Tuesday, August 3, 2021

Ura Tibetiane në kanionin e Lumit të Drinit, një atraksion i rrallë turistik i Kosovës

Në kanionin e Lumit të Drinit, afër Urës së Fshajtë, së fundi është përuruar edhe një atraksion turistik për Kosovën. Është kjo “Ura tibetiane” që lidhë brigjet e lumit në këtë pjesë të kanionit. Ky atraksion ka nxitur kërshërinë e shumë vizitorëve, jo vetëm për të provuar kalimin emocional të “urës tibetiane” por edhe për të shijuar bukurinë natyrore të kanionit të Drinit të Bardhë. “Ura tibetiane”, ndodhet pranë Urës së Fshajtë. Përndryshe ky lokalitet në kanionin e Drinit të Bardhë është zonë e mbrojtur natyrore në kategorine monument natyre me karakter hidro-gjeomorfologjik. Zona e mbrojtur natyrore ka sipërfaqe prej 199 ha dhe shtrihet në territorin e komunës së Gjakovës (73.86 ha) dhe Rahovecit (124.96 ha).

Lumi Drini i Bardhë gjatë një procesi të gjatë gjeomorfologjik hapë një grykë në mes dy shkëmbinjve gëlqeror dhe formon një kanion shumë tërheqës dhe interesant për studiues dhe për vizitorë.

Ura e Fshenjtë është ndërtuar mbi kanjonin dhe është e gjatë 70 m. Thellsia prej harkut deri te shtrati i ujit është 30 m. Ndër të tjera ura, apo më saktësisht rrethina e saj shërben edhe si pushimore verore ku ngrihen çadrat e qytetarve nga anë të ndryshme të Kosovës. Po ashtu rreth saj ka shtëpiaz që shërbej për kalimin e ditëve të verës.

Në grykën e lumin para se të kalon urën gjenden dy shkëmbinjë të njohur nën emrin "Shkëmbi i Skenderbeut" dhe "Shkëmbi i Shqiponjës". Ky emërtim vije nga figurat e vizatuara në shkëmbit përkatës. Figura e Skenderbeut është vizatuar në shkëmbë në vitin 1968 nga Mexhid Yvejsi me rastin e 500 vjetorit të vdekjes së Gjergjit. Ndësa shkëmbi më i lartë i rrethinës, i cili e kalon edhe lartësin e urës thirret "Shkëmbi i Talionit" i pagëzuar sipas nofkës së kërcyesit të parë nga kjo maje në lum, Ali Talioni. 


No comments:

Post a Comment