikave themelore të tyre, të cilat janë hartuar nga një grup punues ndërinstitucional i udhëhequr nga Instituti për Mbrojtjen e Natyrës, e ku kanë marrë pjesë edhe përfaqësues nga Departamenti i Mjedisit dhe i Ujërave dhe Departamenti Ligjor i MMPHI, përfaqësues nga Fakulteti i Shkencave të Natyrës së UP “Hasan Prishtina”, përfaqësues nga Komisioni për Standardizimin e Racave të Pëllumbave Autokton të Kosovës dhe përfaqësues nga Asociacioni Kombëtarë i Kultivuesve të Kafshëve të Imëta.
Vënia nën mbrojtje institucionale e këtyre racave autoktone të pëllumbave është e një rëndësie të veçantë edhe per faktin se këto raca tani do të prezantohet ndërkombëtarisht si raca autoktone të Republikës së Kosovës, lloje vendore të zbutura, përmes së cilave do të paraqitet edhe begatia e vlerave të biodiversitetit të vendit.
Vendimet dhe aryshmërinë profesionale përmarrjen në mbrojtje të pëllumbave autoktonë të Kosovës
No comments:
Post a Comment